Politika shqiptare në këmbët e Delijorgjit Topalli zbulon 200 telefonata të Ramës me Delijorgjin
Faqja 1 e 1
Politika shqiptare në këmbët e Delijorgjit Topalli zbulon 200 telefonata të Ramës me Delijorgjin
Politika shqiptare në këmbët e Delijorgjit Topalli zbulon 200 telefonata të Ramës me Delijorgjin |
Kryeparlamentarja: Edi Rama të tregojë se kush i ka paguar udhëtimin e Kretës Edi Rama i ka dhënë 30 leje ndërtimi Delijorgjit, Pandeli Majko i dha tregtinë e skrapit Delijorgjit, Sali Berisha i dha trafikun e armëve Delijorgjit dhe e gjithë politika shqiptare është zhytur në gropën septike të biznesmenit Delijorgji. Të gjithë politikanët shqiptarë ulin dhe ngrenë Delijorgjin në akuzat e tyre dhe të gjithë ndihen të përlyer me zhulin e tregtive të tij, tregti të cilat tashmë ndotin përfundimisht pozitë dhe opozitë. Edhe dita e djeshme u karakterizua nga akuzat e ashpra ku, opozita dhe mazhoranca është përfshirë nga debatet në parlament, ndaj fakteve më të fundit për të akuzuarit e dosjes së "Gërdecit". Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli akuzon lidershipin socialist, Edi Rama për lidhjen e tij me Mihal Delijorgjin. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, gjatë një debati që ka zhvilluar me deputetin socialist Taulant Balla, i cili i kërkoi asaj të japë shpjegime për lidhjen e Delijorgjit me këshilltarin e kryeministrit Fahri Balliu, Topalli ka zbuluar një tjetër detaj, që lidhet me tragjedinë e Gërdecit. Ndër të tjera, ajo i ka kërkuar opozitës që kryetari i saj të jap shpjegime për lidhjen e tij me Delijorgjin. “Përpara se të përgjigjem shko thuaji kryetarit se kam të regjistruar mbi 200 telefonata mes tij e Delijorgjit. Pse i ka dhënë leje ndërtimi Delijorgjit dhe përse nuk ia heq këto leje ndërtimi? Me kë ishte në Kretë, Delijorgji dhe kujt ia pagoi qëndrimin. Le të bëhet burrë e të flasë vetë e të mos nxjerrë zëdhënësit e tij”, ka theksuar Topalli, duke shtuar se ka edhe një tjetër person që ka zhvilluar 800 biseda me Delijorgjin, emrin e të cilit e la anonim. I përzier në këtë tragjedi akuzohet edhe Mediu, Majko dhe ditët e fundit është shtuar edhe emri i Fahri Balliut. Sipas dokumenteve të publikuara vërtetohet jo vetëm fakti se Mihal Delijorgji kishte ende në pronësi një kompani të pasekuestruar, por bashkëpronari i tij në këtë kompani është pikërisht këshilltari i kryeministrit, Fahri Balliu. Në seancën e djeshme parlamentare, gjatë debatit të zhvilluar mes kryetares së kuvendit dhe deputetit Balla, ky i fundit i ka kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë të zbardhin çështjen. Deputeti socialist deklaroi se lidhjet e kryeministrit Berisha me tragjedinë e Gërdecit u zbardhën nga media dhe e cilësoi Fahri Balliun, botuesin e gazetës “55” si “eminenca gri, dhe sekseri i Berishës me Delijorgjin”. “Ke kërkuar në këtë parlament zbardhjen e lidhjeve të Delijorgjit me personat e tjerë. Shtypi dhe prokuroria ta kanë lehtësuar punën dhe kanë thënë, që këshilltari kryesor i Berishës është njeriu drejtpërdrejt i lidhur me Delijorgjin. Këto dy kontrata themelimi implikojnë përmes sekserit shqiptar, Balliu, lidhjet e kryeministrit dhe djalit të tij me çështjen e Gërdecit”, u shpreh Balla. Sipas tij Berisha e i biri janë të implikuar drejtpërsëdrejti dhe po i bëjnë presion institucionit të drejtësisë që çështja “Gërdeci” të mos zbardhet. “Të bësh kontratë biznesi me Delijorgjin përmes një njeri që të gjithë e njohin, është lidhje që ju lidh ju me një krim për të cilin mbani përgjegjësi. E pranoj çdo lloj dënese për një plagosje që mund të ketë ndodhur në Tiranë. Bëhuni burra dhe pranoni të gjitha dënesat e të gjithë vrasjeve nga viti 97 e më tej”, ka theksuar deputeti Balla në seancën e djeshme parlamentare. Deputeti socialist kërkoi t’i vinte në dispozicion të kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli kontratat, e publikuara në media këto ditë, që implikojnë Berishën me Fari Balliun dhe lidhjen e drejtpërdrejtë për çështjen e Gërdecit. “Bëhu e fortë e prano realitetin, se na i ke kërkuar, merri këto letra e çoji në prokurori dhe ajo të hetojë çështjen”, ka theksuar Balla. Sipas tij, Fahri Balliu nuk është përfshirë vetëm në aferën e Gërdecit por edhe në afera të tjera korruptive që kanë të bëjnë me vjedhjen e fondeve në ndërtimin e rrugëve kryesore të vendit. “Politikanët duhet t’i bëjnë thirrje prokurorisë e gjykatës të zbardhin çështjet, sepse Balliu është pjesë edhe në vjedhjen e fondeve të rrugës Durrës- Kukës, Lushnje- Tepelenë, Tepelenë- Gjirokastër, e të tjera me radhë”, ka vijuar Balla duke përmendur këtu edhe çështjen e ministrit Basha, që është shtyrë disa herë nga gjykata ku këtë herë ka munguar avokati. Në lidhje me këtë, deputeti socialist ka theksuar se javës tjetër do të jetë sëmurë goca e tezes e të tjerë me radhë. Në fund të fjalës së tij, deputeti socialist ka kërkuar respektimin e standardit të parë të NATO-s, institucionin e drejtësisë. “Të vish këtu e të akuzosh për një plagosje, kur vrasjet duken sheshit, është turp”, ka theksuar Balla. Debati ka vijuar nga deputeti Marko Bello, i cili e ka shtuar se faktet e reja të bëra publike, vërtetojnë lidhjen e krimit me politikën. Por, mazhoranca është mbrojtur sërish duke sulmuar opozitën. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe
» ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi
» Regjistrimi i popullsisë, politika dhe roli i akademikëve shqiptarë
» Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenareve islamiko-shqiptarë!
» Gaztori Erion Veliaj, gëlbaza shpifëse e Edi Ramës kundër të majtës shqiptare
» ISIS zbulon hartën e frikshme të Europës. Do sundojë botën në 2020. Edhe trojet shqiptare në zi
» Regjistrimi i popullsisë, politika dhe roli i akademikëve shqiptarë
» Politika e Beogradit sulmon Shqipërinë përmes mercenareve islamiko-shqiptarë!
» Gaztori Erion Veliaj, gëlbaza shpifëse e Edi Ramës kundër të majtës shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi