Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komandanti i FSK-së nderon dëshmorët dhe Rugovën

Shko poshtë

Komandanti i FSK-së nderon dëshmorët dhe Rugovën Empty Komandanti i FSK-së nderon dëshmorët dhe Rugovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 24, 2011 10:46 pm

Komandanti i FSK-së nderon dëshmorët dhe Rugovën

Komandanti i FSK-së nderon dëshmorët dhe Rugovën Kastrati-prekaz_8

Në nderim të së kaluarës së lavdishme dhe sakrificës për liri, komandanti i ri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjeneralmajor Kadri Kastrati së bashku me bashkëpunëtorë, të enjten filloi aktivitetet e ditës së parë të punës, me vizitat në Prekaz, Gllogjan, te busti i Zahir Pajazitit dhe te varri i ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Komandanti i FSK-së, së pari vizitoi Kompleksin Memorial të Komandantit Legjendar të UÇK-së në Prekaz, ku bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule.


Më pastaj, komandant Kadri Kastrati së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi edhe varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan si dhe përmendoren e heroit Zahir Pajaziti, në Qendër të Prishtinës, ku i nderoi me homazhe dhe me vendosjen e buqetave me lule.

Po ashtu, gjeneralmajor Kadri Kastrati përveç nderimeve për heronjtë e Kosovës, po sot e ka vizituar dhe vendosur lule edhe në varrin e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi