Berisha: Mbreti Leka Zogu i Parë, mbështetës i lirisë së shqiptarëve

Parlamenti ka rivendosur një të drejtë historike në Protokollin Shtetëror dinjitoz, siç i përket Familjes Mbretërore
"Shqiptarët, në të katër anët kudo që jetojnë, janë të bashkuar në dhembjen dhe zinë për humbjen e Mbretit Leka I. Këtë bashkim e kanë të bazuar në kontributet historike të Tij, të Mbretit Zog, Mbretëreshës Geraldinë, të Familjes Mbretërore". Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, zhvilloi dje pasdite një vizitë ngushëllimi në familjen e Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 72-vjeçare. Kryeministri Berisha i shprehu ngushëllime Princit Leka dhe familjarëve për ndarjen nga jeta të Leka Zogut I, një humbje e madhe kjo për mbarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Duke shprehur nderimin e tij të thellë për veprën e Leka Zogut I, Kryeministri Berisha la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve të çelur me këtë rast.
"Dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Princit Leka dhe Familjes Mbretërore për humbjen e Mbretit Leka Zogu I, një humbje e madhe kjo për mbarë kombin shqiptar dhe Shqipërinë", tha Berisha. Ai u shpreh se Mbreti Leka I u largua nga vendi i tij dy ditë pas lindjes, por përfaqëson një jetë të tërë atdhedashurie të pakufishme, përkushtimi të jashtëzakonshëm, mbrojtje të pamposhtur të lirisë së shqiptarëve, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Kosovë në përpjekjet e tyre për liri kombëtare, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Shqipëri në përpjekjet e tyre për t'u çliruar nga zgjedha e regjimit më barbar që vendi ka njohur në tërë historinë e tij. Gjithashtu, Kryeministri tha se është një nderim për kontributin e madh, historik, të Mbretit Zog, burrit që bëri pavarësinë e Shqipërisë të jetojë, shtetarit që më shumë se kushdo tjetër kontribuoi në ndërtimin e shtetit shqiptar, Mbretit që u largua nga Shqipëria pasi ajo ishte përcaktuar si viktimë e parë e agresionit nazifashist në Evropë, por që vazhdoi me vendosmëri të madhe luftën për çlirimin e Shqipërisë. Berisha tha se përpjekjet e legalistëve, qëndresa e tyre që në orët e para të pushtimit deri në ditën e fundit të çlirimit të vendit janë një faqe e ndritur atdhetarie, heroizmi dhe qëndrese. "Paslufte në Shqipëri ndodhi ndryshe nga vendet e tjera që dolën nga pushtimi barbar nazifashist, të cilat kurorat i rikthyen ose shpallën referendume në mënyrë që populli të shprehej. Në mënyrën më arbitrare, një kongres ndaloi monarkun e shqiptarëve të kthehej në vendin e Tij, gjë e cila zgjati, siç dihet, gjatë gjithë jetës së Tij dhe Mbreti vdiq në Paris në vitin '61. Më vonë, një referendum u bë dhe shqiptarët janë dëshmitarë, se ata shprehën masivisht qëndrimin e tyre në respekt të Mbretit Leka i Parë dhe në favor të tij, por, siç dihet, ai referendum u mbajt në kushte të një rebelimi të egër komunist. Dhe e vërteta është se askush nuk mund të thotë kurrë se rezultati ishte ai që u shpall. Kjo çështje nuk është e mbyllur. Unë i them të vërtetat ashtu siç janë, nuk mund të them gjë tjetër. Unë i them të vërtetat ashtu siç i perceptoj dhe siç kanë ndodhur. Kjo është detyra ime", tha Kryeministri ndër të tjera. I pyetur mbi heshtjen e opozitën për ndarjen nga jeta të Leka Zogut, Kryeministri tha se: "Unë nuk dua t'i jap asnjë karakter partiak. Ai ligj, i cili i ka dhënë dhe ka njohur statusin e Familjes Mbretërore është votuar në Parlament nga deputetë të të gjitha forcave politike. Kjo është e vërteta. Për të gjithë ata, të cilët kanë votuar atë ligj dhe shqiptarët në tërësi e kanë shumë të qartë që Familjet Mbretërore përbëhen nga Mbretërit, Mbretëreshat, Princërit, Princeshat, e kështu me radhë. Kjo është e vërtetë për Familjen Mbretërore shqiptare dhe Parlamenti ka rivendosur një të drejtë historike, duke përcaktuar me shumë të drejtë Protokollin Shtetëror dinjitoz, siç i përket Familjes Mbretërore. Nuk duhet të merremi me copëza të shkëputura, sepse kudo ka individë pro e kundër dhe kjo është normale".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ndërroi jetë N.M.T. Mbreti Leka Zogu
» Probleme me zemrën, Leka Zogu në spital në gjendje të rëndë
» Mbreti Leka I: Kosova dhe Shqipëria janë një
» Leka Zogu I do të festoj 100 vjetorin e Pavarësisë
» Mbreti Leka I jetëson idetë rilindëse të Sami Frashërit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi