Dita e dytë pa marrëveshje të re
Dita e dytë pa marrëveshje të re
Dita e dytë pa marrëveshje të re
Dita e dytë e raundit të fundit të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka përfunduar pa marrëveshje të re.
Shefja e ekipit negociues kosovarë, Edita Tahiri, ka konfirmuar se ka pasur konvergjencë të qëndrimeve për përfaqësimin rajonal të Kosovës, por ka vënë në dukje se në mes Prishtinës dhe Beogradit, ka ende ”dallime të thella konceptuale”.
Ajo, ka deklaruar se është e zhgënjyer që, përveç diplomës, nuk ka marrëveshje për çështje të tjera të diskutueshme, si energjia elektrike dhe telekomunikimi.
Tahiri, ka akuzuar Beogradin se nuk po i përmbush marrëveshjet e arritura më parë.
Kurse, shefi i ekipit negociues serbe, Borisllav Stefanoviq, ka theksuar se përkundër të gjithave, ky raund i dialogut mund të vlerësohet pozitivisht për shkak të marrëveshjes së djeshme për diplomat.
Sipas tij, raundi është pozitiv edhe për faktin se të dyja palët, kanë pasur mundësinë për të shprehur pikëpamjet për çështje madhore.
Bashkimi Evropian, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për diplomat, dhe e ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e takimit mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Duke marrë parasysh marrëveshjen e arritur në parim me 2 korrik, dy palët janë diakorduar që të kërkohet nga Asociacioni i Universitetit Europian për të certifikuar diplomat të lëshuara nga universitetet e secilës palë për përdorim nga pala tjetër në lidhje me edukimin e mëtejmë ose për punësim publik”, thuhet në komunikatën e BE-së.
Sipas komunikatës, palët kanë arritur progres edhe për çështjen e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
“Ka pasur pajtueshmëri që palët t’i kthehen kësaj çështjeje në takimin e tyre të radhës me synimin që të arrihet marrëveshje në kontekst të strategjisë së përgjithshme të BE-së për rajonin”, thuhet në komunikatë.
BE-ja ka bërë të ditur se delegacionet kanë biseduar edhe çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve.
“Në këtë kontekst koncepti i Menaxhimit të Integruar të Kufirit është diskutuar si një mënyrë për të gjetur një zgjidhje europiane në pikëkalime”, thuhet në komunikatë.
Poashtu në deklaratë, thuhet se është arritur progres nga grupet punuese për regjistrat civilë dhe lëvizjen e lirë – për të cilat palët janë dakorduar në takimet e kaluara.
Takimi i radhës pritet të mbahet para fundit të këtij muaji.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajram Rexhepi: Nuk ka marrëveshje
» SHBA, Grossman: S`ia dhuruam NATO-n Shqipërisë, ajo e meritoi!
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nëntor, ishte dita e emrit të shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi