Marrëveshja e arritur paraqet shkelje të Kushtetutës

Marrëveshja në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, paraqet shkelje të Kushtetutës
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, e cila tash formalisht quhet menaxhim i integruar i pikave të kalimit, e kanë quajtur të dëmshme për Kosovën, pasi si e tillë është kundër vullnetit të qytetarëve dhe paraqet shkelje të Kushtetutës. Ata përkujtojnë se në marrëveshje nuk përmendet kufiri shtetëror i Kosovës dhe se thonë se çdo gjë që është më pak se sa kufiri shtetëror do të jetë në favor të Serbisë. Ndërkaq, drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë komentuar marrëveshjen.
Pas tri ditë negociatash maratonike ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të premten mbrëma në Bruksel është arritur marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve. Së paku kështu quhet në tekst marrëveshja, e cila sipas shpjegimeve zyrtare të Bashkimit Evropian nënkupton se palët gradualisht do të ndërtojnë post-blloqet e integruara, të përbashkëta dhe të sigurta nëpër pikat e kalimeve. EULEX-i, sipas mandatit do të jetë prezent.
Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Kosovapress se marrëveshja e arritur në Bruksel dobëson pozitën e Kosovës ndaj Serbisë dhe se ajo nuk do të ndikojë në heqjen e barrikadave në veri, por për më tepër do të përkeqësojë situatën.
“Marrëveshja e fundit ose konkluzionet e fundit që janë arritur në Bruksel në mesë të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, në fakt tregojnë disa pika të dobëta të zhvillimeve që kanë ndodhur. Një prej tyre është që Serbia me këtë marrëveshje po bëhet funksionale në Kosovë, ndërsa po i jepet rruga drejt BE-së. Në anën tjetër kemi një problem tepër të madh, i cili po theksohet jo vetëm nga Serbia, por tashmë edhe nga BE-ja publikisht që kufiri me Serbinë po njihet si kufi administrative dhe assesi si kufi shtetëror dhe marrëveshjet për menaxhimin e integruar të kufijve ndodhin në mes të vendeve të cilat e kanë njohur njëra-tjetrën, është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë dhe do të prodhojë pasoja që nuk i kemi parë asnjëherë, pra do të prodhojë pasoja negative”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, ndryshimi i terminologjisë së menaxhimit të integruar të kufijve me pikëkalim bëhet me qëllim që të dyja palët të interpretojnë marrëveshjen sipas dëshirës, por që në fakt marrëveshja është në dëm të Kosovës.
“Çdo gjë që është më pak se sa kufiri shtetëror dhe çdo gjë që është më pak se sovranitet dhe integritet për Kosovën, mendoj se është në favor të Serbisë dhe nuk duhet harruar se Kosova është e shqiptarëve dhe shteti është i qytetarëve të Kosovës dhe jo i shtetit të Serbisë. Pikat kufitare ose pikat që po i quajnë aty, janë më pak se pikat doganore të një shteti dhe rrjedhimisht është një terminologji e përdorur, e cila do të shkatërrojë shtetin e Kosovës”, ka thënë Molliqaj.
Ndërkohë që shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me këtë marrëveshje janë mbrojtur interesat kombëtare dhe është respektuar Kushtetuta e Kosovës, Molliqaj thotë se marrëveshja është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe vetë Kushtetutën.
“Duke pasur shumë pak gjasa që Parlamenti i Kosovës të mos i ratifikojë këto marrëveshje, edhe duke pasur parasysh se donë t’i shmangen vullnetit të qytetarëve të Kosovës, këta janë munduar që të gjitha gjërat t’i bëjnë. Mendoj që edhe vetë Kushtetuta e Kosovës është në kundërshtim me planin e Ahtisarit, është në kundërshtim me vullnetin e popullit, sepse është një dokument kundër vullnetit dhe ky dokument do të pasojë edhe me dokumente tjera”, ka thënë Molliqaj.
Vetëvendosje vlerëson se përmes kësaj marrëveshje vendi po rrezikon të shkojë drejt një bosnizimi dhe jo drejt një shteti të mirëfilltë.
“Kjo po tregon se ne po e njohim Serbinë dhe Kosovën brenda në aspektin formal dhe Kosova do të përfundojë funksionale me Serbinë, pa e njohur Serbia Kosovën dhe Kosova do të jetë as shtet, as jo shtet. Do të jetë një territorit, i cili nuk ka të bëjë me të qenit politik, por ka të bëjë me një territor i cili mund të ketë një pjesë të territorit, të cilin mund ta vetëqeverisë, por kurrsesi të jetë shtet normal demokratik siç janë shtete tjera. Do të jemi një shtet që do t’i ngjasojë kryekëput Bosnjës, ka gjasa që të jetë edhe më keq. Ne po shkojmë drejt një bosnjizimi të Kosovës, e jo drejt një shtetit qysh është ndërtuar Kroacia ose Sllovenia”, ka thënë Molliqaj.
Nga ana e tij, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili së bashku me këshilltarët e Kuvendit Komunal të shtunën ka vizituar disa lagje në kryeqytet, nuk ka dashur të prononcohet lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në Bruksel.
“Unë sot këtu jam në cilësinë e kryetarit të Komunës, kam dalë për objektet që kemi investuar dhe do të përmbahem që të mos jap deklarata të tjera, përpos atyre që sot i kam destinuar, sepse kam thirr këshilltarët e kuvendit të komunës që t’i vizitojnë objektet”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë përmes telefonit për Kosovapress se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve ka dëmtuar Kosovën, duke e rikthyer në periudhën e UNMIK-ut dhe se paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
“Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë për neve paraqet shkelje e Kushtetutës se Republikës së Kosovës dhe rezolutës së aprovuar në Parlamentin e Kosovës për arsye se aty nuk përmendet kufiri shtetëror i Kosovës gjë që ka qenë deklarim i kryeministrit dhe i zëvendëskryeministres se do ta mbajnë qëndrimin e tillë. Kjo marrëveshje e ka degraduar dialogun dhe e ka dëmtuar Kosovën, sepse po e rikthen Kosovën në periudhën e UNMIK-ut”, ka thënë Isufi.
Për më tepër, Isufi vlerëson se Kosova nuk ka fituar asgjë nga kjo marrëveshje, ndërkohë që Serbia do të fitojë statusin e kandidatit për BE.
“Serbia i ka dy qëllime, njëri është që ta fitojë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, po ashtu i ka zgjedhjet e brendshme, të cilat donë të përfitojë në kohë, ndërsa Kosova në këtë rast vetëm ka humbur dhe s’ka fituar asgjë”, ka thënë Isufi.
Ndryshe, në tekstin zyrtar të BE-së propozimi i cili fillimisht është quajtur menaxhim i integruar i kufirit, më vonë i zbutur në menaxhim të integruar të vendkalimeve kufitare, tash zyrtarisht dhe formalisht quhet menaxhim i integruar i pikave të kalimit, andaj fjala kufi më nuk qëndron në tekstin e marrëveshjes. Në marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen 6 vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Marrëveshja është arritur në parim, nënshkruhet të premten?
» RAMUSH HARADINAJ KA ARRITUR NË KOSOVË
» Ramush Haradinaj ka arritur në Kosovë
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Buja paraqet rezultatet për dhjetë muajt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi