Ne pleqtë e azilit ju rrëfejmë historitë tona
Faqja 1 e 1
Ne pleqtë e azilit ju rrëfejmë historitë tona
Ne pleqtë e azilit ju rrëfejmë historitë tona
Nga Ermelinda Hoxhaj
Secili prej të moshuarve në azilin e Tiranës ka një tragjedizmë për të treguar nga jetët e veta. Dikush është lënë në harresë nga familja, nga fëmijët që i ka rritur me mund, e dikush tjetër nuk ka më asnjë preson të familjes. E vetmja gjë që u ka mbetur është të mbërthehen fort pas kujtimeve, që edhe pse të largëta, një pjesë e tyre janë të bukura. E janë pikërisht ato, të cilat iu kthejnë zjarrin e vetëm që u ngroh shpirtin. "Në këtë jetë, e vetmja gjë që më ngroh shpirtin janë kujtimet. Ato gjëra të cilat që dikur i quaja të parëndësishme, sot janë bërë arsyeja ime e jetës, janë kthyer në ushqim për shpirtin", - rrëfen pjesëtarja më e re e shtëpisë së të moshuarve. Edhe pse përpiqen të jenë të hareshëm me njëri-tjetrin apo me ata pak mysafirë që kanë, trishtimit nuk i fshihen dot. Askujt prej tyre nuk do t'i shkonte mendja, që ditët e fundit të jetës do t'i kalonin në një shtëpi të moshuarish. Në godinën e azilit janë të akomoduar 26 të moshuar, ku pesë prej tyre janë gra. Secili prej tyre ka një histori të trishtë dhe të dhimbshme në jetën e vet, dhe se si arritën të përfundonin në këtë shtëpi të moshuarish. Në historitë e tyre ka mjaft dhimbje, shumë lot e vajtime. Por në kujtesën e këtyre të moshuarve janë skalitur shumë kujtime të paharrueshme, të cilat u japin një ndriçim në sytë e tyre.
Riza Shasha
Për të, jetesa në shtëpinë e të moshuarve është menduar si zgjedhja e vetme. Rizai ka pasur fatkeqësinë që në moshë shumë të re të mos shikojë për shkak të plasjes së një granate gjatë kohës kur ka qenë ushtar. "Pas moshës 18-vjeçare nuk kam parë më. Edhe pse nëna ime më ka shërbyer për shumë vjet, para nëntë vjetësh zgjodha që të vija të jetoja në shtëpinë e të moshuarve. Nëna ime asokohe ishte 85 vjeç, dhe e kishte të pamundur që të kujdesej për mua, ndaj zgjodha të vija këtu. Jetesa këtu ka pasur një sërë problemesh, por këtë vit situata është më e mirë, pasi dhe në dhomë nuk jemi shumë persona, kemi gjatë gjithë kohës ujë e drita", - tregon për "Gazetën" Rizai. Edhe pse i verbër, ai e ka vënë re diferencën që ka pësuar godina pas rikonstruksionit. Gjatë paradites ai preferon të rrijë në tavolinat që janë pranë hyrjes së godinës së azilit, duke bërë muhabet me pjesëtarët e tjerë.
Adil Arapi
Këtu në azil u bënë më shumë se gjashtë vjet që jetoj. Pas vdekjes së gruas dhe të prindërve, askush nuk mund të kujdesej për mua, pasi nuk kam asnjë fëmijë. Ndaj, zgjidhja e vetme për mua ishte të transferohesha këtu. Ardhja në azil ka qenë shumë e vështirë për mua, sepse nuk doja të lëvizja nga tokat dhe shtëpia ime në Përmet. Por vëllezërit e mi, duke qenë se jetonin në Tiranë me familjet e tyre, mendonin se këtu ata do më kishin më afër, pra do ishte më mirë. Ata janë familja ime e vetme dhe kujdesen shumë për mua, pasi vijnë e më takojnë shpesh. Qëndrimi në fillim në azil ka qenë i vështirë, sa të mësohesh dhe me idenë, por tani e shikoj si shtëpinë time të vetme. Edhe pse me njëri-tjetrin mund të kemi keqkuptime, se në të moshuarit jemi si fëmijët e vegjël e na mbetet hatri shpjet, këtu kalojmë mirë. Sidomos këtë vitin e fundit kemi filluar të bëjmë edhe shumë aktivitete, shkojmë në qytete të ndryshme". Kjo ka qenë dhe historia e Adilit, i cili e tregon me shumë dhimbje faktin që në jetë nuk arriti të provonte fatin e të qenit baba. Kështu, shpresa e tij e vetme se ndofta vitet e fundit të jetës nuk do t'i kalonte në shtëpinë e të Moshuarve, u përmbys përgjithnjë.

Luljeta Karaudhi
Çdo person që është strehuar në azil, ka një tragjedi në jetën e vet. Ashtu është edhe për 70-vjeçaren Luljeta Karaudhi. Pas vdekjes së të shoqit, ajo jetonte vetëm me të bijën, të cilën e kishte të paralizuar qysh e vogël pasi kishte rënë dhe kishte dëmtuar trurin. Por kalvari i vuajtjes së 70-vjeçares nuk merr fund. Duke qenë se lekët nuk i mjaftonin të mbante veten, të bijën dhe të ëmën që jetonte me të, ajo vendosi që të shiste shtëpinë dhe t'i fuste lekët në firmat piramidale. Si tragjedia e shumë shqiptarëve asokohe ajo humbi gjithçka, dhe çatinë që kishte mbi kokë. Pas vdekjes të së ëmës dhe të së bijës ajo mbeti fillikat. Me pensionin që kishte nuk mund të jetonte dot me shtëpi me qira. Por për fat të mirë, një familje e ndihmoi duke i dhënë mundësi që të jetonte në bodrumet e shtëpisë së tyre. Si tregon 70-vjeçarja, ajo jetoi për shumë vjet në bodrum, mundohej që me atë pak pension që kishte të mbijetonte. Por prej 9 muajsh ajo jeton në azilin e Tiranës. Në dhomë me Luljetën jeton edhe Dallëndyshe Fila, 53-vjeçarja. Të dyja bashkë, këto dy gra të zhgënjyera nga fatkeqësitë e jetës mundohen që të kalojnë sa më mirë. Duke u kthyer për njëra-tjetrën si ajo familja që u ka munguar prej shumë kohësh. "E di shumë mirë që ne pleqve nuk na do njeri. Por është tepër e vështirë për ata që i kanë fëmijët dhe nuk kujtohen për ta. Pasi unë s'kam më asnjë njeri të afërm në këtë botë, dhe për mua kjo dhomë është shtëpia ime e re. Por fëmijët e këtyre që i lënë prindërit në azil dhe nuk kujtohen për ta as një ditë të vitit, ndofta më vonë do bëhen pishman, se askush nuk mbetet përjetësisht i ri", - tregon 70-vjeçarja. Për të, transferimi në azilin e Tiranës ka qenë një jetë e re, pasi të jetosh në një bodrum për disa vite fare vetëm, është shumë e vështirë. "Këtu ndihem shumë mirë, më duket sikur jemi një familje", - thotë Luljeta.
G. Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pleqtë e Kosovës nuk trajtohen sa duhet
» Në Arbanë me historitë e Luftës
» Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë"
» Sakcinski: Akt pas akti, historitë e trimit Skënderbe
» Nagavci: 810 nxënës të Prishtinës marrin rrugën e azilit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi