Bajrush Morina:Sa kushton një tender, ju lutem?
Faqja 1 e 1

Sa kushton një tender, ju lutem?
Shkruan Bajrush Morina
“Malli i mirë, i zoti serbez!”. Se ç’më kujtohet kjo fjalë e urtë popullore të cilën e kam dëgjuar që moti. E kam dëgjuar dhe e kam gjetur në një nga përmbledhjet e Instituti Albanologjik të Prishtinës me fjalë fjalë të urta popullore.
Por më mirë se sa unë dhe lexuesit e gazetës, duket se kuptimin kësaj fjale e kanë kuptuar pushtetarët e Kosovës së pasluftës. Ata që me të madhe “shesin” tenderë të ndryshëm, një nga “mallrat’ më të kërkuara në Kosovën e pasluftës. Dhe shitja e këtyre tenderëve bëhet me çmime marramendëse.
Dikush do të thotë se tenderët nuk shiten?!
Shiten si nuk shiten! Prapa tenderëve qëndron “malli” e prapa “mallit” qëndron “përqindja”. Në fakt, tenderët janë letra, por janë “letra me vlerë”. Tenderët kanë një shumë të caktuar të cilën shumë e synojnë disa kompani. Pastaj, në këtë joshje të kompanive për një tender, janë “të zotët e tenderëve” që rrinë “serbez” për mallin e tyre. E dinë se e kanë “mallin e mirë” dhe e dinë se do ta ‘shesin” sigurisht këtë “mall”. Gjithçka që ju mbetet është të shtyhen në pazar: kush jep më shumë! Dhe kjo “kush jep më shumë” nuk nënkupton vetëm kush e blen tenderin më shtrenjtë, por kush “jep më shumë” përqindje, apo thënë me fjalorin e modernizuar, “kush e jep tallin ma të madh!”.
Në gjithë këtë përshkrim tonin mund të mendohet se ka vetëm fjalë, fjalë dhe asgjë më shumë.
Por e keqja është se prapa këtyre fjalëve qëndrojnë tenderët. E prapa tenderëve qëndrojnë zyrtarët e pushtetit, sepse tenderët janë “mallra” që zot shtëpie i ka pushtetarët. E pushteti, sa më i madh që të jetë pushteti aq më i madh është shëndeti i zyrtarëve. Madje, fatkeqësisht edhe i zyrtarëve në pushtet edhe i zyrtarëve në opozitë?
A ju kujtohen fytyrat e liderëve në pushtet e në opozitë para disa vitesh? Kanë qenë me frizura të thjeshta, me fytyra të mprehta, me veshje modeste e me pamje normale si gjithë qytetarë e tjerë të Kosovës?
Po sot?
Sot duken ndryshe madje edhe fytyrat e opozitarëve. Bile a ju kujtohet sa i dobtë dukej Glauk Konjufca para dy a tri vitesh. I gjatë, i thatë në fytyrë, i thjeshtë!
Ndërsa sot!
Hë mbrëmë e pashë në televizor dhe pamja e parë që më ra në sy është shëndeti i tij i “majur!”. U trashë djali në fytyrë, duket më i shëndoshë e besa edhe më i “krehur e më i veshur!”
Pra kanë ndryshuar pamjen edhe opozitarët!
Po pushtetarët?
Ouuuuu, mos pyet për ata! Janë bërë më “pasanikë se baba!”.
Në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë, në Departamentin për regjistrimin bizneseve sot mund të gjesh emrat e politikanëve tanë e të familjarëve të politikanëve tanë të cilët kanë në pronësi firma e kompani që merren me veprimtari të ndryshme duke filluar prej “shprishjes së leshit’ e deri të “shtypja e gurëve!”. Bile ky biznesi i fundit i kompresimit të gurëve ose i përpunimit të zhavorrit është më profitabili për faktin se në Kosovën e pasluftës po shtrohen asfalt edhe rrugët e lagjeve, ndërsa përpunimi i zhavorrit është një biznes i lavërdishëm që ka vlerën e tonelatave.
Të gjitha këto biznese kanë një pikëtakim, tenderin! Të gjitha këto biznese vrapojnë pas tenderëve të pushtetit (Qeverisë qendrore e lokale). E tenderët i “shesin” zyrtarët lokalë e ata qendrorë! Çmimi i tenderëve bëhet sipas marrëveshjes!
Prandaj “malli i mirë, i zoti serbez!”.
Ndryshe si të shpjegohet fakti se mbi 90% e pushtetarëve të sotëm në Prishtinë nuk kanë pasur të regjistruar asnjë pronë të paluajtshme, banesë, truall apo shtëpi, madje nuk kanë qenë fare banorë të Prishtinës, nuk kanë poseduar vetura të shtrenjta e mos të flasim për biznese të regjistruara.
E sot?
Sot mbi 90% të pushtetarëve kanë banesa, shtëpi apo troje në emrin e tyre që kapin shifrën mbi 200 apo 300 mijë Eurosh, vetura me vlerë mbi 100 eurosh, biznese që kanë qarkullim me miliona eurosh.
Shtrohet pyetja prej nga gjithë kjo pasuri në emër dhe në xhirollogaritë e pushtetarëve tanë?
E përgjigja më e thjeshtë është, te tenderët! Vlera e tenderëve ka shtuar edhe vlerën e pasurisë së pushtetarëve tanë. Tenderët i kanë “shitur” shtrenjtë, e vlera e pasurisë së pushtetarëve të sotëm është shtuar me qindra e miliona euro.
Pushtetarët janë bërë tregtarë të tenderëve, i blejnë lirë dhe i shesin shtrenjtë!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajrush Morina:Dy krisma në Tiranë
» Bajrush Morina:Tri krisma në Kosovë
» Bajrush Morina:“Mshelne gojën bubrreca!
» Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!
» Bajrush Morina: Për inat të Karla Del Pontes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi