IDRIZ ZEQIRAJ:MJAFT MË ME SLLOGANE DEMORALIZUESE DHE PROVOKUESE
Faqja 1 e 1

MJAFT MË ME SLLOGANE DEMORALIZUESE DHE PROVOKUESE
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të LDK-së, në Gjilan, mori pjesë edhe kryetari Isa Mustafa me shokë. Anëtarësia e LDK-së priste veshhapur se çfarë mesazhi do të japë kryetari i tyre. Dhe, mesazhi i tij ishte tautologjik, përsëritës, po ai që kishte dhënë në vijimësi ish-kryetari humbës, që nga viti 2006 e këtej: "Mbesim të hapur për këdo që dëshiron të kthehet në LDK-e, por nuk do të negociohet as me LDD-në e as me Listën Rugova"!
Ky sllogan është demoralizues dhe provokativ për anëtarësinë e LDK-së, e cila voton për reforma dhe zhgënjehet në shefat e votuar nga ajo, të cilët kopjojnë njëri-tjetrin, pa sjellur asnjë freski, asgjë të re në drejtimin dhe rrugëtimin e partisë.
Reformat pengojnë bashkimin, - thotë Mustafa
"Reformat në LDK-e pengojnë bashkimet artificiale me partitë, që janë krijuar nga kjo parti",- arsyeron Isa Mustafa slloganin e tij fatal e vetëshkatërrues. Shtrohet pyetja: A janë më logjike bashkimet natyrale brenda të djathtës, me qëllimin e qartë për ta arritur pushtetin, apo koalicionet me të majtën ekstreme, më sakt, nënshtrimi ndaj PDK-së dhe shërbimi servil e puthadorë ndaj saj?! Këtë neveri e ka përjetuar dhimbshëm për katër vjet radhazi anëtarësia e LDK-së.
Thirrja në reforma, mistifikimi i panevojshëm i tyre, duke "mos qitë asgjë në dritë", është demagogji e kulluar. Një parti në opozitë, objektiv parësor duhet të këtë shtimin e radhëve të saj, sepse në demokraci pushteti fitohet vetëm përmes votës, shumësisë të saj. Reformat nuk duhet konsideruar si diçka abstrakte, eterike. Përkundrazi, ato duhet të jenë lëndore, të dukshme. Dhe, reforma e parë duhej të ishte bashkimi i mini-subjekteve të ndara, si shtysë mobilizuese dhe shpresëdhënëse për rimëkëmbjen e LDK-së, tashmë, keqas të përtokur nga klanet shumë të dyshimta
Refuzimi i çfarëdo negocijimi me partizat e ndara është mospranimi i fajësisë nga ata që për interesa personale e karrieriste e bënë këtë ndarje. Anëtarësia ka përcjellur, madje deri në detaje, të gjithë këtë intrigim. Ajo nuk ka aprovuar as kapriçiot e të larguarëve, por, ama, klanet që kanë pushtuar LDK-në preferojnë të jenë rregëzinë e të majtës, opozitë, vetëm e vetëm të mos e ndajnë pushtetin me të tjerët brenda subjektit, sepse, me shpërdorimet që kanë bërë, në emër të partisë, një ditë mund të humbasin privilegjet hiç meritore që sot i vjelin, pikërisht në emër të LDK-së.
Sa herë që veprimtarët e LDK-së, të shqetësuar për fatin e partisë, i kanë kërkuar, gojas dhe me shkrim, ish-kryetarit Fatmir Sejdiu që ta afrojë dhe ta bashkojë LDD-në, siç bëri dr. Berisha në Tiranë me partinë e ndarë të Genc Pollos, zoti Sejdiu është gjegjur duke numëruar thikat që Nexhat Daci ia paska "ngulur dr. Rugovës pas shpinës"! Dhe, kjo nënkuptonte përjetësim të ndarjes, duke mos dhënë asnjë shpjegim, duke mos dhënë asnjë shpresë, duke mos lënë alternativë tjetër.
Klanet nuk përfaqësojnë as LLapin dhe as Gallapin
Të nisur nga përqendrimi i pushtetit partiak te një grup njerëzish të një zone, tashmë, dëgjohet zhargoni "klani i Llapit"! Por, Llapi e Gallapi kanë qenë e mbetën besnikë të filozofisë rugoviane. Llapjanët refuzuan bashkëvendorin dhe idhullin e tyre, Adem Demaçin, duke ia bërë të qartë balit të tyre ish-burgaxhi politik se "ne nuk votojmë kundërshtarët e Presidentit Rugova". Dhe, Demaçi, i joshur për karriken e deputetit të zonës, Llapit, për ta zëvendësuar profesor Anton Çetën të amëshuar, nuk pati guximin të përballet me votë me kandidatin e dr. Rugovës. Pas kësaj fiaskoje do të shfrynte idhnakshëm kundër "turmës" dhe Rugovës, njëherësh, duke humbur shumë nga burrëria e tij e dikurshme.
Askush nuk guxon ta fyejë popullin, sepse klani rrënues dhe uzurpator i LDK-së, pas Kuvendit të VI-të e këtej, nuk mund të identifikohet as me LLapin dhe as me Gallapin. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë burrat intelektualë të Llapit, menjëherë pas ndarjes të LDK-së, me komentin fort të qëlluar dhe të saktë:
"Pse humbi LDK-ja"?
E gjithë koha e pas Rugovës ka dëshmuar një distancë në rritje e krerëve të LDK-së karshi filozofisë të Tij të mençur e urtake. Pasqyrë e tejdukshme ka qenë eliminimi politik i kuadrit të devotshëm pro rugovian, duke mos kursyer as djalin e Tij dhe afrimin e dështakëve anti-Rugovë.
Realisht, Fatmir Sejdiu kishte një investim të gjatë në LDK-e, madje përkrah dr. Rugovës, si sekretar i partisë. Andaj edhe zgjedhja e tij fillestare ishte më e pranueshme se sa e Isa Mustafës, i cili asnjëherë nuk kishte pasur një angazhim të drejtpërdrejtë në LDK-e. Edhe sulmet idhnake e hiç të bazuara të Bujar Bukoshit karshi Presidentit Rugova dhe qenia e Isës pranë tij, në ato kohëra, ishin minusi i radhës për kryetarin e tanishëm të LDK-së.
Por, ndarja e LDK-së; për rrjedhojë, zbritja e saj në opozitë; humbjet e radhës; koalicioni dhe nënshtrimi servil ndaj Hashimit dhe PDK-së; refuzimi i përsëritur i përafrimit me LDD-në e ndarë, por, tashmë, e gatshme për bashkëpunim e ndoshta edhe bashkim, me slloganet fodulle e provokative se "dyertë e LDK-së janë të hapura për të gjithë", të bëra nga sekretari Ramë Manaj, mjaft i dyshimtë në flirtrim me krerët e PDK-së dhe, të pasuar nga cinikë të tjerë të kryesisë, me çka siguroheshin edhe humbjet tjera zgjedhore; refuzimi i koalicioneve me partizat e spektrit të djathtë; harresa tërësisht e djathtizmit të LDK-së, sepse krerët viciozë të partisë nuk kishin bazë të djathtë dhe vinin nga karriket e monizmit, ndërkohë që djathtizmi ishte projekt i proklamuar nga dr. Rugova, për t`u jetësuar menjëherë pas shpalljes të pavarësisë të Kosovës; mbajtja pranë dhe kalaveshja me poste kyçe në parti, qeveri e parlament të cinikëve dhe nacizoidëve, keq të inatosur pse kryetari Rugova i kishte anashkaluar, pikërisht për këto vese, të cilat pamundësojnë bashkëpunimin, ofrimin dhe prurjet e reja në parti, si domosdo e ruajtjes dhe e shumëzimit të elektoratit të partisë; seleksionimi negativ i kuadrit të LDK-së, spostimi dhe spastrimi deri në eliminim total politik të kuadrit më të devotshëm dhe të dëshmuar në parimet nacionale dhe filozofinë politike të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova; krijimi i rrethit supër-vicioz, për rrjedhojë, anashkalimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe mospërfillja e hiçshme e Këshillit të Përgjithshëm; shkëputja tërësore nga elektorati në bazë, sepse i frikësoheshin ballafaqimit, për batakçillëqet që bënin në vijimësi; komodimi në zyrat burokratike në shërbim të PDK-së, zhgënjyen skajshëm elektoratin e LDK-së në kryetarin fort të matur e simpatik dikur, dr. Fatmir Sejdiun. Dhe, kushdo që të përballej me atë, do ta mposhte, sepse ai kishte aprovuar shumëçka të dëmshme për partinë e, mbi të gjitha, ishte bërë njësh me kundërshtarët e dr. Rugovës brenda kryesisë vicioze e klanore dhe me krerët e PDK-së, me ç`rast shpërfilli kundërshtinë e anëtarësisë të LDK-së, duke u futur në nënsqetullën e PDK-së, kinse në koalicion.
Klishetë vetëdështuese të kryetarit Mustafa
Për çudë, praktikat rrënuese pë LDK-në nuk u stopuan as pas Kuvendit të VII-të të saj! Dhe, pikërisht, kjo vijimësi e praptë, vënë në dyshim reformat, duke parathënë edhe dështimin e radhës dhe viktimizimin e kryetarit Isa Mustafa, për çka klani i vjetër, pothuajse, i pacënuar nga rrokada në kreun e partisë, po punon ethshëm e nën rrogoz.
Për habinë tonë, kësaj kampanje i është bashkangjitur edhe vetë kryetari Mustafa, i cili, në saje të kompromiseve hiç parimore, filloi gabimet qysh gjatë zhvillimit të Kuvendit të VII-të Zgjedhor:
1.- Dr. Isa Mustafa iu shmang bisedimeve direkte me "Listën Ibrahim Rugova", duke i lënë hapësirë klanit të vjetër ta dështojë marrëveshjen dhe ta realizojë shkëputjen e një grupi njerëzish nga LDK-ja, shkëputje kjo që demoralizoi shumë dhe shkaktoi abstenimin në votime të shumë njerëzve, madje edhe jasht listës në fjalë.
2.- Zgjedhje demokratike ishte vetëm votimi i fshehtë për kryetarin e LDK-së. Ndërsa Këshilli i Përgjithshëm ishte emërim nga kompromisi i bërë dhe vetëm sa u lexua lista emërore dhe me ngut u aprovua me aklamacion, duke e ligjësua një Këshill të paligjshëm, pa iu shtrua votimit të fshehtë e demokratik. Ndonjë zë i vetmuar i delegatëve të Kuvendit në sallë, përfshi këtu edhe autorin e këtij shkrimi, u mbyt, me akuzën se "nuk është demokratike me e marrë fjalën pa leje", duke pasuar me deklarimin e mbyllur të një Kuvendi farsë.
3.- Nga Këshilli i Përgjithshëm, krejt i paligjshëm, duke qenë brenda tij i gjithë kuadri i klanit të Kuvendit paraprak, doli Kryesia Qendrore e LDK-së, e cila, gjithësesi, është po aq e paligjshme sa edhe Këshilli i Përgjithshëm i pa votuar dekomratikisht.
4.- Zakonisht, me titullin kryetar nderi të një partie mund të dekorohet themeluesi dhe drejtuesi i suksesshëm i partisë. Ndërsa aplikimi i këtij titulli ishte i paparaprijës, sepse kryetari i dekoruar nuk ishte as themelues e, mbi të gjitha, ishte dështak e rrënues, duke realizuar disa humbje zgjedhore seriale dhe asnjë fitore! Me këto veprime, të llojit të vet, Isa Mustafa po vihej në rolin e fajtorit pse i zuri vendin ish-kryetarit Fatmir Sejdiu, edhepse votimi ishte nga më transparentet, madje e vetmja zgjedhje demokratike e të gjithë Kuvendit të VII-të.
Shansi i humbur i LDK-së - rrjedhojë e kompromiseve politike
Dr. Isa Mustafa, edhepse fitoi bindshëm dhe pa sforcim ndaj Fatmir Sejdiut, nuk bëri atë që duhej bërë në Kuvendin Zgjedhor: Votimin e fshehtë
dhe demokratik edhe për organet tjera të partisë. Një votim i tillë do ta lehtësonte kryetarin e ri dhe LDK-në nga barra e pranisë të klanit fatal të LDK-së, klan ky që do ta humbiste peshën në vendimmarrje apo bllokim të reformave në parti. Organet e partisë nuk u votuan, por u emëruan dhe mosvotimi demokratik është një shans i humbur i Isa Mustafës, i kushtëzuar nga kompomiset paraprake.
Kryetari i ri, në vend që të ishte i rezervuar në deklarimet e tij për zgjedhjet në LDK-e, duke filluar nga aktivat, nëndegët, degët dhe për organet qendrore të partisë në Kuvendin e VII-të, për të lënë me kuptuar se ato u përgaditën dhe u zhvilluan, madje në shumë raste, formalisht e "shkel e shko", nën përkujdesjen e rreptë të klanit paraprak dhe, lënien hapur të nevojes për një palë zgjedhje të mirëfillta e demokratike - brenda vitit 2011 -, i lavdëroi, madje "pa doganë" fare, si të rregullta e demokratike!!! Bilëz, u mburr se përtëriu edhe gjysmën e Kryesisë Qendrore, ndërkohë që kjo përtëritje nuk filloi nga krerët e klanit rrënues të LDK-së, me përjashtim të ish-shefit të partisë, i cili refuzoi të ishte më tej pjesë e Kryesisë, por nga fundi, duke i viktimizuar ata që nuk i kishte pyetur askush për asgjë, nuk kishin pasur asnjë rol në vendimmarrjet e Kryesisë, madje, "rrallë e për mall" ishin ftuar në mbledhjet e asaj "biçim" kryesie. Dhe, për këtë kemi fakte të bollshme.
Kryetari Isa Mustafa akuzohet sot për ngecjen e reformave të premtuara në parti, pikërisht nga ata që kanë bllokuar çdo nismë për reforma, që nga bashkimet e pjesëve të ndara të LDK-së e deri ke prurjet freskuese në organet drejtuese të partisë, në qendër dhe bazë. Klanorët cinikë, në vend që të ndjehen fajtorë për gjëmën që i bënë LDK-së, t`i kërkojnë ndjesë elektoratit numerikë të Presidentit Rugova; të vetëlargohen nga pozitat uzurpuese, në qendër e bazë dhe, si anëtarë të thjeshtë të partisë, të kontribuojnë në rimëkëmbjen e partisë, përkundrazi, me akuza e denigrime, të hapura e të nëntokëshme, duan ta dështojnë kryetarin aktual dhe të marrin sërishmi timonin drejtues të LDK-së. Ata janë dëshmuar si vasalë të disciplinuar dhe akomodohen me këdo, qoftë edhe me ata që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën!
Aktivizimi i Këshillit të Përgjithshëm - imperativ i kohës
Për kryetarin Isa Mustafa, tashmë, nuk ka mbetur shumë kohë për të reflektuar. Slloganet e lëshuara, së fundi, në Gjilan, duhet t`i harrojë, sepse ato janë irrituese e provokuese për anëtarësinë e partisë. LDK-ja nuk është as komunë dhe as shoqatë, andaj kërkon përgjegjësinë e duhur dhe në përmasën e peshës që ka. Për asnjë çast nuk duhet harruar se LDK-ja është partia zëmadhe e Ibrahim Rugovës, është Lëvizja më madhore dhe më meritore popullore që nga "Lidhja e Prizrenit" e këtej. Kjo Parti - Lëvizje është ideatore dhe realizuese e Lirisë dhe e Pavarësisë të Kosovës.
Pas amëshimit të kryezotit të saj, Ibrahim Rugova, klanet karrieriste e hiçe, u sulën, si hiena, për të përfituar privilegje morale e materiale, duke e rrënuar dhe përtokur këtë Kështjellë, dikur të zëshme dhe krenare. Anëtarësia e LDK-së u zu në befasi, e papërgaditur për ta mbrojtur krijesën tokësore dhe hyjnore, LDK-në e kryetarit Rugova dhe u ndëshkua me poshtrim, nëpërkëmbje, përçmim dhe përtallje. Tashmë, duhet menduar dhe vepruar se çka mund të shpëtohet nga gjithë kjo humbje tmerruese. Për të çarë bllokadën drejt reformave, kryetarit të LDK-së i duhet mbështetja e Këshillit të Përgjithshëm. Edhepse këtij Këshilli i mungon legjitimiteti, meqë nuk është votuar në mënyrë demokratike, por është emëruar, mendoj se shumica absolute janë idealistë të kryetarit të tyre - Presidentit Rugova.
]
Përderisa anëtarësia e gjerë është për bashkimin e pjesëve të ndara, si rrjedhojë e klaneve karrieriste branda LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm është më afër anëtarësisë dhe i dinë aspirimet dhe kërkesat e saj. Dhe, Këshilli duhet të ngulmojë në realizimin e bashkimit të LDK-së dhe inicimin e koalicioneve me partitë dhe partizat e spektrit të djathtë. Menjëherë pas bashkimit duhet të mbahen zgjedhjet e reja të LDK-së, zgjedhje me votim të fshehtë e demokratik, larg intrigimeve klanore, siç ka ndodhur në dy Kuvendet e pas Rugovës.
Hapi tretë i radhës të LDK-së duhet të jetë grupimi i të djathës të Kosovës, duke e konsoliduar atë, siç bëri dr. Berisha në Shqipëri. Është rast unik, ndoshta në shkallë botërore, që një elektorat masiv i djathtë, sundohet e përdhoset nga një e majtë ekstreme, tipike staliniste dhe enveriste. Një e djathtë e mirëfilltë, do ta sfidonte dhe denonconte falsitetin e djathtizmit të së majtës ekstreme të Kosovës, siç janë PDK-ja dhe AAK-ja.
E majta e Kosovës si komunistët e Milloshit
Ligjësia ekonomike, privatizimet nuk përcaktojnë domosdosshmërisht profilizimin partiak në Kosovë, sepse kapitalizimi i ekonomisë është përcaktim dhe objektiv i ndërkombëtarëve. Përndryshe, komunistët enveristë të Kosovës do ta bënin shoqërizimin e ekonomisë dhe do të fillonin me kooperativizmin. Por, është ideologjia ajo që e përcakton profilizimin e mirëfilltë. E majta ekstreme e Kosovës është e krahasuesshme me Partinë Komuniste të shokut tim të klasës - Hysni Milloshit, në Shqipëri, duke e tejkaluar, me dogmatizmin komunist, edhe partinë neokomuniste të Edvin Ramës. Dhe, e djathta e Kosovës, e prirë nga LDK-ja, do ta nxirrte bllof e mashtrim të madh, që stalinistët e Kosovës i bëjnë opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, duke u vetëquajtur të djathtë!!
Anëtarësia e LDK-së ka rënë në hall të madh. Për një dekadë radhazi kjo anëtarësi është përndjekur, rrahur e maltretuar nga policia pushtuese serbo-sllave. LDK-ja bëri edhe luftën në Kosovë. Gëzimi i lirisë u pasua nga buzëqeshja e ngrirë. Bandat e kuqe dajakosën, plagosën dhe vranë shumë kuadro të përkushtuar për liri dhe demokraci, të cilët militonin në radhët e LDK-së. Tani profiterët klanorë i kanë "hypur në qafë" LDK-së dhe ia kanë zënë frymën. Ata janë koracuar në karriket partiake e parlamentare dhe gjithë fodullëk "hapin e mbyllin dyertë e LDK-së, për të ardhur kush të dojë, por, duke mos marrë asnjë obligim karshi tyre"! Por, në shtëpinë që i pikon çatia dhe mund të shëmbët në çdo kohë, nuk ka shumë lakmi për të hyrë. Andaj, lypset një qasje krejt tjetër, një joshje e bazuar, për të ngjallur shpresën se shtëpia e madhe LDK-e, do të rinovohet e forcohet.
Skena politike në Kosovë është përgjakur skajshëm. E majta ekstreme e Kosovës, në kërkim të pushtetit, nuk përfilli lojën e demokracisë. Në vend të votës, përdori dhunën dhe këtë në mënyrën më të vrazhdët. Elektorati masiv i Presidentit Rugova, me përjashtime të pakëta, nuk ka pranuar konvertimin majtas. Por, ama, vazhdon të abstenojë në votime, në shenjë pakënaqësie e zemrate ndaj devijatorëve, të cilët harruan, qëllimshëm, filozofinë mençurake e urtake rugoviane dhe trinomin e porosive të Presidentit Rugova: "Udhëheqje që del nga vota e lirë"; "Përgjegjësi të lartë dhe etikë politike"; "Liri të individit dhe të kolektivitetit":
Statusquoja, vendnumërimi aktual i LDK-së e rrezikon me dështim të pashmangshëm kryetarin Isa Mustafa. Dhe, nëse paraardhësi i tij u largua i dekoruar me "kryetar nderi", zoti Mustafa rrezikon të ikën pa ndere fare. Dhe, për t`iu shmangur një ikjeje zhgënjyese për të gjithë ata mijëra anëtarë të LDK-së, të përfaqësuar dhe të votuar nga delegatët e tyre në Kuvendin e VII-të Zgjedhor, kryetari Mustafa duhet të veprojë me moton: "Ose hunin, ose tirqit"! Dhe, urtësia thotë se këmbana bie për ata që kanë veshë për të dëgjuar.
Nëntor 2011

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Zeqiraj:KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË
» Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» Idriz Zeqiraj: Përdhosja e historisë
» Idriz Zeqiraj:"ATA QË PO I VRET PDK-ja, PO I VAJTON LDK-ja"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi