Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof.Dr.Mehdi Hyseni:HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB‏

Shko poshtë

Prof.Dr.Mehdi Hyseni:HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB‏ Empty Prof.Dr.Mehdi Hyseni:HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB‏

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 30, 2010 3:26 pm

HIMARA NEN KERCENIMIN E BIZANTIT GREKO-SERB

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

http://akshalb.ifrance.com/himara%20nen%20kercenimin%20e%20bizantit%20greko%20serb.htm

Rasti i Himares, nuk ka per pasoje mohimin e te drejtave dhe lirive te minoritet grek ne Shqiperi. Gjithashtu, nuk ka per pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi, as ferkimet nderpartiake te PD-se dhe PS-se, por procesin e vazhdimesise se vampirizimit direkt dhe indirekt te politikes koloniale grekomane per te shkeputur edhe Himaren sikurse Janinen dhe amerine nga trungu i Shqiperise Etnike.

Rasti i Himares nuk eshte vetem (skandal( i dy-tre ose me shume shovinisteve grekomane, te tipit (Sotir (Spiro) Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlores eshte zbuluar si organizatori i incidenteve te dhunshme paszgjedhore ne Himare(((dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar mitingje edhe ne Kosove, kunder shkeljes se te drejtave te serbeve((Korrieri,17/10/2003) te cilet e kane keqperdorur 12 Tetorin-diten e votimit te zgjedhjeve vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare: (Shqiperia-Al Kaida, Himara eshte Greqi, rrofte Greqia, Himara eshte e kryqit grek, valviten flamujt greke, kendohet himni helen(((Korrieri(,16/10/2003), por eshte i pergatitur dhe i planifikuar ne detaje nga qarqe te caktuara ne Greqi. Kjo deshmon se politika zyrtare e Greqise asnjehere ne historine e saj nuk ka hequr dore nga (megalideja( per ta gllaberuar dhe jetersuar territorin etnik shqiptar brenda kufijve te bizantit greko-serb.

Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke luftonte me cdo kusht, qe te formonte Greqine e Madhe. Perpos territoreve te pushtuara donte te okuponte edhe Selanikun, Kavallen dhe pjeset Jugore te Shqiperise, te cilat per fat te keq te shqiptareve, edhe sot gjenden edhe sot nen sundimin neokolonialist te Greqise se (evropianizuar(. Po ashtu, edhe ne Kongresin e Berlinit (1878) para se te krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia ne vijimesi e kane bashkerenduar dhe harmonizuar politiken e tyre pushtuese dhe hegjemoniste per ta copetuar Shqiperine Etnike, e se kendejmi edhe Ballkanin.

Edhe pse tani ne eren e globalizmit te fillmshekullit XXI (pas perfundimit te luftes se ftohte, me 1989) jane ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet dhe pikepamjet e fuqive te medha evropiane ne dimensione nderkombetare, kur eshte fjala per fatin e Ballkanit (sikunder qe ishte fati i Lindjes se Afert dhe asaj Qendore, para dyzet vitesh), kjo nuk nenkupton (pavaresisht nga ndryshimi i aktoreve, i mjeteve dhe i interesave kompelementare dhe divergjente) se keto kane hequr dore nga sfera e dikurshme e interesi te tyre ne Ballkan, pavaresisht nga perqafimi i doktrines dhe i praktikes se globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Ne kete prizem, duhet te veshtrohet edhe harta e sotme gjeopolitike e Shqiperise Etnike, (statusi ekzistues i Mitrovices, i shqiptareve ne Anamorave, ne Iliride dhe ne Mal te Zi, pastrimi etnik i amerise), si dhe (incidenti( provokues antishqiptar ne Himare, i shkaktuar nga grekomanet e ndersyere dhe te (eksportuar( nga politika zyrtare e Greqise ne territorin e Republikes se Shqiperise.

E vlen te thkesojme faktin se, edhe pas normalizimit te marredhenieve ndermjet Greqise dhe Shqiperise (pas ndryshimit te sistemit politik ne Shqiperi, me 1990), Greqia nuk ka hequr dore nga pretendimet territoriale ndaj Shqiperise. Kete e dokumenton edhe rasti i Organizates greke (Omonia(, me 1994, si dhe tani, edhe rasti i Himares, me 12 Tetor 2003. Keto dy provokime serioze, si dhe rastet e tjera brenda ketij 13-vjecari (1990-2003), na apostrofojne, duke na terhqur verejtjen e fundit, sepolitika as populli shqiptar nuk guxojne te shterohen, duke u marre me veteveten, dhe kunder vetevetes (negativizem ky, i trasheguar ne shekuj nga sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi kurrizin e Shqiperise dhe te shqiptareve), duke sakrifikuar interesin e pergjithshem nacioan dhe shteteror per hir te ndonje avancimi te (biznisit personal a grupor( me grekomanet dhe me serbomedhenjte, nen parullen e ndonje integrimi rajonal: (Shqiperia pa kufije(. Kjo strategji afatgjate, e imponuar nga gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjeter e Fuqive te Medha te Evropes, (e cila ne Ballkan favorizon vetem reliktet dhe aspiratat shekullore te hegjemonizmit serbo-grekosllav mbi shqiptaret dhe tokat shqiptare) per interesin nacional gjitheshqiptar dhe Shqiperine, eshte vetem nje enderr e bukur e castit, dhe iluzion afatshkurter, sepse koncepti i Ballkanit pa kufije nuk mund te realizohet as ne shekullin XXI, sepse kete e pengojne dy faktore kryesore: Unioni i SMZ-se dhe Greqia. S'ka rendesi, se Greqia eshte anetare e BE-se, dhe Serbia e Mali i Zi, te cilat po (sterviten( (ne llogari te huaj, qe para bote ta murkullojne statusin kolonial te territoreve te ankesuara shqiptare), qe te aderojne sa me pare ne (familjen( e Bashkimit Evropian(BE), por jo me vone se deri me 2007, sic parashikojne arkitektet dhe strateget e Bashkimit Evropian me prirje proserbe.

Kush po luan me fatin e Ballkanit?

Programi nacional shovinist grekomadh ne gjysmen e dyte te shekullit XIX ne vazhdimesine historike bazohej ne idene e perteritjes se kufijve te Bizantit, i cili edhe sot esht i pranishem ne politiken dhe strategjine kolonialiste pushtuese te bizantit greko-serb te Ballkanit. Mirepo, si duket, ende per ne shqiptaret e copetuar ne kater shtete fqinje sllave, keto te dhena relevante historike nuk jane paresore per te nxjerre ne shesh, jo vetem shkaktarin e njemendte te infektimit te marredhenieve shqiptare-greke, por edhe te destabilizimit te paqes dhe te sigurise ne Ballkan.

Se ne cfare stadi ishte i bashkeednuar veprimi i politikes grekomane dhe asaj serbomadhe ne shekuj per te pushtuar dhe kolonizuar toka te huaja, dhe per te nenshtruar popujt, pikespari shqiptaret, provon edhe lidhja e Marreveshjes se Greqise me Ilia Garashanin, qe kishte per objekt pushtimin e trojeve te Shqiperise Etnike, e jo te Bullgarise, sepse sipas Manifestit nacionalshovinist, te njohur me emrin (Nacertanie((1844) te Garashaninit, bullgaret nuk ishin ata, te cilet i rrezikonin interesat e sllaveve ne Ballkan, por vete shqiptaret autoktone. Obsesion patologjik ky, i politikes paranoide serbo-greke, qe karakterizon edhe marredheniet e sotme greko-serbo-shqiptare ne Ballkan.

Po ashtu, edhe gjate periudhes historike te lufterave ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kane vepruar ne menyre te koordinuar dhe me te intensifikuar per ta copetuar Shqiperine Etnike. Kete e provon edhe Deklarata (teper sekrete) mbi Shqiperine, si shtojce e Traktatit mbi aleancen greko-serbe (maj 1913). Mepastaj, Traktati i fshehte i Londres(26.IV.1915, Pika VII), me c'rast Italise iu njoh e drejta e aneksimit te ishullit Sazan te Vlores, te Sarandes, e ne veri deri ne Lumin Vjosa. Ne perputhje me dispozitat e ketij Traktati, soldateska e qeverise serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjeset veriore te Shqiperise (Tiranen dhe Elabasanin, kurse ushtria malazeze okupoi Shkodren).

Politika e bashkerenduar greko-serbe ndaj Shqiperise Etnike, ne vazhdimesi ka pasur karakter pushtues. Kete ne kohen me te re(dekada e fundme e shekullit XX, viti 1994), e provoi edhe gjykimi i (peseshes( se minoritetit grek ne Tirane, i cili ishte (viktime( e drejtperdrejte e politikes dhe e propagandes se nendheshme te sherbimeve te zbulimit sekret te Greqise dhe te Serbise. Pikerisht, per shkak te renies ne gjurme te akitivitetit dhe te aksioneve te tyre politiko-propagandistike dhe subversive, te orientuara ne permbysjen e pushtetit aktual ne Shqiperi, ne menyren me te vrazhde (pa kurrfare takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i diplomacise greke, Karolos Papulias, me c'rast e akuzoi qeverine shqiptare, se ajo ne fakt nuk ishte duke e gjykuar (Omonine(, por tere Greqine, sepse (sipas konstatimit te tij te paqendrueshem) pjesetaret e asaj partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfare (misioni( spiunimi grek ne Shqiperi, por perkundrazi ata luftonin per realizimin e te drejtave dhe lirive te njeriut te minoritet grek ne Shqiperi. Nje konstatim i ketille i qarqeve te politikes zyrtare greke nuk ishte gje tjeter, vecse nje farse dhe hipokrizi, qe eshte karakteristike vetem per aktoret e diploamcise sekrete te shtetit grek, sepse ne rastin konkret te (Omonise( dhe ne rastin e Himares me 12 Tetor 2003, diten e votimit te zgjedhjeve vendore, nuk kemi te bejme me kurrfare cenimi te drejtash dhe lirive te njeriut te minoritetit grek, por me perzierjen e drejteperdrejte ne ceshtje te brendshme te Shqiperise sovrane dhe te pavarur.

(Incidenti( ne Himare, i shkaktuar nga mbeturinat e nacionalizmit dhe shovinzmit grek, te prira nga Sotir (Spiro) Karofano, sekretar i (Rinise Vorio Epirot( kategorikisht nuk mund t'i atribuohet ne asnje menyre Partise Socialiste te Shqiperise, as kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano, kinse ata (kane gisht dhe, (jane te nderlikuar( ne prapavijen e tij. Kualifikime te ketilla (profesionale analitiko-politike(, mund te japin vetem politika propagandistike dhe sherbimet e zbulimit grekoman, por jo edhe buimet e masmediave shqiptare te Tiranes apo te hapesirave te tjera te Shqiperise Etnike. Keto konstatime tendencioze, subjektive dhe qellimkeqia kunder pushtetit shteteror te sotem shqiptar, prerazi i hudhin poshte, edhe deklaratat imediate te institucioneve zyrtare me kompetence te Shqiperise. Ne favor te konkluzionit tone, jane shprehur: drejtori i Policise se Vlores, Xhevahir Karaj, (duke pohuar se policia e Vlores ka identifikuar kater persona , te cilet kane qene kryeorganizatore te (incidentit( politik anitshqiptar ne Himare: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond Kolila, si dhe Koco Llazarit.(; kryeprokurori i Vlores, Petrit Qano, duke thene se ( Trazirat ne Himare kane qene te planifikuara, te organizuara, dhe me orientim antishqiptar, te organizuara nga jashte.(; sekretari i Pergjithshem i PS-se, Gramoz Ruci, i cili nenvizoi se: (incidentet jane nje precedent i keq per keto zgjedhje, te shkaktuara nga shteti fqinje, ku Sotir (Spiro) Karofano (i cili vepron lirshem, duke agjituar dhe propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb here ne Kosove, e here ne Shqiperi) nje qytetar, madje funksionar, sekretar i Rinise Vorioepirote ishte menaxher, dirigjenti qe krijoi te gjitha ato precedente te papjatueshme per nje vend demokratik sic eshte Greqia anetare BE-se(.(Korrieri,17.10.2003).

Edhe Himara na apelon te gjitheve (te mos merremi me strategjine e deritashme te veteshkaterrimit, duke e shpifur dhe akuzuar njeri-tjetrin pa asnje arsye per favorizimin e interesave te huaja grabitcare, por njehere e pergjithmone te rivetedijesohemi kombetarisht dhe politikisht, te mobilizohemi, e te veprojme si nje trup i vetem ne sherbim te interesit te pergjithshem te kombit dhe te atdheut. Te mos e vrasim veteveten, se mjaft jemi te vrare, te (sakatosur dhe te syrgjynosur(, sic i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli (larot dhe sterniperit e kainit( nga te tjeret, dhe sundimet e huaja tiranike te imperializmit shekullor greko-serbosllav), qe te mos jetojme ne iluzione te shkreta (se armiqte e huaj na e duan te miren, luftojne per lirine dhe pavaresine e Shqiperise Etnike, e shqiptaret, (e bejne te kunderten(. Kjo teze eshte e huaja, dhe e papranueshme, e cila eshte e identifikuar dhe e demaskuar qe nga periudha e Rilindjes Kombetare Shqiptare. Ne kete kuptim, po perkujtojme Vaso Pashe Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se (feja e shqiptarit eshte shqiptaria(, dhe vargjet e poezise se Andon Z.ajupit (Roberia(: (O, shqiptare te mjere, q'u ka marre koka ere, e luftoni per te tjere(), se politika nenshtruese dhe e varesise na ndihmon ne zgjidhjen e problemeve serioze me baze koloniale greko-serbe. Perkundrazi, ne duhet te mbeshtetemi ne realizmin dhe racionalen e argumenteve te se drejtes historike dhe te vetevendosjes, qe perbejne fundamentin e se drejtes pozitive nderkombetare, qe pa dyshim eshte ne anen e mbrojtjes se vertetes mbi shqiptaret dhe Shqiperine.

*Autori eshte bashkepunetor shkencor i American Diplomacy, SHBA


Marë nga Çamëria
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi