Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Llakaj për BE-në

Shko poshtë

Genc Llakaj për BE-në Empty Genc Llakaj për BE-në

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 9:35 pm

Genc Llakaj për BE-në 76932_174430745904888_100000138922269_652051_5641335_n
Genc Llakaj për BE-në

“Bashkimi Evropian është një mozaik ngjyrash nacionale, i dëshiruar moralisht dhe i sanksionuar me vullnet të përbashkët juridikisht nga të gjithë anëtarët pjesë e tij, ku seicili nacion ose komb, si i tillë, ka vendin e vet autentik e origjinal përbrenda këtij koloriti të synuar si harmonik, të njëtrajtshëm në formë dhe të domosdoshëm në përmbajtje a esencë. Midis larmishmërisë së këtyre ngjyrave, referuar aspiratës së politikave shqiptare në Ballkan, do të jetë në të ardhmen edhe populli ynë që deri më tash nuk ka tagrin e të qënurit komb-shtet e aq më pak mundësinë të përfaqësohet me ngjyrën e tij kombëtare. Ky përfaqësim, i ardhshmë, i sforcuar, asimetrik dhe aspak natyral i shqiptarve, brenda mozaikut në fjalë, përbën apriori një shkelje flagrante të vet kushtetueshmërisë evropiane si dhe premisat për një reaksion të mundshëm “nesër” i cili do të prodhojë një precedent brenda Evropës së Bashkuar ku kjo e fundit nuk do të mund të posedojë autoritetin juridik, moral dhe ekonomik të saj sepse të njëjtin popull e peshëmat nga 6-të këndveshtime; si kosovar shqiptar, si malazes shqiptar, si serb shqiptar, si maqedonas shqiptar, si grek shqiptar dhe së fundi si shqiptar shqiptar. Si pasojë, ngjyrat e vet mozaikut evropian do ta humbasin lidhjen mes tyre e duke u zbehur do të shndërrohen në një abstraksion të pakuptueshëm dhe pa motiv deri në tjetërsimin e vet Evropës jo më në grupim interesash të përbashkëta ekonomiko-politike-kulturore, por në grupim kombesh të mëdha dhe popujsh të vegjël e të ndarë në pjesë siç dejure është populli ynë...”

Jurist, Genc Llakaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi