Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Veriun do ta bashkojë unë

Shko poshtë

Haradinaj: Veriun do ta bashkojë unë Empty Haradinaj: Veriun do ta bashkojë unë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 10:53 pm

Haradinaj: Veriun do ta bashkojë unë

Idriz Morina
Qeveria aktuale po abuzon me pushtetin, po e bënë Kosovën më të varfër dhe po e humb prestigjin, vlerëson Haradinaj duke iu ofruar qytetarëve një alternativë të së djathtës, të cilën pretendon ta bashkojë.



Haradinaj: Veriun do ta bashkojë unë INTER
Rrëfimi për bashkimin e të djathtës nga Ramush Haradinaj.

I qetë, dhe pa asnjë dilemë në vetën e tij, i rrethuar nga dhjetëra zyrtarë partie, fillon punën që në orët e hershme të mëngjesit dhe pa i mbyllur thuaja gjatë gjithë ditës. Duket se asgjë nuk e lodh, nuk ka halle apo dilema për të ardhmen. I bindur se nuk e ka përfunduar misionin e tij me luftën në Kosovë, dëshiron të rikthehet në krye të skenës politike në Kosovë. Së fundi i ka bërë ofertë të djathtës që të bashkohet me të. Ai thotë se ky është një vizion i iniciuar nga ai, prandaj i ka takuar edhe ta bëjë propozimin që të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit. Nuk pajtohet me qeverisjen aktuale, që sipas tij po e gremis vendin, dhe për këtë beson se alternativa e ofruar nga ai është shpëtim nga korrupsioni, kontrabanda, abuzimet dhe trysnia ndaj institucioneve të pavarura si ndaj policisë e gjyqësorit dhe ajo që është më e rëndësishmja, ai dëshiron ta bashkojë veriun. Ramush Haradinaj, kryetari AAK-së, ju rrëfen se si partia e tij u bë e djathtë, në intervistën për “Bota sot”.
Bota Sot: Së fundi keni bërë thirrje për bashkimin e së djathtës, sa është e realizueshme kjo ide dhe a mund të bashkohet ky spektër deri në zgjedhjet nacionale, pasi si duket është e pamundur të ndodhë deri në vjeshtë?
Haradinaj: Ajo që është më rëndësi është që partitë e spektrit të njëjtë të gjejnë mënyrat për të bashkëpunuar. D.m.th. bashkëpunimi është i nevojshëm të jetë pasi bëhet fjalë për partitë e spektrit të njëjtë. Pastaj ky bashkëpunim mund të avancojë edhe në projekte të përbashkëta, si ato zgjedhore ta zëmë zgjedhjet nacionale, në rast të vullnetit të mirë është e mundur, por varet nga vullneti i partive të spektrit të njëjtë në këtë rast. Vështirë është të parashikohet se si do të ndodh, por në rast se ekziston vetëdije, vullnet edhe mund të ndodh.
Bota sot: Thirrja juaj u bë pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha. Së fundi në takim ishin edhe zyrtar të LDK-së. Është bërë nxitës për bashkimin e të djathtës këndej z. Berisha, apo ju po e merrni modelin e Z. Berisha për bashkimin e të djathtës, dhe arritjen e fitores?
Haradinaj: Ne u profilizuam në kuvendin e fundit zgjedhor. Me vota kuvendi mori vendim të jetë parti e djathtë. Kjo do të thotë se ka ndodh si rezultat i një analize të gjatë, i debatit të brendshëm dhe ka ndodhë po them ashtu profilizimi ynë, profilizim i cili duhet të avancohet. Për të arritur këtë profilizim dhe njëkohësisht edhe për të marr përvojat e ndërsjella, ne e kemi filluar bashkëpunimin me partitë e spektrit të njëjtë shqiptarë, me ato në Kosovë kemi bashkëpunim me LDK-në dhe LDD-në, mirëpo kemi shkuar në formalizim të këtij bashkëpunim edhe me Partin Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, me z. Meduh Thaçin kryetar, me Partin Demokratike Shqiptare në Preshevë z. Ragmi Mustafa, me Ballin Kombëtar të Kosovës, z. Ahmet Mulliqi dhe së fundi njëjtë kemi vepruar me Partinë Demokratike të Shqipërisë, që për ne është një ngjarje e madhe në jetën tonë si parti politike, por mendojmë edhe në jetën partiake të shqiptarëve, sepse kemi kaluar në një nivel tjetër të marrëdhënieve, që Kosova si shtet i pavarur ka sfidat e veta dhe sfidat tjera, por me partitë politike mund të avancojmë bashkëpunimin. Modeli i së djathtës në Shqipëri ka qenë një model i natyrshëm kur e djathta ka dal me një koncept të përbashkët dhe unë personalisht e admirojë, pra e kam përkrah. Jo vetëm kaq ne si subjekt politik, si rezultat i këtij profilizimi pozicionimin tonë e kemi shpreh me bindjen tonë se fitorja e djathtës në Shqipëri do të ishte e dobishme për Kosovën njëkohësisht, edhe kryeministri Berisha formoi qeverinë prapë.
Bota Sot: Ndoshta marr nga aspekti tradicional elektorati në Kosovë ka një bindje kryesisht të djathtë, dhe dominohet nga kjo për dallim nga Shqipëria. A është kjo ndoshta një lehtësim dhe një shkak që të përcaktoheni si parti e djathtë?
Haradinaj: Tani njerëzit dhe partitë politike bëjnë analizë, të asaj se kush janë, kush është vendi i tyre dhe cilat politika i sjellin përparim vendit. Është e njohur se politikat e djathta ekonomike edhe nacionale kanë qenë dukshëm më të suksesshme gjatë periudhave që shkuan, si rezultat i kësaj ne kemi marr drejtimin tonë të djathtë, qendër e djathtë dhe po avancojmë. Natyrshëm dallojnë po them që ka specifika Kosova dhe Shqipëria, mirëpo është e mirë që votuesi shqiptar në Shqipëri u përcaktua për politika të djathta ekonomike dhe shtetërore. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së premte të gazetës "Bota sot").
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi