Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Abdullahu:Rusët e ri të Evropës

Shko poshtë

Faton Abdullahu:Rusët e ri të Evropës Empty Faton Abdullahu:Rusët e ri të Evropës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 12:34 am

Rusët e ri të Evropës


Faton Abdullahu:Rusët e ri të Evropës Faton-abdullahu-1
Faton Abdullahu, BOTA SOT


Serbët e veriut, rreth 22 mijë veta, i kanë bërë kërkesë autoriteteve të Moskës, se duan që ta kenë shtetësinë ruse, thjeshtë, ata duan që të jenë shtetas të Federatës Ruse. A thua pse ? Cili është qëllimi që serbët duan ta arrijnë me këtë? Që kjo çështje të mos kaloj ashtu kot dhe pa rënë në sy u përkujdes, as më shumë e as më pak, vetë kreu i shtetit rus, presidenti Medvedev. Ai angazhoj strukturat përkatëse shtetërore, që ta marrin në shqyrtim këtë çështje, ta analizojnë mirë e mirë dhe të vijnë me propozime konkrete se çka duhet të ndërmarrë Rusia në këtë aspekt. Mbetet të pritet e të kuptohet se a do të jenë rusët ‘kreativë’ në këtë aspekt, sa u bënë serbët e veriut me këtë kërkesë për shumë çka jo të zakonshëm.
Duket se me këtë kërkesë serbët duan që t’i arrijnë dy gjëra. E para është që kështu ta internacionalizojnë çështjen e veriut. Duan që me këtë aq sa munden ta tërheqin vëmendjen e opinionin ndërkombëtar në Veri. Duan që të ankohen se i kanë punët aq keq sa që kërkojnë ndihmë edhe duke kërkuar shtetësi nga një shtet krejt tjetër. Sigurisht se rusët do të përkujdesen që me një propozim të ri që do të vije nga Moska zyrtare të kontribuojnë në këtë aspekt. Thjeshtë ta bëjnë këtë punë sa më të madhe. Të trumbetohet gjerësisht në planin ndërkombëtar se gjendja në Kosovë nuk është e mirë, se atje duhet bërë diçka, që kjo gjendja të ndryshoj. Do të përpiqen që ajo që është pranuar tash sa kohë se ‘Kosova është storie e suksesshme’ ta mohojnë dhe për ta mbështetur këtë, do të përdoren serbët e veriut të cilët ja që na qenkan në hall të madh dhe po kërkojnë ndihmë, po këtë nuk po mund tua jap as Evropa as SHBA-t dhe ja tani ata po e kërkojnë këtë ndihmë nga Rusia. E dyta është se me këtë kërkesë që jo pak kujt mund t’i duket edhe e çmendur, ata duan që t’i japin mundësi Rusisë që të ketë bazë qoftë edhe morale të vazhdojnë e të involvohet në Ballkan. Kështu Rusia do të ketë një bazë, me të cilën do të arsyetohet tek opinioni i brendshëm se duhet të vazhdoj e të gjejë mënyra që t’i ndihmoj vëllezërit prej feje, gjuhe e tradite. Dhe gjithsesi ky arsyetim do të përdoret edhe në foajet dhe kancelaritë e ndryshme evropiane, ku rusët do të flasin me zë të lartë, do të ankohen me arsyetime nga më të ndryshme, qëllimi të cilave do të jetë që, ta dëshmojnë se Kosova nuk është ashtu sikundër pretendojnë perëndimorët një ‘storie e suksesshme’ por në Kosovë ka probleme të cilat ja që po rriten e nuk po ndalen, probleme të cilat Evropa nuk po mund t’i zgjedhë SHBA-t nuk duan që t’i zgjedhin, prandaj duhet bërë diçka më shumë dhe ndryshe që të gjendet një formulë e re për të bërë ndryshime përkatësisht duhet një zgjidhje ndryshe. Po edhe sikur të mos bëjnë asgjë prej gjëje lidhur me këtë kërkesë, ata së paku mund të nxjerrin dika prej saj. Do të arsyetohen se edhe përkundër presionit moral nga brenda vendosën që të mos involvohen që kështu të kontribuojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. E deri sa të presim se çka do të thotë Moska zyrtare, Evropa do të vazhdoj me të vjetrën pa mundësi e kreativitet që të bëjë diçka konkrete në zgjidhjen e asaj që do zgjidhje tash sa kohë, veriun e Kosovës. Dhe nga kjo pamundësi për të bërë diçka konkrete dhe ashtu si duhet do të humbasim të gjithë, edhe ne, edhe serbët e veriut, edhe Evropa e bashkuar, dhe ajo e ndarë. Por duket se nga kjo nuk do të humbas asgjë, nacionalizmi serb dhe ambiciet në rritje dhe në përpunim e sipër të Rusisë për tu riinvolvuar në Ballkan. Kjo mbase duhet të jetë thirrje për amerikanët se puna e “Kosovës si storie e suksesshme” duket se kërkon angazhim të përhershëm, kurse në faza të caktuara edhe veprime shumë më konkrete e më të drejtpërdrejta. Tani është çështja e veriut ajo që duhet ta bashkoj edhe Bashkimin Evropian edhe SHBA-t që të gjejnë sa më shpejtë që është e mundshme një zgjidhje pragmatike e funksionale për të gjithë, që shteti i Kosovës të funksionoj si duhet në gjithë hapësirat e saja dhe bindja se Kosova është storie e suksesshme, të kuptohet drejtë e mirë nga të gjithë, përfshirë edhe Beogradin dhe Moskën zyrtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi