Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI

Shko poshtë

Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Empty Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 10:49 pm

DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI

Intervistë nga MIMOZA DAJÇI me skenaristen dhe regjisoren shqiptare BLERTA ZEQIRI

Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI U3_FilmateBlertes201120106A

Përshëndetje Blerta!

Blerta:

Përshëndetje Mimoza!

Si bashkëpunëtore e medias shqiptare në SHBA, kam kënaqësinë të zhvilloj me ju një intervistë të shkurtër.

Blerta:

Kënaqësija është e imja.

Pak ditë më parë ju prezantuat në New York dy filmat tuaj më të fundit artistik, me tematikë nga jeta në Kosovë "Fëmijët" dhe "Darka". A mund të njohim lexuesin tonë se cili është mesazhi që ju përcillni nëpërmjet këtyre sekuencave tek opnioni i gjerë, e veçanerisht atij të huaj.

Blerta:

Unë nuk pretendoj që të përcjell ndonjë mesazh kushedi me filmat e mi. Mund të them se temat të cilat i punoj më me përkushtim janë ato të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Zakonisht paraqes copëza jete nga vendi ynë të cilat janë të inspiruara nga realiteti. Kështu filmi "Fëmijët" flet për 3 fëmijë delikuent, të cilët e kalojnë ditën në rrugë pasi që mësuesja i largon nga ora e mësimit. Ky film paraqet një ditë të zakonshme të këtyre fëmijëve, të cilët në çdo hap ballafaqohen me dhunë. Edhe pse të kalosh ditën në rrugë në shikim të parë mund të duket si diçka e tmerrshme, për këta fëmijë rruga fatkeqësisht është vend më i sigurt se shtëpia apo shkolla. Këtë film kam pasur deshirë ta bëj, sepse kam vërejtur se te ne në Kosovë dhuna ndaj fëmijëve është shumë e pranishme dhe mirret si pjesë e edukimit të fëmijës… Ndërsa te filmi "Darka" kam dashur të flas pak mbi relacionet në mes të çifteve të cilat në shikim të parë mund të duken si çifte bashkëkohore, mirëpo shumë shpejt shihet se këto çifte kanë mbetur në mes dy civilizimesh, duke kërkuar vazhdimisht vendin e tyre në çift e në shoqëri. Është një thënie që dikur është përdorur shumë e cila do të ilustronte mirë personazhet e filmit "Darka": kanë mbetë as me shehër as me Barilevë.

Ju Blerta keni marë pjesë edhe herë të tjera në disa Festivale Filmash në SHBA, ku me njërin prej tyre filmi juaj ka fituar çmimin: Fotografija më e mirë (Best Cinematography), ky ishte prezantimi i parë për ju si skenariste e regjisore, apo keni realizuar edhe filma të tjerë më parë?

Blerta:

Sivjet është viti i 10-të që kur unë mirrem eksluzivisht me skenar dhe regji. Kam debutuar në vitin 2002, me filmin e metrazhit të shkurtër "Exit" të cilin e kam punuar bashkë me motrën time Lendita Zeqirajn. Filmi i metrazhit të shkurtër "Exit", mori pjesë në shumë festivale të filmit nëpër botë dhe fitoi 3 çmime të para. Pastaj na erdhi ideja që këtë film ta punojmë në metrazh të gjatë. Dhe kështu bashk me Lenditën kemi punuar filmin e metrazhit të gjatë "Exit" me të cilin kemi arritur që për herë të parë të paraqitemi ne SHBA dhe fatmirësisht të fitojmë edhe shpërblime.
Që prej asaj kohe me filmat e mi të shkurtër që kam punuar në vazhdim, kam marrë pjesë rregullisht nëpër festivale në botë, mirëpo jo edhe në Amerikë.
Kjo është hera e dytë që unë prezantoj film në New York Independent Film and Video Festival. Risi e madhe për karierën time është fakti se është hera e parë që unë paraqitem me 2 filma në një festival. Disi muaji nëntor ka qenë goxha i suksesshëm për nga ana profesionale për mua, meqë këtë muaj, gjithashtu i kam shfaqur edhe 2 filma të shkurtër në një festival filmi në Gjermani : "Darka" dhe "Kosova 2011" që e kam punuar bashkë me Kaltrina Krasniqin. Filmi "Kosova 2011" është një film dokumentar një minutësh, i cili është shumë i rëndësishëm për mua, sepse në një fare mënyre lobon për liberalizimin e vizave në Kosovë. Një kuriozitet në lidhje me lirinë e lëvizjes së Kosovës: Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë vetëm në 5 shtete të botës pa viza. Pra Kosova mbanë vendin e parë si shteti më i izoluar në botë. Vendi i dytë i takon Afganistanit, qytetarët e të cilit kanë të drejtë të udhëtojnë ne 24 vende të botës pa viza… E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë.


Në mos gabohem ju keni kryer studimet në Francë për artin skenik e vizual, a mund të mësojmë diçka më tepër mbi nivelet e specifikat e veçanta të artit modern e bashkëkohor që përdorni në punën tuaj si krijuese dhe cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?

Blerta:

Po, mendoj se shkolla e Francës ka ndikuar shumë në formimin tim artistik. Në Francë, për shembull, filmi dhe artet në përgjithësi janë shumë afër filozofisë, bile-bile katedra e artit në Unversitetin Paris 8, ku kam studjuar unë, është bashk me atë të filozofisë. Mendoj se Franca ka ndikuar që në punën time forma estetike të luaj një rol shumë të rëndësishëm. Tema e cila trajtohet më dikton mënyrën e filmimit, të aktrimit, të pamjes, të tonit, montazhit etj. Secili element duhet të jenë në funksion të temës e cila trajtohet. Për këtë arsye filmat që i kam punuar unë janë të ndryshëm për nga stili… Kam filma të cilët i kam punuar me kuadra të gjatë dhe që nuk lëviz kamera fare, sepse kam dashur që kamera të luajë rolin e vëzhguesit pasiv, kam të tjerë që kam punuar në formë dokumentareske, ku kamera shikon me kuriozitet çdo detal, pastaj filma me ngjyra, pa ngjyra, me pak ngjyra, të zbehtë, me montazhë konvencionale, me montazhë me kërcime etj.etj.

Ju do t’i ktheheni tashmë përsëri profesionit tuaj të bukur të artit, a mendoni se experienca tashmë e fituar, pse jo edhe në SHBA do të ndikojë më shumë në karierën e ecurinë e punës suaj?

Blerta:

Shpresoj shume që po. Tani së fundmi e kam punaur një film të metrazhit të shkurtër i cili titullohet "Kthimi". Shpresoj se do të arrijë të shfaqet në ndonjë nga festivalet e rëndësishme ne USA dhe pse jo, të fillojmë punës për ndonjë projekt të filmit të gjatë, ndonjë koprodukcion amerikano-shqiptar.

Cili është roli e pozicioni i femrës shqiptare sot në Kosovë, dhe a ka rehabilitim të dukshëm tek femrat e keqtrajtuara e traumatizuara nga lufta e makinerisë serbe?

Blerta:

Femra shqiptare, sidomos ajo e Kosovës, diskriminohet shumë në baza gjinore. Pastaj normal që traumat e luftës janë edhe edhe më vështira të tejkalohen, kur nuk ekziston përkrahja institucionale, pastaj ajo familjare dhe e rrethit. Për ta tejkaluar sadopak ndonjë përvojë traumatike, ne duhet të jemi në gjendje që të flasim për gjërat që ndodhin, ndërsa te ne ekziston kultura e sekretit dhe e mbylljes në vete të përvojave të kqija. Ilustrim i kësaj që po them është fakti se te ne gjithmonë femra ka faj. Edhe në rastet kur ajo dhunohet – përsëri është faji i saj, sepse ndoshta me dukjen e saj e ka provokuar dikend… Kjo ndonjë lexuesi të huaj mund t’i duket absurd, si është e mundur që viktima të fajësohet, duke cfajsuar kriminelin, mirepo fatekeqësisht ky është realiteti shqiptar.

Mendoj se forca ekonomike e gruas do të fillonte të ndikojë në ngritjen e pozitës së femrës në shoqerinë tonë. E kjo fillon qysh ne fëmijëri: kur fëmija femër e di se prindërit e saj nuk bëjnë dallime në baza gjinore, duke filluar nga ndarja e pasurisë në mënyrë të barabartë në mes të fëmijëve meshkuj e femra. Atëherë edhe femra mund të fillojë të mësohet të kërkojë barazi dhe të trajtohet njëlloj.
Mendoj se femrat te ne kanë shumë punë për të bërë. Shumë shumë.


Siç vumë re premiera e filmave tuaj në New York u ndoq edhe nga artëdashësit shqiptaro – amerikanë, ku do të veçoja veprimtarët e palodhur të çështjes shqiptare Znj. Rita Saliu me bashkëshortin e saj Z. Adem Saliu. Si e pritët praninë e bashkatdhetarëve, a kishte një ndikim pozitivisht ky fakt tek ju?

Blerta:

Çifti Saliu, më ka nderuar jashtzakonisht shumë me prezencën e tyre në festival. Rita është një grua e jashtëzakonshme: tejet dinamike dhe e pasionuar për çështjet e kombit.
Shfaqja e filmave para publikës shiptaro-amerikane ëstë shumë e rëndësishme për mua, sepse ata janë një lloj matësi i mirë i suksesit të filmit meqë janë edhe shqiptarë, por njëkohësisht edhe të huaj. Kështu që nëse një film ka sukses në mesin e bashkatdhetarëve, atëherë mendoj se do të ketë sukses edhe më gjerë.

Faleminderit e suksese të mëtejshme.

Blerta:

Faleminderit edhe juve.

Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI U3_FilmatBlertes201120107A


Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI U3_FilmateBlertes201120112A

Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20070
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20071
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20073
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20073
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20081
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20085
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20081
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20089
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20091
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20094
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20095
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20096
Mimoza Dajçi:DUA TË RRIT NDJESHMËRINË PËR FATIN E NJERIUT TË KOSOVËS NË PËRDITSHMËRI DHE ARDHMËRI Filmat%20e%20Blertes%202011%20101
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi