Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR! Empty Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 12:16 am

Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR!

Vargjet iu janë dedikuar të gjithë të dashurva tanë në ditën e emrit të tyre: Nikollë, Nikoletë, Nikolinë, .... që e patën para dy ditësh! Gëzuar!

Mentor Thaqi:LUTJE N´ZEMËR, URIM PËR EMËR! 382763_317464658282946_100000582437455_1125285_2144466005_n
T´falem o Zot,
për dashninë tande,
për mendjen e kthjelltë
si e kaltërta e qielltë,
na beko sot
me atë Uratë t´Madhe,
me atë ngrohtësi t´dielltë,
n´dashni t´mbjelltë!

Ev lum e lum,
s´na duhet protokolli
i kurrfarë pushteti,
që t´urojmë mbarësi,
n´zemërgjanësi shum
“G´zuar Shën Kolli”,
shkëmbejmë mes veti,
pët Nikollët, n´Shëntëri!

Po po, për Nikollët,
Nikolina e Nikoleta
që kanë Ditën e Emrit,
t´pagëzuar prej Hyjit-Zot,
shpirtbardhët, mendjehollët,
që i fisnikëroi dhe jeta,
një Urim plot zemër,
me respekt e dashuni plot!

Ky Shën Koll i shenjtë,
Shën Koll i Shqiptarëve,
nga Trungu Ilirik,
shekujve u ruajt n´Zemra,
nderohet me të drejtë,
në Nderim të t´parëve,
një Shëntërim Fisnik,
n´Trashëgimi me Emra!

Gëzuar Shënkolli,
që mbarësi solli!


Mentor Thaqi VS., 05.12.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi