Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe

Shko poshtë

EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe Empty EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 13, 2014 9:54 pm

EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe


EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe Qazim-doda-300x225

Botuesi dhe pronari i gazetës opozita.com në New York Z. Qazim Doda nëpërmjet një interviste ekskluzive apelon mbarë opinionit publik për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Gazetari i njohur Qazim Doda zbulon për herë të parë lidhjet e elitës politike shqiptare me agjenturat serbe dhe greke. 
Kryeredaktori i Opozita.com Reldar Dedaj zhvilloi një intervistë me botuesin e kësaj gazete në Brox të New York:


Zoti Doda, si e vlerësoni situatën në Kosovë?


Situata në Kosovë nuk kanoset nga rreziku i ndonjë trazire të qytetarëve. Atje ka një popull që po e mbanë qetësinë më mirë se sa të ishte qeveria funksionale.
Populli e kupton shumë mirë lojën e klaneve politike, por është i durueshëm dhe nuk krijon trazira pa pasur nevojë, Mirëpo, kjo situatë nuk mund të zgjasë shumë sepse nëse nuk formohet qeveria ose të shkojnë në zgjedhje, atëhere miratimi i fondeve për pagesat e rrogave të administratës publike mund të bllokohet dhe kështu mund të krijohen problemet edhe më të mëdha.
Në Kosovë janë mësuar keq që problemet t’ua zgjidhin të huajt e sidomos ambasadorët siç ishte çështja e presidentit më herët. Në këtë rast nëse presin të njëjtën zgjidhje mund të jetë shumë e dëmshme për vendin sepse është shumë e vështirë të gjendet një person i besuar në këtë situatë.

Si ka mundësi që 6 muaj Kosova të mbetet pa qeveri dhe të rrezikojë zgjedhje të parakohshme?


Çështjen e zgjidhjes së qeverisë në Kosovë nuk duhet parë si problem sipërfaqësor, atje në katër-vjeçarin e ardhshëm planifikohet privatizimi i Trepçës, pastaj edhe investime të mëdhaja në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës ku kërkohet një kontroll më i mirë për t’u realizuar planet.
Kaloi gati gjysmë viti duke pritur që të shërohen komplekset e individëve të caktuar. E shohin një ëndërr se do të jenë udhëheqës shteti dhe të nesërmen i përvishen punës për ta bindur popullin se ëndërra e tyre mund të bëhet realitet. Krijimi i bllokut për të bllokuar formimin e qeverisë me sa duket e arriti qëllimin e vet, pastaj mos-respektimi i kushtetutës i mban akoma peng proceset e formimit të qeverisë.
Tani populli po bindet se blloku qenka krijuar për të dëmtuar votuesit e vet. Kjo po dërgon popullin e Kosovës në zgjedhje të jashtëzakonshme ku do të jetë vështirë për të parë të njëjtën përqindje të votuesëve, po ashtu është e pa mundur të kalojnë zgjedhjet pa asnjë akses sepse populli është revoltuar në ta. Për shembull, Fatmir Limës dhe Jakup Krasniqit i kanë dhënë votën e tyre shumica e ish ushtarëve që u indinjuan me Hashim Thaqin për shkak të injorimit që u bëhej nga ai, si dhe ofrimin e partisë së tij me ata që kishin bashkëpunuar më pushtuesin serb apo ata që sot po i mbajnë gjallë fabrikat e Serbisë duke e importuar prodhimin e tyre në Kosovë
Problemi është tek shpërlarja e parave që në katër-vjeçarin e ardhshëm do të jetë angazhimi më i madh i së cilës çdo qeveri që të jetë në fuqi. Nëse respektohet kushtetuta e Kosovës, atëhere Hashim Thaqi mund të mandatohet për formimin e qeverisë, për ata që janë në skenën politike në Kosovë nuk ka rëndësi përbërja e qeverisë por ka rëndësi të jenë dikund në pozitat e tyre në katër vitet e ardhëshme.


Kë e bëni fajtor ju?


Fajtorë janë të gjithë! Me siguri që nëse zhvillohen zgjedhjet e reja populli ka për t’i ndëshkuar. Hashim Thaqi po gabon që nuk po e merr opinionin e popullit se sa është bërë i mërzitshëm me dogmatizmin e tij dhe me qëndrimin e tij në pushtet. Ndërsa, Ramush Haradinaj duhet ta kuptojë nivelin e tij edukativ, dhe ta marrin parasysh se çerdhja e tij në Rrafshin e Dukagjinit po prishet çdo ditë e më shumë.
Ka disa vite që Hashim Thaqi dhe Ramush Haradinaj po zhvillojnë luftën e ftohët ndaj njëri- tjetrit për të marrë nën kontroll ata që kishin bashkëpunuar me regjimin e Millosheviqit dhe pas lufte vazhdojnë me biznesin e nëntokës. Në këto biznese është i përfshirë edhe Gjukanoviqi dhe Braça Kariç. Kohëve të fundit pak para zgjedhjeve Hashim Thaqi i grabiti nga rrjeti i Ramush Haradinajt dy biznesmenë të fuqishëm dhe u dha pozita të rëndësishme në PDK. Është shumë interesante dhe e pa besueshme se si Bujar Bukoshi vazhdon të jetë zëvendës kryeministër qysh prej fillimit të qeverisë Thaqi II.Shumë prej nesh që e njohim historinë e luftës së Kosovës e kuptojmë se Bukoshi ishte kryeministri që insistonte ne dështimin e UÇK-së dhe i mori në qafë shumë usharakë të cilët i futi në formacionet e FARK-ut. Ata edhe pse luftuan për çlirimin e Kosovës, sot me vështirësi po u pranohet statusi i veteranit. Në anën tjetër, krijimin e rrjetit të mafias nga SHBA-ja dhe Kanadaja që do të merret me shpërlarjen e parave në Kosovë në disa pika e kontrollojnë bashkë Hashim Thaqi dhe Ramush Haradinaj, e krejt kjo vazhdon të vëzhgohet nga faktori ndërkombëtar.
Merreni me mend, njerëzit që në SHBA nuk mund të kenë kapital ndoshta as 20,000 dollarë deklarohen në Kosovë se do të investojnë 700 milionë euro. Kjo është për të ardhur keq se ato paratë e fshehura të Bukoshit nuk mund të shpërlahen në këtë mënyrë.
Nuk i përmenda këtu edhe fajet e Isa Mustafës dhe të Albin Kurtit të cilët po ashtu janë demagogë që dita –ditës populli po i kupton lojërat e tyre. Isa Mustafa po vazhdon me atë dinakërinë e një titsti duke e mbajtur peng partinë e tij dhe duke e kontrolluar biznesin në Prishtinë. Ndërsa, Albin Kurti është një krijesë shumë interesante, ai me atë folklorizmin e tij patriotik e bëri rininë për vete. Mirëpo, krejt këtë “patriotizëm” e paska pasur për t’u bërë servil i Isa Mustafës. Albini nuk mund të bëhet Che Guevara i Kosovës sepse nuk e ka trimerinë e tij dhe frazeologjoia e tij është tejet dogmatike.
Të gjithë këta emra që i përmenda nuk do të thotë se janë edhe bashkëpunëtorët e tyre të njëjtë si këta. Psh. Në AAK ke njerëz shumë të mirë që do të mund të udhëheqnin në Kosovë dhe do të ishin në gjendje të mos përfshiheshin në krimin e organizuar. Po ashtu, në PDK janë dy ekstremet, shumë të mirë dhe shumë të këqinj. E njëjta vlenë edhe për LDK-në, mirëpo mos-reformimi i kësaj partie edhe largimi i dogmave që e kanë krijuar Rugovën si kult derisa djali i tij është njëri ndër udhëheqësit e krimit të organizuar e bën këtë parti të ndjehet e pa sigurtë për të ardhmen. Ndërsa,Vetëvendosja ka intelektualë shumë të mirë e të ndërgjegjshëm dhe duhet të krjojë një demokraci të brendshme.


A mendoni se Edi Rama duhet ta vizitojë Beogradin?


Unë mendoj se vizita në Beograd do të ishte pozitive sikur Edi Rama të mos kishte politikë servile dhe si vazhdimësi e asaj që e pati Sali Berisha me Ilir Metën viteve të fundit. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë administrative e marrin ndoshta pak tragjike këtë vizitë duke u bazuar në të kaluarën e politikës së jashtme shqiptare nën udhëheqjen e Sali Berishës.
Së pari Edi Rama i ka dy këshilltarët kryesorë për Ballkanin që vijnë nga Kosova, ai i rehabilitoi ata derisa në Kosovë askush nuk i merrte për këshilltarë. Fjala është për Djalin e ish udhëheqësit të UDB-së në Kosovë Shkelzen Maliqi si dhe njërin ndër bashkëpunëtorët e afërt të Stanishiqit (shefit të UDB-së) gjatë luftës së Kosovës Baton Haxhiu. Këta dy këshilltarë do e ndihmojnë Edi Ramën jo vetëm të shkojnë në Beograd, por edhe të ndjehet krenar për këtë vizitë dhe të arsyetohet çelësi i Tiranës për Goran Bregoviqin.Pra, vizita e tij në Beograd është shërim kompleksesh.
Në këtë vizitë mund të diskutohen shumë gjëra që nuk janë të ditura për opinionin publik duke filluar nga Porti i Shëngjinit për të cilin Sali Berisha e tradhëtoi Kosovën dhe tani Edi Rama po e përgatit terrenin që atë port ta lejë në dispozicion të Serbisë. Po ashtu, flirtimet e tij me kryeministrin serb Vuçiç me të cilin shkëmben mesazhe sikur të ishin çunat e një lagjeje tregon se kjo vizitë do të jetë e lezetshme për të.
Në Serbi është futur rrjeti i Ilir Metës qysh në kohën e Zoran Gjingjiqit dhe kanë krijuar një ambient të përshtatshëm tregëtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.Kjo ekzistone në kohën e Sali Berishës derisa patatet nga Kosova kalbeshin në arat e Vushtrisë, Serbia e furnizonte Shqipërinë me to.
Një fenomen shumë i dhimbshëm që mund të diskutohet është komuniteti i ri në Serbi që përbëhet nga vajzat Shqiptare të cilat po ju shiten pleqëve në Serbi, edhe pse ato e mohojnë etninë e tyre me të arrirë në Serbi, ato prapë konsiderohen si Shqiptare nga Shqipëria dhe mund të diskutohet shtetësia e fëmijëve të tyre.
Edi Rama do të bënte mirë sikur të mundësonte përdorimin e plan-programit arsimor të Shqipërisë ne Luginën e Preshevës. Kjo ndoshta e mundëson edhe për një kohë mbajtjen gjallë të frymës shqiptare në ato troje të pushtuara që t’mos bien në nivelin e asimilimit siç kan rënë shqiptarët në trojet e pushtuara nga Mali i Zi.
Do të konsiderohet si vizitë tepër e dëmshme nëse i siguron Serbisë votën për integrimin në strukturat Veri-Atlantike dhe nëse nuk e ngritë zërin për rrahjen që i bënë ekipit të kombëtares së Shqipërisë. Atëhere Shqipëria duhet ta presë me protesta kthimin e tij.


A është qeveria Rama vërtetë një qeveri patriotësh dhe e Rilindjes apo një mashtrim?


Nuk ka asgjë të bëjë me Rilindjen Kombëtare, këta mund ta quajnë si të duan por nuk i ofrohet veprimtarisë së rilindasëve, sigurisht që edhe rrethanat janë krejt ndryshe nga ato të kohës së rilindasëve.

A mendoni se është e qëllimshme harresa e Edi Ramës për agjendën e binjakëzimit të dy qeverive Tiranë-Prishtinë dhe tashmë i është kthyer Beogradit?


Nuk është e qëllimshme, por rrethanat diktojnë ndryshe sepse Kosova nuk ka formuar akoma qeverinë e saj. Po ashtu mos-heqja e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po e dëmton shumë zhvillimin e këtyre dy shteteve shqiptare.
Faktor tjetër është siç e përmenda më heret çështja e Shëngjinit ku Kosovës ja mbyllën derën e daljes në detin Adriatik.
Nuk pritet një politikë pro-shqiptarëve të Kosovës derisa këshilltarët e tij më me ndikim janë njerëz pro-serb.
Nëse krahasohet politika e Edi Ramës me atë të Sali Berishës ka shumë dallime sepse ky ka më pak folklorizëm patriotik dhe është më aktiv në ofrimin e Kosovës me Shqipërinë.
Një gjë që do të ndikojë ndoshta pak negativisht do të jetë pagesa në Rrugën e Kombit ku shqiptarët e Kosovës do të jenë mbi 70 përqind ata që kalojnë në atë rrugë dhe ndoshta do të marrin kohë derisa të mësohen se pagesa për atë rrugë do të ndihmonte në mirëmbajtjen e saj.


A mendoni se Serbia ka ndikim në politikën e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit?


Po, ndikim në Tiranë ka qysh nga hapja e kufinjëve. Mos të harrojmë bashkëpunimin e Gazidedes më shërbimet serbe ku u zbuluan grupet tona që stërviteshin në Shqipëri dhe sapo kalonin kufirin na zbulonin agjentët nga Shqipëria që punonin për Serbinë. Pastaj lidhjet e Sali Berishës me Bullatoviqin për tregëtinë e naftës. Klani i Ilir Metës në Serbi, Roli kyç në energjetikë i Damir Fazlliqit, Shitja e vajzave shqiptare në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe tek Serbët e Kosovës.Krejt këto në vazhdimësi po ndikojnë në politikën shqiptare.
Në Prishtinë serbët kontrollonin politikën përmes UNMIK-ut, e më vonë po vazhdojnë përmes EULEX-it.Derisa në skenën politike të Kosovës janë njerëzit që janë direkt të lidhur me Serbinë, me doemos ka ndikim Serbia në Kosovë. Bisedimet e zhvilluara me Serbinë e futën Kosovën në një kafaz të hekurt duke iu dhënë drita e gjelbërt integrimit të Serbisë në Evropë e në anën tjetër duke i shtuar kërkesat ndaj shqiptarëve të Kosovës që të plotësojnë kushtet e paarritshme.
Sa i përket në Maqedoni, atje është krejt ndryshe. Së pari politikanët shqiptarë veprojnë më shumë kundër njëri-tjetrit se sa kundër sllavo-maqedonëve. Nesë nuk munden ta organizojnë ndonjë atentat ose burgosje ndaj njëri-tjetrit atëhere politikanët e dy partive kryesore shqiptare rrihen ndërmjët veti. Paraqitjet e fundit të Ali Ahmetit e dekonspiruan lojën e tij dhe tregon shumë mirë se për ç’ka nuk u realizua kurrë marrëveshja e Ohrit e të mos flasim për vrasjen e ushtarëve më të mirë në përfundimin e luftës ndërmjet shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve. Menduh Thaqi me plot të drejtë quhet vojvodë i Maqedonisë sepse veprimtaria e tij nuk ka treguar deri tani se ka sens shqiptarizmi. Serbia ka një marrëveshje me Maqedoninë në fushën e sigurisë dhe shpesh-here në Maqedoni patrollojnë policët e ardhur nga Serbia. Në Maqedoni janë me dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së në burg të përjetshëm ose të paktën nga 30 vite që askush nuk kujdeset për ta. Atje Serbia luajti rol edhe ne futjen e grupeve ekstreme fetare që sot po e humbin përkrahjen e Amerikanëve dhe Perëndimorëve. Ndikimi i politikës serbe në Maqedoni është më i madh sepse i lidhë sllavizmi, feja dhe armiku i përbashkët që në këtë rast është populli shqiptar nga i cili e shohin rrezikun potencial nga bashkimi i mundshëm i tyre.


Si e komentoni ju krizën politike shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup?


Për këtë krizë janë të interesuar edhe perëndimorët sepse jo-stabiliteti i shqiptarëve i integron më lehtë sllavët që do të ndikonte në balancimin e marrëdhënjeve me Rusinë.
Gatishmëria e politikanëve shqiptarë për të qenë servilë i të huajve e ka zbehur shpresën se mund të dilet lehtë nga kriza. Shqiptarët duhet të integrohen së pari me njëri-tjetrin e pastaj të mendojnë në integrimin Evropian.
Kriza politike sidomos ne Shqipëri dhe Kosovë po shkaktohet nga sistemi i drejtësisë.Të varfërit e të pafajshmit dënohen, të pasurit nderohen dhe kriminelët amnistohen.
Ndërsa në Maqedoni, shqiptarët e involvuar në politikë i kanë frikë hapjes së dosjeve. Kjo është arsyeja pse maqedonët luajnë me shqiptarët dhe i mbajnë gjithmonë nën kërcënim.

Sa larg është bashkimi kombëtar?


Nëse politikanët tanë vazhdojnë t’i pyesin të huajt, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Tani Kosova dhe Shqipëria janë me mundësitë më të mira për t’ju ofruar njëra-tjetrës duke e hequr doganën, duke i pasur të përbashkëta njëMinistri tëKulturës dhe një Ministri të Shëndetësisë. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë të jetë më bashkëpunuese më FSK-në. Duhet të punohet më shumë në standardizimin e gjuhës duke shtuar më shumë fjalë nga gegërishtja dhe të gjendet një mirëkuptim kur komunikojnë. Ndikon shumë negativisht nëse një shqiptari të Kosovës i thuhet se nuk po të kuptoj kur flet shqip, derisa e kuptojnë grekun e italianin e ndoshta edhe kinezin.Pra, duhet të mirëkuptohen më shumë të dyja dialektet dhe të përforcohet gjuha e njësuar.Pas çlirimit të Kosovës, faktori ndërkombëtar bëri eksperiment shumë të rrezikshëm në formimin e kombit Kosovar.Kjo është një lojë e rrezikshme në paraqitjen e një ideniteti që nuk ekziston. Prandaj, mediet duhet të punojnë pak më shumë në ngritjen e vetëdijes tek shqiptarët se jëmi një komb, me një gjuhë dhe një flamur.


Cilat janë planet tuaja për kontributin në media?


Unë e konsideroj gazetarinë si shkencë, pra një profesion për të cilin duhet të mbarosh studimet. Nëse një gazetar nuk e njeh etikën, nuk e ka dhënë asnjë provim të gazetarisë në jetën e vet dhe insiston që të konsiderohet si gazetar, ky është gabim i madh. Mendoj se edukimi ne fushën e gazetarisë e përmirëson imazhin e një shteti apo të kombit në përgjithësi.
Unë jamë kundër të qenurit servili politikës ditore.Vetëm shikojeni ndonjë kanal televiziv në Shqipëri apo në Kosovë dhe e vëreni servilizmin.Të paktën 1/3 e lajmeve janë me zëdhënësit e partive politike duke e sharë njëri tjetrin.Kjo veti duhet të harrohet sepse po degradohet gazetaria.Poashtu, duhet të investohet më shumë në gazetarinë hulumtuese, ku gazetarët duhet të kenë advokatët falas si dhe të mbrohen nga policia në rast rreziku të punës së tyre.Gazetarët e dijnë shumë mirë se si po rritet krimi i organizuar dhe nuk kanë guxim të flasin sepse jeta e tyre menjëhërë vehet në rrezik.
Ti përgjigjem pyetjes suaj pa e zgjatur shumë. Në projektin me AA Vision (Albanian –American Vision) mendoj që të krijohet mundësia e shprehjes së lirë dhe të gjendet mundësia e krijimit të një imazhi sa më të mirë për shqiptarët në botë. Mendoj se shqiptarët ne diasporë duhet të lidhen sa më shumë me atdheun e tyre. Atdheu t’i ndihmojë në ruajtjen e identitetit kombëtar kurse diaspora të ndihmojëpërmes investimeve në zhvillimin e ekonomisë.
Në media duhet të gërshetohen: aftësia, guximi, interesi kombëtar dhe vullneti i sakrificës për ta thënë të vërteten.
Në Opozita.com lexuesit e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është të thuhet e vërteta, vet fjala opozitë tregon se nuk je me pushtetin, porkjo nuk do të thotëse edhe ata që ishin deri dje në pushtet e tash në opozitë mund të jenë të privilegjuar. Pra, misioni i opozita.com është të informohen lexuesit me atë që gazetat, televisionet, radiot, portalet dhe agjencitë e informacionit nuk kanë guxim ta thonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe Empty Re: EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 14, 2014 1:35 am

EKSKLUZIVE nga SHBA: Botuesi i ri i opozita.com zbulon lidhjet e Ramës dhe Metës me agjenturat serbe 10384668_857885050908576_5684300767333527213_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi