Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)

Shko poshtë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!) Empty Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 25, 2011 10:31 pm

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)
Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!) 287M.Hyseni-1--2--1-
BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Kush i përpiu kuvendarët e Kaçanikut (7 shtator 1990) dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në)?!

*** Dihet se kush, interesi, egoizmi, indinjata, bajraktarizmi, karrierizmi-lufta për pushtet dhe për pasurim me çdo kusht, duke diferencuar shumicën dërrmuese të popullit, duke i shpërfillur dhe, duke i komprometuar idealet dhe betimin e luftës heroike çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, si pasojë e politikës osmane, vasale dhe provinicialiste, e cila “i arkivoi” si pjesëtarët e Kuvendit Kombëtar të Kaçanikut, ashtu edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në). Kjo është “merita më e madhe” e politikës së sotme anadollake nën firmën dhe nën flamurin e integruar dhe demokratik të Evropës.

Vetëm çlirimi, liria, pavarësia dhe bashkimi i vërtetë i shpëton shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike nga çdo armik i tyre!

- “Pa bashkim, nuk ka Kosovë, as Shqipëri Etnike”!

- Vetëm të bashkuar jemi dikushi! Kështu (duke mos e njohur dhe, duke shpërfillur njëri-tjetrin), jemi askushi!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!) 301Kacanik

Kuvendi historiko-politik-kushtetues dhe kombëtar i Kaçanikut hodhi themelet për shkëputjen e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe pushtuese (1912-1999). Këtë asnjeri dhe, asnjë politikë nuk do të ketë fuqi, që ta shlyejnë nga faqet e ndritshme të historisë kombëtare shqiptare të Kosovës-Shqipërisë Etnike.

Ndryshe nga politika e sotme bajraktariste, sektariste partiake, komercialiste dhe përçarëse, që këtu e njëzet, populli e ka kuptuar dhe e ka çmuar drejt nismën, guximin, largpamësinë, kontributin, sakrificën, flijimin dhe qëndresën dinjitoze dhe heroike të të gjithë atyre shqiptarëve, që në forma të ndryshme (kush me pushkë, e kush me penë) kanë kontribuar, që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj të plotë.

Kështu flasin edhe këto vargje të
këngës historiko-patriotike , që burojnë nga zemra dhe dashuria liridashëse e popullit heroik shqiptar (të thurur dhe të kënduar nga pedagogu i gjuhës shqipe dhe rapsodi i njohur popullor, Agim Gashi nga Kosova) për meritat kombëtare shqiptare të kuvendarëve të Kuvendit historik të Kaçanikut, të cilët nuk ia arriti për t’i trembur as ushtria e as policia terroriste dhe gjenocidale çetniko-fashiste e Pinoçetit serbomadh, Slobodan Milosheviq (“kasapi i Ballkanit”):

“Eu shtatë shtator, o në Kaçanik,
Janë tubu trimat për Republikë,
Eu, pa pas frikë o për atdhe,
E kanë shpallë Republikën e Re.

O Kaçanik, o faqe bardhë,
Nuk kanë çka t’bajnë milicë as ushtarë,
Ti prej zaptuesit kurrë s’pate frikë;
Sulesh e vritesh për Republikë.

Eu n’shpi të kulturës në Kaçanik,
Janë tubu trimat për Republikë,
Me lule t’bukura ish zbukurue,
Eu ky Kuvend u ba historik,
N’themele t’Kosovës për Republikë.

Eu n’ato gryka në Kaçanik,
U shpall Kosova shtet demokratik,
Ku Idriz Seferi jetën ia ka falë,
Kosovës trime dhe nderit kombëtar.”

(Agim Gashi, Prishtinë)


Asimetria historike dhe politike

Dallimi thelbësor midis kuvendarëve të djeshëm, të cilët më 7 shtator të vitit 1990, kur Kosova ishte nën shtetrrethimin e hekurt të forcave policore,ushtarake, paramilitare dhe të sigurisë së regjimit gjenocidal pushtuese të serbomadh të kriminelit Slobodan Milosheviq, qëndron në faktin se ata u treguan trima dhe heronj të vërtetë ngase nën tytat dhe para hundës së okupatorit çetniko-fashist serbomadh, e miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, edhe këta kuvendarët dhe qeveritarët e sotëm, të cilët më 17 shkurt 2008 e shpallën Kosovën Republikë me këngë, me valle, me zurla, me defa dhe me tupana nën mbrojtjen e fortë dhe të çeliktë të Amerikës dhe të NATO-s(KFOR-it), janë heronj ( kanë meritat e tyre, sepse dikur në kohë lufte ishin komandues dhe krahpërkrah me UÇK-në), por të DËSHTUAR në kohë paqeje, sepse “ i harruan” tërësisht, pa kurrfarë arsyeje dhe dhimbjeje Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), si dhe deputetët e Kuvendit të Kaçanikut, të cilët shpallën Republikën e Kosovës.

I pajustifikueshëm, koketimi, bashkëpunimi dhe miqësimi me recidivat e kolaboracionizmit filoserb!

Në ditën e shpalljes së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, në sallën solemne të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, në mesin e komandantëve të dikurshëm të UÇK-së, u pa edhe një “figurë madhështore” peteniste, e cila dikur, në kohë lufte, kur Kosova pothuajse ishte shndërruar në shkrumb e hi nga ploja e soladatskës dhe e policisë çetniko-fashiste serbomadhe, ishte në anën e kundërt të barrikadës së UÇK-së, kurse sot, në kohë paqeje (qe 10 vjet), është bashkëpunëtori më i ngushtë, më i afërt, më lojal, më profitabil dhe, më i pandashëm i kundërshtarëve të tij të dikurshëm të UÇK-së!?

Ky fenomen i politikës anadollake me rekuizita “evropiane moderne”, është absurdi dhe paradoksi më i madh dhe më i pafalshëm i disa komandantëve të dikurshëm të UÇK-së, të cilët pas inaugurimit të tyre në fronin e pushtetit shtetëror, harruan se kush ishte dikur në anën e luftës së tyre, e kush ishte kundërshtar dhe armik i tyre!?

Ç’është e vërteta gjatë kohës së luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së, sa ishte gjallë e në jetë kryekomandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, UÇK-ja i pat denoncuar sipas meritës disa kolaboracionistë dhe kuislingë, të cilët ishin në shërbim të armikut pushtues serbomadh.

Mirëpo, në kohë paqeje, politika anadollake bajraktariste, në vend se të vazhdonte me spastrimin e elementëve kolaboracionistë-armiqve të brendshëm të shqiptarëve dhe të Kosovës shqiptare, të cilët si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje kurrë nuk e kanë prerë asnjë lidhje me Serbinë, ajo për habi të tërë botës, eliminoi nga skena politike dhe ushtarake UÇK-në, duke e shndërruar në pastrues të sokaqeve dhe në lypsarë të Kosovës dhe të Evropës etj.

Mënyra e flakjes së UÇK-së nga skena politike dhe ushtarake, është në kundërshtim jo vetëm me idealet, me betimin dhe me Platformën e UÇK-së, por edhe me doktrinën dhe me praktikën e derisotme të lëvizjeve çlirimtare kombëtare antikoloniale në përmasa botërore, sepse çdo lëvizje guerile (si në kontinentet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine), pas përfundimit të luftës ka përfunduar në formimin e qeverisë kombëtare dhe në krijimin e Ushtrisë së Rregullt Kombëtare të vendit, jo nën varësinë dhe në vasalitetin e ushtrive dhe të politikave të huaja, ashtu siç ndodhi në Kosovë (1999-2009).

Me gjithë kornizat formale kushtetuese të shtetit të deklaruar të pavarur të Kosovës nën tutelën e faktorit ndërkombëtar (EULEX+UNMIK), një shtet që nuk ka ushtrinë e vet, ai nuk është shtet i mirëfilltë as në kuptimin e së drejtës së brendshme, as në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, por është vetëm “insekt kacavjerrës”.

Pra, siç theksuam më sipër, në datën historike, kur Kosova botërisht u shpall e pavarur dhe sovrane (nën mbikëqyrjen e bashkësisë veropiane ndërkombëtare) sipas Planit të Marti Ahtisarit, në sallën solemne të Kuvendit të Kosovës, nuk iu dëgjua fjala e asnjërit nga ish-kuvendarët heronj të Kuvendit të Kaçanikut, të cilët (iu pëlqeu apo jo, këtyre kuvendarëve dhe qeveritarëve të sotëm të 17 shkurtit 2008, të cilët për interesa të politikës së tyre karrieriste dhe bajraktariste, u mënjanuan dhe u shpartalluan, ashtu sikurse UÇK-ja nga skena politike dhe ushtarake, edhe pse kjo i ka meritat kryesore, që ia ndërroi faqen historisë së Kosovës si në planin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar) pa asnjë dyshim kanë hyrë si heronj të vërtetë në historinë e ndritshme të Kosovës, sepse ia hodhën themelet krijimit të shtetit të saj të sotshëm.

Mirëpo, pavarësisht nga tendencat dhe subjektivizimi i politikës së sotme anadollake, këtë meritë kombëtare, politike, demokratike dhe atdhetare shqiptare, askush nuk mund t’ua tejtërsojë, as t’ua vërë në pikëpyetje e as në dyshim heronjve të UÇK-së dhe atyre të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur në Kaçanik (në qytetin historik të Idriz Seferit), më 7 shtator 1990.

Veç kësaj, shtrohet pyetja për të gjithë vasalët e Marti Ahtisarit, pse as në ditën e shpalljes së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 e as sot, në qeveri e as në Kuvendin e Kosovës (përveç Muharrem Shabanit, e ndoshta edhe ndonjë tjetër, aty-këtu, “sa për sy e faqe” të politikës kozmopolite koalicioniste ndërpartiake) dhe në institucionet dhe në organet e tjera të tyre, asnjë nuk është përfshirë nga heronjtë e Republikës së Kaçanikut (7 shtator 1990)?!

Ku mbetën, cila tokë e zezë i përpiu ata sikurse të mos kishin qenë kurrë me frymë ndër njerëzit e gjallë në Kosovë?!

Ku mbeti UÇK-ja? – Kush e spastroi me “rrometë” dhe me “sitë të hollë” nga skena politike, ushtarake dhe shoqërore e Kosovës?!

Kush po e vret, kush po e burgosë dhe, kush po e dënon Albin Kurtin me bashkëmendimtarët dhe me bashkëveprimtarët e tij të Lëvizjes Vetëvendosje?!


Pa Kryekomandantin dhe atdhetarin e devotshëm patriot shqiptar Adem Jashari, Kosova ka ngelur Jetime qe 10 vjet rresht (1999-2009), po lëngon nën varësinë vetjake dhe të huaj!

Edhe pse kolaboracionistët dhe armiqtë e brendashëm dhe të jashtëm serbomëdhenj po ushqejnë iluzione të kota, duke menduar se legjenda Adem Jashari ka vdekur dhe nuk jeton më në zemrat tona, janë në lajthitje dhe në rrugë pa krye, sepse Adem Jashari nuk ka vdekur, se emri dhe vepra e tij e ndritshme patriotike kombëtare dhe revolucionare rron e gjallë në mendjen, në shpirtin, në zemrën, në idenë dhe në veprimtarinë politike, kombëtare, patriotike dhe atdhetare të çdo shqiptari, që me vepër, me punë dhe me angazhim të pakursyer (qoftë në fushëbetejë, qoftë me penë) e kanë dëshmuar veten e tyre për çlirimin dhe pavarësimin e plotë të Kosovës shqiptare.

Nga vrasja dhe nga izolimi i heronjve të UÇK-së nga skena politike dhe ushtarake, veç armiqve të jashtëm, përfituan edhe armiqtë e brendshëm sektaristët, demagogët, burokratët, despotët dhe lokalistët të politikës përçarëse dhe mafioze, feudale dhe osmanllike.

Politika e gabuar e vasalëve të Marti Ahtisarit, jo vetëm se i “arkivoi” deputetët heronj të Republikës së Kaçanikut, por të njëjtën gabim historiko-kombëtar dhe politik e bëri edhe me shformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe me izolimin dhe me braktisjen e plotë të saj, duke e mënjanuar nga skena politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe shoqërore etj.

Sikur të ishte gjallë kryelegjenda kombëtare, ushtarako-politike, diplomatike, vizionare, patriotike dhe atdhetare shqiptare, Adem Jashari së bashku me bashkëluftëtarët dhe me heronjtë e tij të vërtetë të pushkës dhe të penës siç ishin Agim Ramadani, Ilir Konushefci, Sali Çeku dhe shumë të tjerë, të cilët ranë heroikisht në logun e betejës për ta çliruar dhe lumnuar Kosovën shqiptare, sigurisht se, qe 10 vjet, në Kosovë nuk do të kishim pasur një politikë krejtësisht tjetër-ANTIVASALE-ANTIKRAHINARISTE, ANTISHFRYTËZUESE, ANTIBUROKTARIKE, ANTIMAFIOZE, ANTIOSMANLLIKE dhe ANTIDESPOTIKE, e cila, pa dyshim se, do t’i pajtonte dhe do t’i bashkonte të të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përcaktimi i tyre ideologjiko-politik partiak dhe Kosovën do ta vënin në rrugën e drejtë të vetëvendosjes, të pavarësisë dhe të sovranitetit të plotë, jashtë çdo varësie dhe diktatit të huaj politik, juridik,
diplomatik, ushtarak, ekonomik, kulturor dhe shoqëror.

Para së gjtihash dhe, mbi të gjitha, Adem Jasharët nuk do të lejonin dhe nuk do të pranonin kurrë që të zhdukej nga skena politike dhe ushtarake kombëtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës; që Kosova të vihej nën vasalitetin e varësisë së kushtëzuar të huaj të marti ahtisarëve dhe “decentralistëve nobelistë”; që me “fshesë”, të spastroheshin heronjtë e Kuvendit të Kaçanikut (7.09.1990); që mbi 50 për qind të popullit ta shndërrohej në lypsarë të vërtetë, pa punë dhe pa kurrfarë mjetesh për ekzistencën elementare; që të zhvillohej dhe të drejtohej politikë e gabuar korrupsioniste, përçarëse dhe provincialiste mbi baza të interesave të ngushta të grupeve, të klaneve, të mahallave dhe të partive të ndryshme politike, duke e sakrifikuar unitetin dhe interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar të Kosovës.

Tragjedia më e madhe dhe më fatale për popullin shqiptar dhe për Kosovën shqiptare ka qenë vrasja mizore e heronjve Shaban, Hamzë dhe Adem Jasharaj, Agim Ramadani, Ilir Konushefci, Sali Çeku, Enver Lladrofci dhe e qindra dëshmorëve të tjerë, të rënë heroikisht në luftën e përgjakshme kundër pushtuesit kolonialist çetniko-fashist, të cilët në kohë paqeje lanë një boshllëk aq të madh dhe të paplotësuar, saqë si rrjedhim i mungesës së tyre, edhe u sakrifikua UÇK-ja nga skena ushtarake, politike, diplomatike dhe shoqërore, si dhe u bë dispersioni dhe diferencimi edhe më i madh i interesave partiake dhe krahinariste në skenën politike osmane të Kosovës.

Si mungesë e kryeheronjve Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharaj, sot kemi një Kosovë gjysmë të pavarur nën tutelën e EULEX-it dhe të UNMIK-ut; të varur ekonomikisht, të shfrytëzuar dhe të varfëruar në skajshmëri; pa simbole kombëtare (pa flamur, pa stemë dhe pa himn); pa ushtri kombëtare dhe pa komb (sipas Kushtetutës së 15 qershor 2008, Kosova nuk është shtet kombëtar, por i shtetasve), si rrjedhim i politikës së grupeve të ndryshme të interesit të “decentralistëve”, të cilët, sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe interesave të tyre vetjake e kanë “decentralizuar” territorin e Kosovës, së bashku me Mitorvicën e Veriut në favor të interesave territoriale, shtetërore dhe të sovranitetit kolonial serbomëdhenjve dhe të Serbisë së madhe imperialiste.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi