Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes
Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes
Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes
Nuk mund të ketë marrëveshje për ta zbatuar marrëveshjen e mëparshme, thonë zyrtarë të Lidhjes Demokratike në lidhje me ngecjet në zbatimin e reformave kushtetuese e zgjedhore në Kosovë.
Këto reforma ndodhen para dështimit, pasi që partitë politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e presidentes.
Sipas një marrëveshjeje të vitit të kaluar ndërmjet liderëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, të ndërmjetësuar nga ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, përveç reformave kushtetuese e zgjedhore, vendi do të shkonte në vjeshtën e këtij viti në zgjedhjet e para presidenciale si dhe në vjeshtën e vitit tjetër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Por, Kushtetuesja kishte interpretuar si jo kushtetuese këtë marrëveshje të liderëve që pretendonte t’u shkurtonte mandatin institucioneve.
Duke u ballafaquar me një situatë të re, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të këtë një takim të ri ndërmjet liderëve politik për tejkalimin e situatës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të sfidohen.
Madje, ai beson se ky vendim më së shumti e ka goditur PDK-në, e cila beson se kishte gjasat më të mëdha që të merrte nën drejtim edhe postin e presidentit.
“Kemi disa deklarata nga ana e zyrtarëve të LDK-së, por këto deklarata ndoshta janë bërë nën ndikimin e nervozës dhe shpresojmë, besojmë dhe dëshirojmë që LDK-ja të reflektojë dhe përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për ne, në situata të tilla bllokuese, marrëveshjet janë të natyrshme, janë normale sepse liderët politikë duhet të ulen dhe të gjejnë një rrugëzgjidhje”, thotë Grabovci.
Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila paraqet forcën më të madhe opozitare në Kuvend, insiston që marrëveshja mes liderëve për reformat kushtetuese e zgjedhore të zbatohet.
Shefi i Grupit Parlamentar, Ismet Beqiri thotë se LDK nuk do të përfshihet në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje të re për zbatimin e marrëveshjes së vjetër.
“Nuk shohim asnjë arsye që të ketë marrëveshje të re për zbatimin e marrëveshjes së mëparshme. Ajo duhet të zbatohet. Marrëveshja është nënshkruar nën garancat e zotit Dell, përndryshe sigurisht që kryetari Mustafa nuk do ta nënshkruante sepse është vështirë t’i besohet, në këtë rast zotit Thaçi dhe gatishmërisë së tij për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”, thekson Beqiri.
LDK kërcënon se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore nëse marrëveshja e vitit të kaluar në zbatohet.
Votat e LDK-së do të jenë të domosdoshme pasi që amandamentimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve apo 80 vota për.
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se nuk ka qenë protagoniste e marrëveshjes së parë, por që situata të tejkalohet, nuk do ta përjashtonte si mundësi edhe arritjen e një marrëveshje të re.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini thotë se Kosova ka shumë nevojë, sidomos për reforma zgjedhore, andaj ato duhet të vazhdojnë në mënyrë që të mos përsëriten manipulimet si kanë ndodhur me zgjedhjet e fundit.
“Nevoja për këto ndryshime është rrjedhojë e parregullsive që kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit dhe rrjedhojë e abuzimit të skajshëm me votën e lirë të qytetarëve. Nëse Kosovës i duhet të del nga ky ngërç me duhet të komunikojmë mes veti, duhet të gjejmë rrugë dhe nuk guxojmë ta sjellim vendin në situatë të bllokadës sikurse disa vende fqinje pa asnjë nevojë”, thotë Gjini.
Pjesa problematike e marrëveshjes për reformat kushtetuese e zgjedhore është ajo për shkurtimin e mandatit të presidentes.
Gjykata Kushtetuese e cilësoi si jo kushtetuese shkurtimin e mandatit përmes një marrëveshjeje politike. Nisur nga ky fakt, LDK i ka kërkuar presidentes Atifete Jahjaga të jap dorëheqje, por kjo e fundit ka deklaruar se dorëheqja nuk parashihet me Kushtetutë kështu që mandati i saj mbase do të jetë i plotë, pesë vjeçar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jahjaga: Partitë të gjejnë unitetin për zbatimin e marrëveshjes
» Serbët fillojnë zbatimin e marrëveshjes në veri, ja çfarë po ndodh atje (Foto)
» Thaçi u zotua sërish për zbatimin e gjitha rezolutave të Kuvendit
» Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi