Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video)

Shko poshtë

Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video) Empty Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 12:07 am

Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video)





Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftës(video) Dedaj2

Plotesim me video

Ne emisionin “Rubikon” KTV, Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin se gjatë luftës e ka arrestuar ate me gjithë nje delagcion dhe arsyeja e vetme ishte perse ai ishte perkrahes i Ibrahim Rugovës.Ai thot se ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht ne atë kohë.

Përveq kesaj ai akuzon Hashim Thacin edhe per vjedhje votash dhe keqperdorim te pozites,duke e krahasuar me Berluskonin .

Dedaj ishte ne stafin e qeverisë Thacit dhe per cudi derisa u largua nga pozita nuk ishte ndegjuar duke bere keso akuzash., m ete larguar nga qeveria ai kishte then se do t i qes te gjitha te zezat e Thacit ne opinion

Emisioni “Rubikon” emitohet ne KTV nga ora 20 00 dhe KosovAlbaner do te ju sjell detaje nga kjo intervistë…

VIJON ::::::::::: vazhdimi me video ekskluzive nga KTV.



Ish-zëvendësministri i Punës e Mirëqenies Sociale, e më pas edhe zëvendësministër i Transportit, ka shpërthyer me akuza të rënda për kreun e ekzekutivit, Hashim Thaçi.

Më së shumti, Dedajt i ka mbetur hatri për një ngjarje që kishte ndodhur gjatë kohës së luftës në Drenicë.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jenii parti politke që e përkrahni presidentitn historik Ibrahim Rugova. Ka pas malltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në KTV.

Tani Dedaj kërkon nga Thaçi t’i jep përgjigje pse e ka ndaluar në një mision sic tha kombëtar për të qenë afër bashkëkombasve tanë.

“Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj dicka duhet të lëviz në Kosovë”, ka thënë ai.

Liberali Dedaj nuk u ndal me kaq. Ai drejtoi akuza për PDK-në dhe Thaçin, duke thënë se zgjedhjet e fituara nga PDK, ishin të manipuluara.

“Ai edhe 100 palë zgjedhje po të mbahen do t’i fitojë. Këto janë zgjedhje të manipuluara. Kur të kesh para sa të duash, mekanizma tjerë, edhe Berlusconi i fitoi votat, por humbi, edhe Sanaderi, edhe Gadaffi. Aspak nuk më bënë përshtypje çka s’i pëlqen Thaçit”, ka thënë ai.

Dikur aleat i Thaçit dhe PDK-së, Dedaj u caktua zëvendësministër i Transportit, por qe shkarkuar menjëherë, pas dyshimeve për keqpërdorime.

Dikur lavdëroi Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi aq shumë sa kishte thënë se Qeveria Thaçi meriton çmimin Nobel.Na len pershtypje shkrimi i nje komentuesit ne Kosovalbaner i cili e shtron nje pytje a thua do te shperthente keshtu Dedaj sikur te ishte ne qeveri ende,ose edhe sa tjer janë ne qeveri tani qe nje ditë do te flasin keso gjerash/Kosovalbaner.com/

http://web.kosovalbaner.com/vm/2011/12/gjergj-dedaj-akuzon-hashim-thacin-per-arrestim-ne-kohen-e-luftes/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi