Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje

Shko poshtë

Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje Empty Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 30, 2011 8:01 pm

Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje


Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje Libri-historiaMaxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje Maxhun_smajli
Nga Maxhun SMAJLI

Krijimtaria, një nga enigmat më të mëdha të psikologjisë së njeriut, që nga lashtësia ua ka tërhequr vemendjen filozofëve, psikologëve, artistëve, shkencëtarëve dhe të tjerëve. Njerëzit krijues priren të jenë të motivuar së brendshmi, priren të kenë liri për të zgjedhur aktivitetet e veta. S’ka dyshim se mendimi estetik është pjesë e pandarë e kulturës dhe jetës shpirtërore të popullit, tregues kuptimplotë i vitalitetit dhe individualitetit të tij.
Për dyzet vjet, Agim Gashi, ka prekur telat e pasioneve të popullit me këngët dhe zërin e tij kushtrimtar. Kësaj here lapsi i tij ka sjellur tek lexuesi dramen e hidhur të jetës shqiptare, por edhe shenjtor dhe luftetar të shumtë të kombit të kombit tonë.
Jo rastësishtë, para pak ditësh më ra në dorë libri me poezi- këngë “Epoka e nderit” e autorit Agim Gashi. Një libër që të bën përshtypje për të mirë pa i hapur kopertinat e saja, ku Ismail Rexhepi, aq bukur i ka vënë figurat kombëtare; atë të demokracisë Dr. Ibrahim Rugoven, të dashurisë dhe bëmirësisë Gonxhe Bojaxhiun- Nënë Terezën, të pajtimit Anton Çettën, të qëndresës Adem Jasharin dhe atë të bashkimit Gjergj Kastriotin - Skënderbeun.
Përmes poezive-këngë të Agim Gashit, pasqyrohet vullneti heroik i popullit shqiptarë. Shfaqë simpatinë për luftën çlirimtare dhe respektin për luftetarët dhe të rënit për liri. Në vargjet e tij shfaqet shpirti shqiptarë, ku flasin për jetën, vdekjën, dashurinë, moralin etj. Këto vargje të tretin tek brendia e shpirtit të popullit, përmes të cilave ndjehet dhembja dhe dashuaria për Atdheun.
Agimi në këtë libër me poezi-këngë na del si poet i fuqishem që të rrëmben me forcën e vargut plot shperthime të një shpirti të trazuar nga dallgët e jetës, siq thotë edhe vet:


“Po ku je, moj Zana e Malit,
Që s’po del ti me vajtu’
Pse s’ja thu’ edhe njiherë vajit,
Siç vajtojshe prru’ më prru’.


Duke prekur me vargjet e tija dramat e hidhura të jetës shqiptare, tret lexuesin tek nevoja, arsyeja, trimeria e urrejtja. Ai mallkon edhe kriminelët shqiptarë që vranë më të mirët e kombit, kur thotë:


“Kush të vrau në mes t’Shipnisë,
do djem të ligj, klysh të serbisë...”

***
Pastaj: “Krisi pushka n’ mes t’Prishtinës,
E vranë Xhemën n’tradhti pas shpinës,
Ah, mos janë k’ta djem t’Rusisë
Dhe kopila të Serbisë....”


Përmes këtyre vargjëve, poeti e këngëtari ynë, Agim Gashi, qanë me prinderit, vëllezërit dhe motrat, qanë edhe më fëmijët. Ai i ngushllon me lotët e tij që teli i sharkisë ia ndan përgjysmë. Shumë nga këto vargje janë bërë këngë, të cilat gjatë dekadave të fundit ishin lutje varrimi e thirrje qëndrese.
Dhembjen për kombin shqiptarë, zërin e tij plot kushtrim, shpirtin e tij të zjarrtë, e kuptojnë më mirë ata që kanë patur fatin ta ndëgjojnë së kënduari këngët për Dr.Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Ahmet Krasniqin, Haki Ymerin, Tahir Zemën, Sali Çekun, Agim Ramadanin e për shumë e shumë atdhetarë të tjerë.
Libri ka 266 faqe dhe ndahet në shtatë kapituj. Në kapitullin “Zëri i dhembjes”, faqe 155-216, të bashkuar si shpirti e zemra, na bien në sy 62 emra atdhetarësh, bij të një populli të shtypur, në zemrat e të cilëve qenë zgjuar idealet e larta të mbjella që nga kohërat antike. Pjesmarrës aktiv në të gjitha ngjarjet me synime revolucionare që nga moshat e hershme e gjer në ditët e vdekjës. Gjithmonë të gatshëm për t’u përleshur me armiqtë e popullit të tyre.
Emrat e tyre përmendën me krenari, si luftetar të guximshëm. Luftetar dhe trima të cilët ishin në gjëndje t’i mposhtin në mënyrë stoike të gjitha vështirësitë në mbrojtje të burrërisë dhe identitetit të luftetarit shqiptar, ku poezia thotë:


“ Qyqavicës o n’ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fort si guri,
Djem Kosove zemër burri”


Këto poezi-këngë i përkasin një periudhe njëzet vjeqare, ku shfaqet një pamje e plotë e jetës shqiptare në përgjithësi. Fakte këto që autori ua njeh origjinën. Andaj, ky liber e arsyeton thënien; “Një liber i mirë në vitrinë është thesar”.


http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=146016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi