Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lab Genc Llakaj:RIKTHIMI I NANOS , E KEQE E DOMOSDOSHME !

Shko poshtë

Lab Genc Llakaj:RIKTHIMI I NANOS , E KEQE E DOMOSDOSHME ! Empty Lab Genc Llakaj:RIKTHIMI I NANOS , E KEQE E DOMOSDOSHME !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 14, 2011 5:23 pm

Lab Genc Llakaj:RIKTHIMI I NANOS , E KEQE E DOMOSDOSHME ! 386146_337859692895325_100000138922269_1543465_1901132997_n

Lab Genc Llakaj:RIKTHIMI I NANOS , E KEQE E DOMOSDOSHME !

edhe të aftët, duhen…!

Thënia, ‘nga të këqijat, duhet zgjedhur e keqja më e vogël!”, përshtatet goxha mirë me disa rregullavënie nga politika dhe shoqëria shqiptare edhe pse që të ket sens kjo shprehje duhet të jemi realist, por më shumë se kaq, dhe pragmatist. Logjikshëm, kur të përzënë “hallet” dhe je i përfshirë në to, do apo nuk do, mes të këqijave që prodhonë fabrikuesi i tyre, konkretisht politika, je i detyruar të përzgjedhësh ato më me pak pasoja. Pra, të keqen më të vogël. Kështu që, kur politikbërja aktuale ndodhet mes dy alternativave, hiç-it dhe gjysëmhiçit, kam mendimin se duhet të zgjedhim këtë të fundit. Të paktën, më e mira e mundshme, gjysëmhiçi, për shqiptarët duhet të jetë një luks për momentin. Në këtë kontekst, shtjelloj se, në periudhën post-komuniste ‘90-‘2011, politika shqiptare u “edukua” nga dy frymëzime, ai berishian dhe ai nanoist. Nëse do ti merrnim në analizë, një nga një, këto dy frymëzime, do të vërejmë se ai berishian, përpos “edukatës” së dhunës, demagogjisë dhe autoritarizmit ka edhe një element intrigues brenda vehtes, fshehjen e identitetit të tij. Një ish besnik i Partisë së Punës, sot një demokrat i flaktë dhe pishtarmbajtës i luftës kundër partisë mëmë. Intrigante kjo histori, por e tillë! Po aq intrigues është edhe frymëzimi tjetër, ai nanoist. Një ideolog e politolog i “moralit komunist”, sot i (ç)kamufluar deri në lakuriqësinë bajate, atë të të mospasurit, as veshjen e ideokomunistit, e as atë të të majtit demokrat, por (ç)veshjen e liberalo-modern-it. Çudi a gallat, nuk di! Megjithatë, çka u tha më sipër, mendoj se është realitet. Midis dy personazheve të politikës shqiptare, ku i vetquajturi i djathtë peshon specifikisht majtas dhe i vetemëruari majtist, praktikisht gjysëmdjathtas, ka një lidhje fanatike që , mendoj, duhet ta ket burimin në gjenezën e tyre. Kjo lidhje e vjetër, e vërtetuar tashmë edhe nga prejardhja monopolare "hëngrëm në një sofër", shfaqet edhe sot kur, si njëri ashtu edhe tjetri, pingpongojnë fatin e popullit të tyre. Pra, në këtë shfaqje, të vënë në skenë gjatë 21 viteve të 'demokracisë', 'kuadrot' e komunizmit, Sala dhe Tosi janë, jo vetëm protagonistë, por edhe regjisorë të saj. Kështu që, llogaritur të shkuarën e “ndritur” të të dyve dhe kakarisjen e sotme, shtuar këtu edhe garniturën e moralit se “politika në përgjithësi është fiziologjikisht një putanë”, konkluzioni i gjithësecilit, prej nesh, do të ishte tejet i qartë, ky stan këtë bulmet ka!
Meqënse fati e desh të ndodhemi mes dy komunistësh, Nanos dhe Berishës, a nuk do të ishte inteligjencë strategjike, nga ne si qytetarë, që përzgjedhja mes tyre t’i referohej parimit të sipërcekur se “nga të këqijat duhet zgjedhur ajo që është më e vogël ?! Po! Personalisht besojë se të gjithë ne do ta pranonim një përzgjedhje mes dy frymëzimeve të këtilla, atij berish-ian dhe nano-ist. Por që të zgjedhim, të paktën teoriksiht, këtu në letër, duhet të procedojmë për të testuar statistikat e karierës së tyre, pse jo, edhe vetë mendimin e qytetarëve shqiptarë duke ju referuar mazhorancës së këtij mendimi. Në këto kushte, këtu nis dhe “shakaja shqiptare”, ajo e të menduarit njëlloj dhe e të vepruarit ndryshe. Dhe ja rezultati kësaj “shakaje”! Nëse do të pyesim, një qytetar me bindje të djathta, se cilin do të dëshironte, nga të dy, si 'baba' të politikës shqiptare, përgjigjëja e tij do të ishte e padrojtur, Nano-n. Madje ka gjasa, që po i njëjti qytetarë, do të na e këshillonte edhe neve të përzgjidhnim liberalin Nano, jo për ndonjë fanatizëm politikë, por për vet faktin se edhe qenia njerzore nuk i ka shumë qejf rregullat dhe diktatin e si pasojë frymaliberale e këtij të fundit ju pëlqen. Ju pëlqen në parim si atyre me bindje të djathtë e sigurisht edhe atyre, qytetarve, me bindje të majtë. Pra, teorikisht, Nano-ja, parë nga ky këndvështrim, do të ishte përballë Berishës, gjithnjë fitues. Por, praktikisht, do të ishte (siç është) Berisha Kryeminstër i vendit. Do thoni ju, po çu kuptua e çu fitua që qytetarët dëshën Nanon dhe zgjodhën Berishën ? E pra, kjo është “shakaja shqiptare” ! Të mendosh ndryshe dhe të veprosh ndryshe! Shaka e hidhur për Nanon, por një realitet që favorizonë Berishën tash e 13 vjet pushtet në 21 vjet pluralizëm. Pse 13 vjet, do thotë dikush? Ok! Meqënse matematika nuk është opinion ju kujtojë se fryma berishiane qeveris nga 1992-shi më 1997-tën dhe bëjnë 5 vjet, nga 2005-sa në 2013-tën dhe bëjnë 8 vjet e nëse do ti mbledhnim shuma është 13 vjet pushtet berishian kundrejtë 8 viteve pushtet nano-ist. Vet realiteti ku Berisha qeverisë, në 21 vite demokraci, për afro 13 vjet dhe Nano (me frymën e tij) për afro 8 vjet, vërtetonë katërcipërisht këtë ralitet. Kjo lojë, brenda një fushe e me dy topa, lidhet edhe me karakterin mazokist të shqiptarëve. Mazokizëm ky, që i bën Ata, shqiptarët e mi, t’i qëndrojnë besnik thënies se, “plumbi do plumb!” . kësisoj, shqiptarët, teorikisht votojnë frymën nanoiste dhe praktikisht votojnë frymën berishiane!
Ekstremizmi berishian nuk e medaljon Nano-n “mëkatar”, aq më pak ndaj elektoratit të tij. Përkundrazi, ky ekstremizëm, duke ju referuar shifrave dhe realitetit, mbindihet i ngopur përballë, tolerancës karakteriale dhe aftësive intelektuale të frymës nano-iste. Kështu që, këto veti të kësaj fryme, në rastin më të keq, shërbejnë si instrument ngushëllues që, shumë herë, të bën të mendosh se, gjirokastriti është e keqja më e vogël në mjedisin politik shqiptar, gjithnjë në raport me tropojanin. Edhe pse dendur ai e kalon normalen e kurbës së tolerancës, disa herë edhe deri në ekzagjerim 'të bordellizuar', gjithsesi ngelet favorizues në raport me Berishën.
Nëse do analizojmë të dy liderët, Berishën dhe Nanon, në një plan-shtrirje politiko-sipërfaqësor, atëherë pyetjes, nëse Nano është e keqja më e vogël, apo jo, megjithë brumin e njëjtë me Berishën e si pasardhës direkt i diktaturës komuniste, do t’i përgjigjeshim pozitivisht për mister- tolerantin, Nanon. Tolerancë që i jep Nanos tagrin dhe epitetin 'luani pa dhëmbë', sepse normalisht është gjysma e së keqes së “ujkut me dhëmbë të mprehta”, Berishës.
Ju, të nderuar që besoni se Nano përfaqëson gjysëm-mollën e shëndetshme të Evës, a e keni zgjidhur dilemën se: a mund të riinstalohet, Nano-ja, në politikën shqiptare ?! Po apo jo?
Nëse po, a do të jetë vetëm, fillikat? Apo, mos ndoshta së bashku me Metën? Po me Edin, ka ndonjë gjasë? Po me partitë satelite të partisë socialiste ?! Nuk dihet! Nano-ja është vërtet një surpizë! Për këtë, ju jap të drejtë të mendoni kështu!
Megjithatë, suponojmë se Nano-ja i rifutet politikës së madhe, sa peshë do të zinte ai në grupimin mes të majtëve të “inatosur”, por dhe në proporcion kjo me rikonfigurimin e z. Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, më 05 nëntor 2011?
Këto pyetje, dhe shumë të tilla, jo pak po konsumojnë kohën e shumë analistëve shqiptarë. E megjithatë, këmbëngulin ata, (pra analistët), një rikthim i tij, Nanos në politikë, do të ishte jo pak, por e keqja më e vogël për shqiptarët. Minimalisht, si kandidaturë presidenciale, përzgjedhja e Nano-s nuk do të duhej, absolutisht, të shihej si një strategji e vjetëruar tashmë e së majtës së bashkuar, përkundrazi si vizion i një politike afatgjate dhe efikase. Rikthim që përkthehet, jo pak, por në mospërsëritje të ’97-ës, Gërdecit, vdekjes së ‘rastësishme’ të qytetarëve të lirë, dhe së fundmi, mosshfaqëjes së Fazlliçrave që komandojnë fatkeqësisht dhe mafiozërisht, jo vetëm ekonominë e Republikës tonë, por edhe institiucionet më të rëndësishme e më delikate të Sigurisë Kombëtare. Një tjetër argument që u jep të drejtë analistëve, të mendojnë për Nano-n si e “keqja më e vogël”, është edhe merita e padiskutueshme e tij për themelimin e institucionit të dorëheqjes, në raste krizash qeveritare, gjë që nuk konceptohet, as moralisht, as teorikisht e aq më pak, praktikisht, nga kryeministri aktual. Kështu që, nga rruga 21 vjeçare, hipur mbi kalin që patkon 13 vjetë në pushtet, Saliun e zbret vetëm strategjia, Nano edhe pse pjesë e një politike me defekte është faktor që nuk duhet anashkaluar, aq më pak, kur ky i fundit mundësonë “shndërrrimin” e Islamit në Braçe, të Blushit në Klosi dhe të Mejdanit në Ruçi. Mbi këtë logjikë, faktori Meta bëhet inegzistentë, Berisha si Napoleon Bonaparti pas betejës së Waterloo-së (më 18 qershor 1815), Rama përfundimisht Kryeministër dhe ndoshta Nano-ja president. E kundërta, do të “nënshtrojë” sërish opozitën dhe zotit Berisha nuk do ti mungojnë shanset politike të rimarrë edhe një tjetër mandat, të tretin radhazi. Mos u çudisni! Sepse çudirat, në politikë, nuk janë të rastësishme, por pasojë e veprimeve njerzore! E nëse ndodh një çudi e tillë, mirë se të vi! Faji nuk do të jetë as i logjikës, as i qytetarve, por i liderve të opozitës!


Genc Llakaj
(analist)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi