Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës

Shko poshtë

Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës Empty Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 08, 2009 1:39 am

Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës U1_LDK
Xhelozia e Lutës
Nga Idriz ZEQIRAJ
Më 27 mars shqiptarët e Kosovës dhe ata të botës dëgjuan, jo pa habi ankesën e zotëri Lufti Hazirit, njëri nga nënkryetarët e LDK-së. Vizioni dhe filozofia e dr. Rugovës është një trashëgimi me vlerë dhe ajo i përket vetëm LDK-së. Askush tjetër nuk ka të drejtë ta përvehtësojë këtë trashëgimi dhe këto vlera (!?) - tha Luta.
Ashtu si unë, edhe shqipetarët tjerë, madje jo vetëm shqipetarët, nëse kjo është lansuar në gjuhë të tjera, duhet të kenë ngelur gojëhapur. Presidenti Rugova sic e quan populli, (dhe jo ish-Presidenti Rugova, sic thotë Sejdiu me ndoca anëtarë të Kryesisë) dhe trashëgimia e Tij filozofike nuk mund të jetë pronë e një subjekti politik, sic është LDK-ja, pavarësisht se Ai filozofinë e Tij e shpalosi duke qenë në krye të kësaj partie, dikur e famëshme në paqe dhe në luftë për liri dhe pavarësi.
Presidenti Rugova dhe filozofia e Tij është vlerë kombëtare dhe më gjerë. Eshtë pikërisht kjo filozofi urtake, është ky vizioni i virgjër në këtë pjesë të Europës të trazuar në shekuj, që i është imponuar botës demokratike, duke përfituar mbështetjen politike e ushtarake, për ta finalizuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Zoti Lutfi Haziri duhet të krenohet dhe të gëzohet fort, së pari - për të mirën e Kosovës, madje, edhe për, më në fund, emancipimin e krerëve të së majtës ekstreme të Kosovës, të cilët pranojnë botërisht filozofinë,urtësinë, mencurinë dhe madhështinë e Presidentit Rugova. Liderët e partive majtiste të Kosovës, vërtet, janë shumë të vonuar në pranimin e kësaj të vërtete absolute. Presidenti Rugova me vizionin dhe filozofinë e Tij arriti ta realizojë shtetësinë e Kosovës. Populli fitoi shumë, fitoi lirinë e ëndërruar përgjatë një shekulli të përgjakur. Por, krerët dhe kuadrot e të majtës, përvec lirisë, fituan edhe begatinë materiale dhe, së fundi, edhe pushtetin. Jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek ndërkombëtarët është ngulitur mendimi i bazuar se pa Presidentin Rugova sot nuk do të kishim as liri, as pavarësi, madje as Kosovë. Këtë mendim e shprehin zëshëm dhe e mbrojnë bindshëm edhe dy nga personalitetet botërorë, të cilët kanë qenë edhe aktorë në politikën ballkanike - Richard Hollbrouck dhe Bernard Kouchner.
Krerëte të majtës, që dikur kishin vetëm nga një bicikletë të vjetër, sot bredhin me vetura luksoze, madje të blinduara. Ata kanë bërë kulla e shtëpira në fshatrat lindake si dhe pallate e vila luksoze në Prishtinë! Ata jetojnë një luks të shfrenuar, që nuk e kishin parë asnë ëndërr pikërisht në saj të asaj filozofie të Presidentit Rugova që mahniti Balkan, Europë dhe botë. Ndonëse për të gjallë donin t’ia mirrnin shpirtin dhunshëm, si mundësi të vetme për ta marrë pushtetin, pas shuarjes fizike të Tij rrethi vicioz që uzurpoi kupolën e LDK-së, me zemergjerërsi ua dhuroi atë.
Një arsye që ndikoi në reflektimin e të majtës për ta pranuar pa rezervëpersonalitetin e Presidentit Rugova dhe përvehtësimin e filozofisë tëTij është edhe opinioni i përgjithshëm i brendshëm dhe ai i jashtëm, që e konsiderojnë dr.Rugovën si faktor vendimtar në themelimin e shtetit të Kosovës. Mohimi i mëtejmë i kësaj të vërtete supreme nga krerët e të majtës ekstreme të Kosovës do t’i bënin ndërkombëtarët të hezitonin nëpërkrahjen e tyre, sepse do t’i konsideronte ose budallenj ose inatcorë provincialë, që nuk ia vlen të merren me ata.
Por ende ka ca kalemhinj trutharë, që janë hicer e pretendojnë të bëhen dicër, mendërisht e fizikisht lerg Kosovës, të cilët shkarravisin se"Rugova bridhte kot botës me do guraleca nëpër xhepa!" Qëllimshëm harrojnë këta batakcinj servilë se edhe ata "guraleca" ishin pjesë e filozofisë të Presidentit Rugova, të cilët personalitetet e botës i mbajnë krenarisht në tavolinat e punës apo në vitrinat e dhomave protëse, si dhuratë e cmuar e një njeriut të madh, i cili hartës të botës i shtoi shtetin me emrin e bujshëm Kosovë.
Gjuhëhelmët e zemërlicët monstrumë shpifin pa doganë fare. Një miku im më telefonoi, duke më thënë: "E di që keni qenë shok klase i Presidentit Rugova dhe jeni mik i familjes Rugova. Lexova se Nëna e Tij paska qenë shkinë, por ia kanë ndërruar emrin, sic bënin, zakonisht, dikur shqiptarët në raste martesash me të huaja!" Nëna Sofë shkinë (larg qoftë nga goja ime) – u gjegja unë me habi e zemratë!? Dhe, shpjegova se Nëna Sofë edhe mbiemrin e vajzërisë e ka Rugova, familje e zbritur nga Koshutani i Rugovës në Llukafcin e Begut të Istogut. Si nxënës të shkollës të mesme cdo ditë udhëtonim së bashku me Ibrahimin, Rrustemin, Ismailin, Kumrijen, Sanijen, Dritën, Hakiun... brezi i pasluftës botërore të familjes aq shumë të përgjakur Rugova. Familje fisnike malsorësh, larg fanatizmit rrafshjan, që dallohej në atë mjedis për emancipin dhe shkollim. Kam njohur edhe Nënën Sofë dhe gratë tjera të kësaj familjeje si dada Sofë (kunata e Nënës Sofë), dada Mihane, dada Shahë... Nëna Sofë e mbetur nuse e ve pas ekzekutimit të bashkëshortit Ukë Rugova, sakrifikoi rini e nusëri për ta rritur Ibrahimin dhe më vonë ndihmoi dadën Shahë për të rritur Naserin (Rugova) me vëllezër e motra. Këtë maka thënë vetë dada Shahë.
Presedenti Rugova edhepse u vu në dijeni se disa nga bashkëpunëtorët e vjetër përgjatë luftës, fshehurazi, kishin flirtëruar me komunistët e Tiranës dhe të Kosovës në Shqipëri, Ai nuk i lëvizi nga postet, por i anashkaloi dukshëm, duke aktivizuar ca kuadro të rinj dhe shumë energjikë në nismë. Njëri nga ata që e ofroi dr.Rugova ishte edhe Lufti Haziri, i cili u prit me simpati e shpresë nga anëtarësia e LDK-së. Personalisht dua ta shoh lart e më lart Lutën. Ai ka qenë në familjen tonë në momente tepër të rënda dhe tragjike. Ende pa u tharë lotët e popullit të Kosovës për shuarjen fizike të dr.Rugovës, garda e vjetër, si për hakmarrje ndaj gardës të re, krijoi celulën vicioze intriguese për të eliminuar kuadrótë e "pabindura", duke dhënë sinjalin e parë të braktisjes të filozofisë të Presidentit Rugova.
Poltitka përjashtuese dhe përqafimi pa kriter e kusht me ata qe kishin gjakosur veprimtarët civilë e ushtarakë të vijës institucionale të Presidentit Rugova, ishin dy masat vendimtare shkatërruese të filozofisë dhe vizionit të dr.Rugovës. Përzgjedhja selektive e bërë në Kuvendin e VI - të pucist të LDK-së ka pararendës vetëm diferencimet e sllavofilit Enver Hoxha nëTiranë dhe të Milloshevicit në Kosovë. Fillimisht u dëgjua zëri reagues, mospajtues i Lutës tonë. Menduam se do të bëhet zëdhënës i gardës tëre, në mbrojtje të filozofisë rugoviane. Por, Luta na zhgënjeu. Krerë te përvojës komuniste e zbutën zemratën e tij, duke e joshur me poste të lakmueshme. Dhe, pasoi bindja, heshtja! Zoti Lutfi Haziri pas konvertimit të katërt partiak që bëri Blerim Kuqi, u kujtua të thotë se "ai nuk vinte nga strukturat e LDK-së!!" Cuditërisht, tëper vonë është thënë kjo e vërtetë nga Luta, sepse ai duhej të ngulmonte me kohë përmos kalaveshjen me poste të personit në fjalë. Kryesia e Nëndeges tëLDK-së për Rheinland Pfalz - Gjermani me kohë ka denoncuar emrimin ministror dhe më vonë shef ekzektiv të LDK-së të Blerim Kuqit, me arsyetimin se ai vjen nga kryesia e një partie të ekstremit të majtë. Publikisht kemi deklaruar se kemi të bëjmë me një nepotizëm, me një për zgjedhje personale të kryetarit dhe të nënkryetarit të parë të LDK-së, duke anashkaluar mijëra kuadro të orëve të para të LDK-së, besnike të filozofisë të Presidentit Rugova.
Tashmë nuk ka asnjë sekret e mëdyshje se askush më shumë se LDK-ja nuk e ka dëmtuar vetvetën me braktisjen flagrante që i ka bërë vizionit dhe filozofisë të Presidentit Rugova. Dhe, më së paku të drejtë kanë sot krerët aktualë të LDK-së për t’u thirrur në trashëgiminë filozofike të themeluesit të LDK-së dhe të shtetit të pavarur të Kosovës.
Zoti Lufti Haziri nuk duhet të merakoset se e majta po përvehtëson trashëgiminë filozofike të Presidentit Rugova. Përkundrazi, duhet të krenohet për këtë. Elektorati i LDK-së abstenoi, në masë të madhe, në zgjedhjet e kaluara, në shenjë proteste për deviljim nga filozofia e Presidentit Rugova që bëri Kryesia e LDK-së. Por, megjithatë, nuk u konvertua, nuk votoi për subjektet tjera. Pikërisht këtë argumentdomëthënës duhet ta vlerësojë seriozisht Lufti Haziri me shokë.
Edhepse LDK-ja, gjegjësisht, rrethi vicioz brenda Kryesisë të LDK-së, ka thelluar, në vijimësi gabimet, madje edhe fajet në drejtimin e partisë, anëtarësia e provokuar marrëzisht është përmbajtur, duke ruajtur drejtë peshimin dhe qenien shpirtërisht e mendërisht në LDK-e. E kemi thënë edhe më parë, e përsërisim edhe tani se reformat që s'kanë të mbaruar në LDK-e janë retushime demagogjike që nuk do të kenë asnjë efekt në anëtarësinë dhe ish-elektoratin e LDK-së.
E them ish sepse me abstenimin në votimet e kaluara, elektorati në fjalë nuk do ta votojë kryesinë aktuale as tani, gjegjësisht partinë tonë, ngaqë nuk ka asnjë ndryshim për ta motivuar pjesëmarrjen në votime. Reformën në parti nuk mund ta bëjnë ata që e kanë përdhosur dhe përtokur atë.
Eshtë shansi i fundit, madje sot dhe jo nesër, që Lutfi Haziri me shokë të reflektojnë dhe ta vënë në jetë vizionin dhe filozofinë guidë e mencurake të Presedentit Rugova. Reforma e vetme e suksesshme që mund ta bëjë LDK-ja është koalicioni me LDD-në, qoftë si subjekte të ndara aktualisht apo të shkrira në njësh më vonë, por me kandidatë të përbashkët, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato qendrore.
Pra, një koalicion të ngjashëm me atë të Berishës me Pollon në Tiranë.
LDK-ja ka nevojë për reformë zgjedhore brenda partisë. Duhet hequr dorë nga monopoli për të qenë me cdo kusht i parë. Renditja e kandidatëve si për Kuvend, ashtu edhe për kryesi sipas rendit alfabetik është domosdo përnjë votim demokratik. Partia, Kryesia dhe anëtarësia e gjerë duhet të frymojnë lirshëm. Partia nuk guxon të jetë peng i askujt, madje as e kryetarit aktual. Përndryshe do të vashdojë ngulfatja e partisë, pa demokraci të brendshme, pa mendim të lirë, duke i lënë hapësirë demagogjisë dhe servilizimit.
LDK-ja nuk guxon të mbetet bisht i të majtës ekstreme. Ajo duhet të këndellët, të zgjohet nga letargjia, singa një ëndërr e keqe, pas pësimeve të ndjeshme dhe të vihet në veprim. LDK-ja së bashku me LDD-në e kanë ende në pritje elektoratin numerikë të Presidentit Rugova, elektorat ky që mund t i bënte sërishmi faktorë të radhës të parë. Këto subjekte kanë edhe kuadrin e bollshëm siprioritetet për ta konsiliduar të djathtën e Kosovës, aspiratë kjo e gjithmomshme e shumicës absolute të popullit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi