Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:“Mshelne gojën bubrreca!

Shko poshtë

Bajrush Morina:“Mshelne gojën bubrreca! Empty Bajrush Morina:“Mshelne gojën bubrreca!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 11, 2011 9:31 pm

“Mshelne gojën bubrreca!


Bajrush Morina:“Mshelne gojën bubrreca! Qq5bajrush+morina-1
Shkruan: Bajrush Morina
Debate parlamentare

“Mshele gojën Kamish kur flas unë! Mshele! Mshele! Mshele!”. “Ti je i vogël sa bubrreci me i thonë dikujt mshele!”
Ky fjalor nuk është dëgjuar në lagjen tuaj ose në rrugët e fshatit o të qytetit tuaj. Këtë fjalor nuk e kanë përdorur fëmijët e lagjes suaj, të fshatit o të qytetit tuaj. Ky fjalor nuk besoj se është fjalor i shumicës së fëmijëve të Kosovës aq më pak i fëmijëve të sotëm që kanë kaluar nëpër çerdhet shkollore, në arsimin parashkollor dhe atë shkollor fillor.
Ky fjalor është dëgjuar në Kuvendin e Kosovës, në institucionin më të lartë të debateve parlamentare të shtetit të Kosovës. Këtë fjalor e kanë përdorur dy deputet të Republikës së Kosovës të cilët tash e një vit shtyhen me bërryla “si buajt në zgjedhë” se cili është “ma i forti”, cili është më i mençuri e cili është më patrioti. Këta dy deputetë të Kuvendit të Kosovës tash e një vit nxjerrin nga goja fjalë të cilat, sipas etikës pedagogjike, janë të ndaluara të përdoren në vendet publike. Kur flasin këta deputetë edukatorët në çerdhe të fëmijëve apo prindërit në shtëpi duhet të ndërrojnë patjetër kanalin televiziv, ose duhet ta kodojnë aparatin televiziv me një program special që kur të flasin këta deputetë, të ndalet transmetimi ose të kërkohet një kod i veçantë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Florin Krasniqi i drejtohet deputetit të Partisë Demokratike Bekim Haxhiu – Kamishi me këto fjalë: “Mshele gojën Kamish kur flas unë! Mshele! Mshele! Mshele!”
Deputeti i Partisë Demokratike Bekim Haxhiu – Kamishi ia kthen me të njëjtin ton deputetit Krasniqi duke treguar se “Ti je i vogël sa bubrreci me i thonë dikujt mshele!”
Të gjithë ata teleshikues që kanë qenë të dënuar të dëgjojnë këto fjalë apo këtë debat të ndytë parlamentar të këtyre dy deputetëve sigurisht se janë ndier keq, u kanë dërguar nëpër dhëmbë nga një “selam” që të dyve e ka pasur të atillë që e kanë “sharë” vetë me vete edhe partitë, edhe Kuvendin, edhe Qeverinë e madje edhe shtetin.
Ky fjalor i ndytë i këtyre dy deputetëve vjen nga ata deputetë të cilët rrahin gjoks e krekosen si gjelat maje plehut me patriotizmin e tyre se kanë qenë gjoja ushtarët e parë të UÇK-së, se e kanë ndihmuar luftën e UÇK-së, se kanë marrë pjesë në beteja të lavdishme të UÇK-së dhe se tash me vota (të vjedhura) të popullit kanë ardhur në Parlamentin e Kosovës.
E në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Këta deputetë ia kanë parë “hairin” luftës në Kosovë. Lirisht mund të quhen “profiterë të luftës”. Para lufte njëri ka ndërtuar kulme e pullaze nëpër kampet ndërtimore të Amerikës.
Tjetri mezi ka siguruar kafshatën e gojës për vete dhe familjen e tij si shumica e shqiptarëve.
Njëri krekoset se ka pasur gjyshin e babanë mësues e që me fjalorin e vet që e përdor në Kuvend del se gjyshi dhe babai i tij i kanë edukuar të gjithë fëmijët e tjerë të fshatit, por jo edhe nipin dhe djalin e vet.
Tjetri nuk dihet a e ka kryer “kollin e keq apo fruthin”, por për fjalën edukim parashkollor as që ka dëgjuar ndonjëherë e lere më për ndonjë provim fakultetit.
Njëri ka përfituar miliona nga privatizimi i egër e i keq me ligje të UNMIK-ut në Kosovë duke blerë e shitur pasuri të Kosovës dhe sot konsiderohet si milioner, e tjetri e ka disafishuar pasurinë e tij të regjistruar dhe sigurisht se e ka fshehur edhe më shumë se gjysmën e saj në emër të tjetërkujt.
Njëri është bëre deputet duke i blerë votat me euro e me dollarë e tjetri, edhe pse ka qenë në listë i fundit nga Partia Demokratike, pra i 109-ti, ka arritur të bëhet deputet duke bërë presion e duke i vjedhur votat me të madhe.
Blerja dhe vjedhja e votave tashmë është vërtetuar edhe nga drejtësia, sepse janë më shumë se 30 veta që gjoja po ndiqen penalisht për manipulim të votës së zgjedhjeve nacionale të vitit të kaluar.
Njëri vjen nga një parti politike që propagandon patriotizmin e tyre të vonuar për flamurin kuq e zi e për bashkim kombëtar (një ide kjo e kamotshme e shqiptarëve, por që duket se disave prej djemve të kësaj partie politike u ka munguar në të kaluarën e tyre) e tjetri vjen nga një parti tjetër politike e cila veshtë na i ka shurdhuar me lavde e parulla bajate se “lirinë jua sollëm ne” si dhe sytë na i kanë qorruar duke ngritur njërin gisht të dorës përpjetë e që pastaj kur e ulnin dorën dhe gishtin nuk dihej se ku e futnin.
Ja këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Këta janë “patriotët” e djeshëm e milionerët e sotëm të Kosovës. Këta janë të zgjedhurit e Kuvendit me vota të blera e të vjedhura. Këta janë “rrugaçët” e Kosovës që na e kanë sjellë në Kuvend fjalorin e fëmijëve pa edukatë e të fëmijëve rrugaçë!
Të nderuar lexues, ju kërkoj falje për këtë fjalor të papastër që përdora në këtë shkrim! Por për deputetët e apostrofuar nuk mund të përdoret ndonjë fjalor tjetër. Ata e kuptojnë vetëm këtë fjalor dhe për ata duhet të shkruhet vetëm me këtë fjalor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi