Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM! Empty Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 28, 2011 2:05 am

Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM!

Mentor Thaqi:URIME RILINDJA E FLAMURIT, KOMBI IM! 388139_190240661064560_100002358825614_396357_1327167642_n

Krejt t´zakonshëm një urim,
por, i nxjerrë nga thellësi zemre,
t´përgëzoj sot, Kombi im,
n´majëpene e n´vargje kënge!

N´jatë Flamur që e mbanë n´ballë,
i ka rreth pesëmijëetreqind vjet,
ndër t´parët n´Botë, Flamur i rrallë,
u ruajt me shum gjak e me shum jetë!

Kuq e Zi, një Histori e gjatë në vete,
dykrenore Shqipja jonë, Legjendë,
Simbol Shënjtërie, një rrëfim jete,
për Mëmmën Arbëri, k´të Zonjë të Rëndë!

Vjeshtë e vonë, që sjellë zymtësi,
fund Nëntori i të dymbëdhjetës,
për ne shqiptarët, valë-ngrohtësi,
na riktheu Flamurin për jetë të jetës!

Shekujve me radhë, brezat u kujdesën,
për trashëgim qoftë edhe fshehtas,
pa e humbur kurrnjëherë kujtesën,
që një ditë Flamuri, t´shpaloset befas!

Porosia e trashëguar n´tregim me gojë,
gjyshi nipit, babai të birit, nipi stërnipit,
një Legjendë e gjallë e shenjtë, buloi,
nga gjak-zemre, në thellësi të shpirtit!

Kemi një Flamur që aq shum na flet,
me gjuhë gjaku e plot kuptim jete,
të valoj i lirë, i madhërishëm, i gjallë përjetë,
i ri si para pesëmijëetreqind vjete!

Epo, Urime dhe Gëzuar i dashur Kombi im,
Pavarësia dhe Rilindja e Flamurit!
Një Histori e jona, e gjatë në trashëgim,
e shkruar në zemra dhe në Palcë të Gurit!

Mentor Thaqi VS., 27.11.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi