Incidente gjatë aktiviteteve të Vetëvendosjes

Denoncimi nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! të keqpërdorimeve nga pushteti vendor ka shkaktuar sot panik e tension në radhët e pushtetarëve lokalë e mbështetësve të tyre, njofton shërbimi për informim i Lëvizjes Vetëvendosje!.
Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve në disa komuna ka pasur raste të presionit, fyerjeve dhe kërcënimeve serioze nga zyrtarët e komunave, strukturave formale e informale të pushtetit dhe nga zyrtarë të policisë.
Sipas njoftimit, pushtetarët e komunës së Drenasit, duke e parë interesimin e madh të qytetarëve për ta vizituar ekspozitën e Vetëvendosjes, organizuan disa persona për të ndërprerë ekspozitën.
Katër persona, njëri nga ta i vëllai i truprojës së Hashim Thaçit, Bashkim Demiçi, sulmuan në mënyrë brutale kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Petrit Bajraktarin, dhe aktivistë të tjerë. Përveç kësaj këta persona të afërt më pushtetarët e komunës i demoluan të gjitha fotografitë që ishin në ekspozitë.
Azbi Gashi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! në Rahovec, ka deklaruar se pas hapjes së ekspozitës, e ka telefonuar një zyrtar komunal dhe ka kërkuar më këmbëngulësi që të takohemi.
“Jam takuar me Ymret Reshitin. Ai ka kërkuar që ta ndërpresim ekspozitën, por unë kam refuzuar. Më vonë kanë ardhur edhe zyrtarë të tjerë komunalë, për të parë se çfarë foto kemi ekspozuar”, ka sqaruar ai.
Gjithnjë sipas deklaratës së tij, që njofton Lëvizja Vetëvendosje! në komunikatën e saj, njëri ndër ta ka qenë Isak Hoti, i cili ka kërkuar me çdo kusht që të ndërpritet ekspozita, dhe ka filluar me kërcënime të tilla si:
“Unë i hjeku edhe i shkyej këto foto, unë të lidhi për kerri edhe të ngrehu zhag nëpër qytet. A e din se edhe të vras, di edhe me të shti në valle...”. Ky ka vazhduar me fyerje e sharje banale dhe e ka mbyllur në fund me atë se “..e sheh se kush jam unë”.
Gjatë aktivitetit “Mandati i fundit” në Vushtrri, disa policë kanë shkuar pranë ekspozitës dhe ua kanë marrë letërnjoftimet aktivistëve, në mënyrë që ta pengojnë zhvillimin e këtij aktiviteti, thekson komunikata e Lëvizjes Vetëvendosjes!.
Një patrullë e ShPK-së ka kërkuar letërnjoftimin e sekretarit organizativ, Sheremet Halili e më pas i kërkoi dhe shënimet e vendbanimit. Togeri i policisë, i ka thënë atij se nuk është kërkuar leje për ekspozitën. Pas përgjigjes që vërtetonte të kundërtën e pretendimit të togerit, ky i fundit i është drejtuar me këto fjalë: Ti je ai që i ke zhvendosur flamujt më 28 Nëntor? Ende s’të kemi ngritur padi për atë çështje.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje! presione ka pasur edhe në Dradanë.
Tre punëtorë të administratës komunale kanë shkuar në vendin ku po mbahej ekspozita dhe kanë provokuar aktivistët e qytetarët. Njëri prej tyre, Refik Berisha (referent), ka grisur një pano në të cilën paraqitej një projekt i ujësjellësit në fshatin Koretin, i cili ende nuk është përfunduar edhe pse ka katër vjet që mbi 300.000 euro janë dhënë për të. Mësohet se zyrtari komunal ishte nga radhët e LDK-së.
Ndërkaq, në Klinë, derisa aktivistët po vendosnin fotografitë e ekspozitës, vjen një veturë me policë, të cilët pyesin nëse kishte leje për këtë aktivitetet o. “Pavarësisht përgjigjes së aktivistëve se është njoftuar policia dhe komuna me kohë, ata na fotografuan dhe u larguan. Pas më pak 30 minuta të njëjtën policë u rikthyen dhe fotografuan vendin nga janë vendosur fotografitë dhe u deklaruan se: ‘Nuk ban m’i vendos’ fotografitë”, thuhet në komunikatë. Ndërkohë kërkuan të hiqet tavolina e regjistrimeve, meqë “nuk qenka e lejuar që të kryhen aktivitete politike në rrugë”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato-O, SA GJATË KAM JETUAR, SA GJATË !
» Nishani: Kosova, kryefjalë e aktiviteteve të mia
» Rrëzohet mocioni i Vetëvendosjes
» S’votohet mocioni i Vetëvendosjes
» FER-i i bashkohet Vetëvendosjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi