Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IBRAHIM RUGOVA - shpëtimtar i qenies sonë kombëtare

Shko poshtë

IBRAHIM RUGOVA - shpëtimtar i qenies sonë kombëtare Empty IBRAHIM RUGOVA - shpëtimtar i qenies sonë kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 11:45 pm

IBRAHIM RUGOVA - shpëtimtar i qenies sonë kombëtare


IBRAHIM RUGOVA - shpëtimtar i qenies sonë kombëtare Rugova-it
Florim Zeqa - Orsago (Itali)
Në 67-vjetorin e lindjes së Presidentit

Më 2 dhjetor 1944, në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenies sonë kombëtare, liderin shpirtëror - Presidentin Historik Ibrahim Rugova


Gjashtëdhjetë e shtatë vjet me parë, më 2 dhjetor të vitit 1944, familjes Rugova i lindi një trashëgimtar. Në këtë ditë Kosovës i lindi shpëtimtari i saj, popullit shqiptar i lindi intelektuali i përmasave botërore, e botës i lindi misionari i paqes.
Ky është Ibrahim Rugova, figura më emblematike e historisë me të re kombëtare. Çdo popull i ka shenjtorët e vet, me të cilët krenohet dhe identifikohet prej një periudhe në tjetrën.
Shenjtorët për më tepër janë të njohur në fushën e religjioneve, si shpëtues religjioni ose të një sekti më të vogël fetar. Por kemi shenjtorë që nuk njihen si të tillë, por njihen si themelues të kombeve e të shteteve më të fuqishme botërore, si psh: Xhorxh Uashingtoni - themelues i Shtetit Amerikan, Giuseppe Mazzini - themelues i Shtetit unik Italian, Mustafa Kemal Ataturku - arkitekt i Turqisë moderne... e personalitete të tjera anekënd botës nëpërmjet të cilëve identifikohen me krenari popujt e tyre.
Shenjtërimin e Ibrahim Rugovës nuk e bëri kisha e as xhamia, por të shenjtë e bëri vepra e tij madhore, paqësisht e me plot dashuri hyri në zemrat e gjithë shqiptarëve të Kosovës, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e në mendjen e popullit si shenjtor, si simbol i Pavarësisë e lirisë së Kosovës.
Rugova, me një shall rreth qafe, edhe në kohë të nxehta vere, nga personalitete të ndryshme botërore ishte kuptuar si një mesazh drejtuar botës se civilizuar e demokratike, se vendi i tij është i lidhur në qafë nga vargonjtë serbosllavë, që dëshirojnë ta mbajnë edhe më tutje Kosovën si pjesë të saj, të dhënë dhuratë nga fuqitë e mëdha një shekull më parë, dhe se nuk do të ketë qetësi në Ballkan, në rajon e më gjerë pa heqjen e vargonjve nga qafa e Kosovës.
Dhënia e gurëve të çmuar personaliteteve të shumta nga ana e Rugovës, e kishte simboliken e dyfishtë: e para, për pasuritë e shumta minerale që ka Kosova, ndërsa e dyta, simbolizonte bujarinë, mikpritjen dhe traditën e lashtë iliro-dardane të Kosovës.
Këmbëngulësia, urtësia, butësia, mençuria e tij ishin virtyte të një burri të madh, që bota demokratike i vlerësoi shumë, si dhe mënyra e trajtimit të problemit të Kosovës para faktorëve ndërkombëtarë, bëri që bota ta admirojë kërkesën e tij për ndihmë në shpëtimin e një populli të pambrojtur nga makineria vrastare e serbosllavisë.
Ketë e kishte vërtetuar ambasadori e diplomati i njohur amerikan Richard Hollbrook, kur thoshte: "Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa këmbëngulësinë e Rugovës".
Se vërtet Ibrahim Rugova ishte shpëtimtar i qenies sonë kombëtare, e argumentojnë disa vite më vonë edhe personalitetet më të njohura botërore, si: Bill Klintoni, ish-president i SHBA-së e Toni Bler, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, para parlamentareve tanë në Kuvendin e Kosovës duke thënë: "ishte Ibrahim Rugova ai që na solli në Kosovë".
Lidhja emocionale që pati me popullin e vet Ibrahim Rugovën e bëri që të jetë udhëheqës shpirtëror, e bëri të mbetej përjetësisht në kujtesën dhe në mendjen e popullit si shpëtimtar i qenies sonë kombëtare, populli e do dhe e respekton si një profet të kohës sonë, nëpërmjet të cilit bota na njohu e na ndihmoi të çlirohemi nga vargonjtë serbosllavë.
Populli i Kosovës, sikurse e ka për nder të ketë pasur një lider të përmasave botërore, ashtu edhe e ka për obligim ta çojë në vend amanetin e tij, për një shtet sovran e demokratik, me simbole të vetat kombëtare, në vend të dizajnimeve antikombëtare aktuale.
Ideja e presidentit Rugova, e flamurit dardan për flamur të shtetit të Kosovës dhe e himnit "Kur ka ra kushtrimi n' Kosovë", janë ide që vetëm njerëzit e mëdhenj mund t’i projektojnë.
Flamuri dardan është pjesë e historisë sonë, i së tashmes, por edhe i së ardhmes sonë, i cili përmban elementet autoktone të popullatës shumicë në shtetin e Kosovës. Edhe himni sikurse flamuri simbolizon luftën e sakrificat e të gjitha trevave të Kosovës për çlirim e liri kombëtare.
Shumë popuj edhe më të mëdhenj se ne do të dëshironin të kishin pasur në radhët e veta një personalitet si Ibrahim Rugova. Që ne vitin 1998, Valter Veltroni, lider i opozitës italiane, pati thënë:"é un grande peccato che una grande personalità come Ibrahim Rugova faccia parte di un popolo così piccolo", që ne gjuhën shqipe do të thotë: "Është mëkat i madh që një personalitet kaq i madh si Ibrahim Rugova të jetë pjesë e një populli të vogël".
Kurse unë nga këtu do t’i thosha atij zotërisë, se ky nuk ishte mëkat por fat i madh për ne si popull i vogël, që patëm një njeri kaq të madh, një vizionar pragmatik, një lider të përgjegjshëm, një misionar të paqes që diti si ta shpëtojë një popull krejtësisht të pambrojtur nga shfarosja dhe gjenocidi serbosllav.
Rezistenca e tij aktive paqësore e inspiroi botën demokratike për t’i dalë në krah një politike të urtë e të drejtë, një vizioni properëndimor e demokratik.
Sikurse profetët e kohërave më të vjetra që kishin kundërshtarët e vet, ashtu edhe lideri ynë shpirtëror Ibrahim Rugova i pati kundërshtaret e vet politikë e ideorë, para të cilëve nuk u gjunjëzua asnjëherë dhe nuk iu përgjigj në asnjë rrethanë shpirtligjve, fatzinjve të kombit shqiptar.
Me gjithë kërcënimet e shantazhet, fyerjet e sharjet, akuzat e sulmet, Ibrahim Rugova ishte i vendosur në rrugën e tij, në misionin e tij prej profeti, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja, dhe asnjëherë nuk u ndal duke synuar të arrinte në qëllimin përfundimtar e që ishte PAVARËSIA e Kosovës, nocion ky që i rrodhi vazhdimisht nga goja deri në frymën e tij të fundit.
E pikërisht këtu qëndron madhështia e Profetit, njeriut që e bëri realitet Pavarësinë e Kosovës, me politikën e tij paqësore, që si shpërblim pati përkrahjen morale e materiale të botës demokratike që rezultoi me intervenimin ushtarak ndaj forcave ushtarake serbosllave.
Janë bërë krahasime të shumta mes figurave të shquara kombëtare, se kush ka bërë më shumë për kombin, për popullin e vet, janë bërë krahasime nga më të ndryshmet dhe pa dyshim Ibrahim Rugova është i pari që me lidershipin e tij, me aktivitetin e tij paqësor, arriti ta unifikojë gjithë faktorin kombëtar rreth lëvizjes paqësore (LDK), si dhe ta fitojë përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë në përpjekjet tona për çlirim, që ishte vendimtare në ruajtjen e shpëtimin e qenies sonë kombëtare nga shfarosja e dëbimi serbosllav.
Presidenti historik ishte dhe mbeti përgjithmonë sinonim i së mirës, i paqes e tolerancës, i guximit e qëndresës, i afrimit mes njerëzve, i dashurisë për bashkëkombësit dhe atdheun e vet.
Tani, kur trupi i tij prehet në paqe, në tokën dardane, të cilën aq shumë e deshi, shpirti i tij sikur është shndërruar në yll që shndrit e na i ngroh zemrat, na jep forcë edhe kur ajo na mungon, na jep shpresë edhe kur ajo nuk ekziston.
Kosovë, URIME ditëlindja e engjëllit tënd - Shpëtimtarit të qenies sonë kombëtare - Presidentit Historik IBRAHIM RUGOVA!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi