Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeziu i gatshëm të bashkojë LDD-në me LDK-në

Shko poshtë

Kryeziu i gatshëm të bashkojë LDD-në me LDK-në Empty Kryeziu i gatshëm të bashkojë LDD-në me LDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 5:35 pm

Kryeziu i gatshëm të bashkojë LDD-në me LDK-në

Kryeziu i gatshëm të bashkojë LDD-në me LDK-në Eqrem_kryeziu-

Shprehet i gatshëm ta rifillojë misionin për bashkimin e LDK-së me LDD-në, të cilin e kishte përmendur pa sukses në kohën kur në krye të partisë ishte Fatmir Sejdiu. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Eqrem Kryeziu thotë se një bashkim i tillë do ta forconte partinë më të madhe opozitare.

Mohon akuzat e liderit të LDD-së Nexhat Daci se LDK-ja po ia trafikon anëtarësinë kësaj partie, ndërsa kërkon nga ai që t’i bashkojë forcat me LDK-në. “Qëllimi i këtij bashkimi do të ishte kthimi në pushtet dhe ndërtimi i një qeverie të përgjegjshme e cila do të udhëhiqte mirë me Kosovën”, - ka thënë Kryeziu.

Ndërkohë, Kryeziu thotë se nuk i shkon mendja të kandidohet për president të vendit, ndërsa arritjen e marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufijve e sheh si jo fort të ‘hajrshme’ për Kosovën. Kurse idenë e mikut të tij, Lutfi Hazirit, për lëkundjen e kufijve, e quan të pamatur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi