Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KËRTHIZA JONË

Shko poshtë

Vullnet Mato:KËRTHIZA JONË Empty Vullnet Mato:KËRTHIZA JONË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 29, 2011 11:54 pm

Vullnet Mato:KËRTHIZA JONË 309802_2118501693294_1568334934_31546537_1121559269_nVullnet Mato:KËRTHIZA JONË 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

KËRTHIZA JONË

Kërkimet zbuluan
se qeliza që rigjeneron,
dëmtimet organike
nga sëmundjet e rrezikshme,
çuditërisht, paska qënë
te kërthiza jonë,
që u pre dhe hodh
e panevojshme në rritje.

Njësoj si t’i pritet
kordoni gravital Hënës,
dhe të lëshohet pa fre
humnerave qiellore,
ai kordon gjaku
që na lidhte me nënën,
kishte qelizat imune
të sigurisë jetësore.

Filluan në botë të hapen
bankat e kërthizës.
Në vend të pasurisë
monetare për fëmijën,
prindi të depozitojë
kordonin e shtëpizës,
ku qelizat e para
banuan kur u ngjizën.

Vajzat që e lënë
kërthizën të zbuluar,
ndoshta duhet të kenë
sinjale telepatike,
nga ky imunitet prindëror
i trashëguar,
që me medaljonin e tyre
nderojnë ekzistencën jetike.

Pra, veç vlerës kryesore
si krijuesja jonë,
nëna bëhet mbrojtëse
e jetës në çdo hap,
me këtë farmaci të saj,
gjer në moshën e vonë
dhe buzëqeshja që i falim
është fare, pak...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi