7 prill 1939 – 7 prill 2009: 70-vjetori i qëndresës antifashiste
Faqja 1 e 1
7 prill 1939 – 7 prill 2009: 70-vjetori i qëndresës antifashiste
7 prill 1939 – 7 prill 2009: 70-vjetori i qëndresës antifashiste
70 vjet më pas, bash më 7 prill, në selinë e NATO-s në Bruksel po valëvitet flamuri shqiptar krahas flamurëve të anëtarëve të NATO-s dhe atij italianë.
70 vjet më pas, bash më 7 prill, në selinë e NATO-s në Bruksel po valëvitet flamuri shqiptar krahas flamurëve të anëtarëve të NATO-s dhe atij italianë.
Heroizmi dhe drama e një luftëtari të (PA)HARRUAR, Stefan Maliko – bashkëluftëtar i Mujo Ulqinakut
- Intervistë me shkrimtarin Sazan Goliku -
Bisedoi Albert Zholi
U mbushën 70 vjet nga dita e zezë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë në mënyrën më të paturpshme e barbare, për të realizuar ëndrrën sa utopike, aq dhe absurde të ringjalljes së Perandorisë Romake në shekullin XX. Shqipëria e vogël, e varfër, e copëtuar, e porsa dalë nga pushtimi shumëshekullor osman, nga dy luftëra ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore u gjet e papërgatitur përballë sulmit të pabesë të "aleatit" të madh që synonte ta "shpëtonte" nga pavarësia e saj. Por sidoqoftë, shqiptarët luftuan.
Pyetje: Në gjakun e derdhur të luftëtarëve shqiptarë të lirisë në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë ishte edhe gjaku i Stefan Maliko Gogës. Ju e keni njohur nga afër. Cili ishte ai?
Përgjigje: Unë kam pasur lidhje familjare me Stefanin. Ai ishte martuar me Vanon, një nga vajzat e xhaxhait tim, Koço Koçit, dhe unë e kam njohur që i vogël. I ati i Stefanit kishte ardhur në Durrës nga fshati Prongji i Gjirokastrës, për të punuar si murator. Stefani mbaroi shkëlqyeshëm shkollën dhe hyri në marinë, së pari si marinar i thjeshtë, pastaj u bë nënoficer. Në udhëtimet e shërbimit Durrës – Vlorë – Sarandë – Korfuz - Shëngjin - Ulqin kishte zënë shokë e miq. Në Vlorë bujte te hoteli i babait tim, Mihalit, me të cilin zuri miqësi dhe shkëmbenin haptas opioinenet e tyre politike. Që i vogël unë shkoja me gëzim nga Vlora në Durrës, ku Stefani dhe fëmijët tij më prisnin me shumë dashuri, si djalë i familjes. Kam qenë në gjimnaz, kur i kam çuar romanin "Lufta e paqja" të L.Tolstoit në italisht. Më vonë ai më tha: "Ky roman nuk është vetëm vepër artistike, po dhe filozofike e psikologjike". Detarët lexojnë dhe Stefani kishte përvojë jete dhe horizont kulturor. Ishte i sjellshëm. Nuk e ngrente kurrë zërin. Përpara qëndrimeve arrogante të ndonjërit, me zë të ulët thoshte: -Mirë, mirë, qetësou – me një nënqeshje të lehtë ironie. Të tillë , të përkushtuar në punë e studime, të dashur e të edukuar i ka dhe fëmijët. Kur e takoje e flisje me Stefanin, nuk të shkonte në mendje se kishe përpara një nga "kokëkrisurit" që, edhe pse e njihnin mirë forcën e kuçedrës fashiste, u "ngujuan" atje në breg të detit për t'i treguar vetes e botës se liria është vetë njeriu. Ai nuk fliste për veten. Me këmbënguljen time më tregonte vetëm pak gjëra nga akti i tij.
Pyetje: Çfarë të ka treguar ai për 7 prillin e 1939-ës?
Përgjigje: 7 prilli mbeti lavdia dhe drama e Stefanit. Kur u mor vesh se flota dhe ushtria italiane u nisën për të pushtuar Shqipërinë, Stefani, bashkë me Mujo Ulqinakun, që e kishte epror dhe shok të hershëm, edhe pse nuk morën ndonjë urdhër nga lart, hapën depot e armëve dhe ua shpërndan qytetarëve të Durrësit që ishin turrur të dëshpëruar e të revoltuar si asnjëherë nga lajmi kobzi i sulmit që pritej. (Shumë vite më vonë këta qytetarë shkonin te Stefani për të marrë vërtetim, se ai u kishte shpërndarë armë e municion më 6 e 7 prill, për të marrë 1000 lekëshin e Luftës. Paradoksi, vetë Stefanit ky pension plus nuk iu dha kurrë). Atë mëngjes të 7 prillit sulmi fashist nga deti dhe qielli mbi portet e Shqipërisë ishte i pabarabartë; shqiptarët qëndruan burrërisht deri sa u vranë e u plagosën dhe iu mbaruan municionet. Stefani hapte zjarr me mitralozin e tij "breda", ndërsa Mujo Ulqinaku, rreth njëqind metra më në jug pranë Tores, gjuante me mitralozin e tij dhe jepte urdhra. Në librin "Mujo Ulqinaku" (1975, faqe 183) të M.Zeqos, shkruhet: "Hamit Dollani u vra dhe mitralozi i tij heshti. Pas pak u plagos rëndë Stefani dhe humbi ndjenjat. Kështu që heshti dhe mitralozi i tij". Për saktësi, siç më ka treguar vetë Stefani, ky u plagos përpara se të vritej Mujoja.
Këtu nuk është vendi për të përshkruar luftën, aq më tepët që kjo është detyrë e historianëve, por dua të vë në dukje faktin se pasi u pushtua Durrësi, italianëte çuan Stefanin për mjekim në Brindiz. Në anije kishte dhe shumë ushtarë të plagosur italianë. Krahas barbarisë fashiste ishte e pandarë edhe demagogjia e hipokrizia e pushtuesve. Në spital mjekët i thanë Stefanit se krahune majtë duhet t'ia prisnin që në rrëzë, përndryshe do t'i bëhej gangrenë, por ai nuk pranoi. Meqenëse plumbi i kishte mbetur në damar nuk ia hoqën. E pati në krah atë plumb gjithë jetën deri në varr. Nuk pranoi të qëndronte në Itali, po ashtu, me krahun e fashuar u kthye në Durrës.
Pyetje: Ç'qëndrim mbajti Goga gjatë Luftës?
Përgjigje: "Ai mbeti invalidi i parë i Luftës për liri", e ka quajtur Xh. Lluri, një bashkëluftëtar i tij. Stefani ishte nga të parët që u aktivizua në veprimtaritë ilegale dhe në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Ai ishte i pari që e ngriti lart, te pushtetarët e rinj pas Çlirimit të vendit, figurën heroike të Mujo Ulqinakut. Ishte e paçmueshme ndihmesa e tij në organizimin e flotës sonë detare në ato vite. Ai u emërua komandant i distriktit detar të Durrësit dhe komandanti i parë i Kapitenerisë së Përgjithshme.
Pyetje: Ç'mund të na thoni për incidentin që i ka ndodhur Stefanit në Detin Adriatik?
Përgjigje: Atdhetaria e lartë e këtij luftëtari u shfaq qartë me gjithë përmasat e saj në një ngjarje tjetër dramatike. Duke lundruar me shërbim nga Vlora për në Durrës u këput kavoja e dragaminës dhe Stefani me 11 marinarë të rinj mbetën në det të hapur në mëshirë të dallgëve. Pas ca ditësh rrymat i nxorën në afërsi të Barit në Itali. Në Shqipëri i quajtën të humbur, sepse s'kishte asnjë informacion për fatin e tyre. Vetëm me ndërhyrjen e Ambasadës sonë në Bullgari u morr vesh se ishin gjallë në Itali. Stefani, bashkë me marinarët, me gjithë propagandën dhe presionin e autoriteteve italiane që ata të qëndronin atje si të arratisur politikë (duhet të kemi parasysh se kishte nisur Lufta e Ftohtë), nuk pranuan dhe vetëm pas disa muajsh u lejuan të ktheheshin në Atdhe, ku u pritën me nderime dhe u dekoruan.
Pyetje: Pse më pas u hesht, nuk u përmend ky luftëtare kuadër i vlefshëm, por u persekutua deri me rrëzimin e diktaturës?
Përgjigje: Ai u godit rëndë, u hoq nga të gjitha funksionet dhe u çua të punonte punëtor krahu në bonifikimin e fushave të Kavajës për vite të tëra. Ai nuk u thirr asnjëherë në ceremonitë që zhvilloheshin në Durrës në përkujtim të rezistencës së popullit tonë më 7 prill 1939. Kur ishte me një këmbë në varr, organet e diktaturës mbajtën në Degën e Brendshme 5 ditë dhe i bën shantazhe dhe presione që të pranonte se ishte bërë agjent i italianëve. Një akt i tillë e vrau shumë shpirtërisht këtë atdhetar të vërtetë. Dhe i gjithë ky persekutim konsekuent – vetëm pse gjoja nuk i kishte rrëfyer Partisë se italianët i kishin akorduar një dekoratë (për efekte propagandistike) me rastin e "unifikimit" të ushtrisë shqiptare me atë italiane, dekoratë që, siç më ka treguar vetë Stefani, nuk e mori kurrë.
Pyetje: Si është vlerësuar sot?
Pergjigje: Vetëm në nëntor të vitit 1997 Presidenti i Republikës i dha "Urdhrin e Artë të Shqiponjës". Nëse sot historianët duan të kenë një relike, një fakt material të padiskutueshëm të sulmit të 7 prillit dhe të qëndresës shqiptare, le të hapin varrin Stefan Maliko Gogës. Mes eshtrave të këtij luftëtari do të gjejnë edhe plumbin e armikut pushtues, që ai e mbajti në trup tërë jetën e tij të dallgëzuar.
70 vjet më pas, bash më 7 prill, në selinë e NATO-s në Bruksel po valëvitet flamuri shqiptar krahas flamurëve të anëtarëve të NATO-s dhe atij italianë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jahë Sadrija: Akademi Përkujtimore 2 prill 1999-2 prill 2009
» 7 prill 1939, Udhëkryqet e mbretit Zog
» Me 25 prill në Berlin mbahet Kampionati i diturisë „Berlini 2009“
» 30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009
» 3 vjetori shoqates "Scanderbeg" - 27 Korrik 2009
» 7 prill 1939, Udhëkryqet e mbretit Zog
» Me 25 prill në Berlin mbahet Kampionati i diturisë „Berlini 2009“
» 30 vjetori i Fletushkës "Ushtima e maleve" (Kosovës) 1979 / 2009
» 3 vjetori shoqates "Scanderbeg" - 27 Korrik 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi