Intervistë me aktorin Mirush Kabashin: Me kulturë t’i imponohemi botës!
Faqja 1 e 1

Bruna Merko
Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi flet për “Bota sot” rreth lidhjes së veçantë që ka me këtë krahinë të popullit shqiptar, për pavarësinë, shkakun e mungesës së shkëmbimeve kulturore mes teatrove.
Pavarësia e Kosovës, një ëndërr e cila të bënë të ndihesh krenar që i takon këtij brezi.
Bota sot: Z. Kabashi, a mund të na thoni sesi ndjeheni në Prishtinë?
Kabashi: Me emocione të mëdha edhe pse nuk është relativisht kohë e shkurtër, pasi një vit më parë e kam pasur fatin të isha në delegacionin e Presidentit Topi, kur erdhi për herë të parë. Ndërsa pas 1999 kam pasur një jetë shumë aktive artistike por edhe familjare sepse duke qenë me prejardhje prej Gjakove dhe duke pasur gjak nga kjo krahinë, debulesa ka qenë gjenetike.
Boa sot: Si e gjeni Prishtinën...
Kabashi: Shëtitja e parë që bëra në këtë qendër të Prishtinës ishte për të parë ndryshimet, të cilat natyrisht i perceptojmë shumë. Këto ndryshime janë të fasadës në pikëpamje fizike pavarësisht që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm, përrallorë do të thosha. Nga optimizmi, deri para 10 vjetëve, nuk do ta kisha besuar përpara ’99. Ne jemi pas një vjetorit të pavarësisë së Kosovës, tash i duhen edhe njerëzit të cilët jetojnë t’i shohin frytet edhe në pikëpamje fizike, ekonomike. Në këtë pikëpamje kanë nevojë dhe shpresoj që pak nga pak edhe në mbështetjen e këtyre shteteve të mëdha, që ne u jemi mirënjohjes. Po edhe në gjenin tonë krijues që kanë shqiptarët, gjeni vital i jashtëzakonshëm, t’u jepet mundësia që ato energji që kanë të grumbulluara të shpërthejnë në aspektin e rregullimit të mirëqenies së individit, familjes dhe të shoqërisë shqiptare.
Bota sot: Si e përjetuat pavarësinë e Kosovës?
Kabashi: Nuk mund të imagjinoj dhe të paramendoj që e imja ka qenë më speciale se të tjerët. Sepse unë i shikoj dhe i dëgjoj me krenari dhe me dhimbje emrat e dëshmorëve, atyre që dhanë jetën e tyre për pavarësi. Të atyre të cilët shkruan dhe të atyre që kontribuuan nëpërmjet fjalës, atyre që kontribuuan nëpërmjet intelektit të tyre, nëpërmjet bagazheve, të cilët mundësuan realizimin e një aspirate shekullore. Për të cilët kanë dhënë jetën djersen dhe gjithë energjitë e tyre, më qindra dhe mijëra nga njerëzit më të zgjedhur të kombit tonë. Vërtetë një ëndërr e cila të bënë të ndihesh krenar që i takon këtij brezi, brezi i cili përjetoi ndryshimet demokratike dhe pavarësinë e Kosovës. Pak nga pak detyrojnë dhe pa diskutim do të shikojnë në një mënyre dhe bashkimin e Shqipërisë dhe trojet e saj etnike. Tani me një koncept modern konceptin e integrimit me Evropën e Bashkuar, dmth pa qenë nevoja për të derdhur më gjak sepse shumë gjak shqiptari është derdhur. Shumë bij nënash kanë dhënë jetën kanë shfrytëzuar të gjithë kapacitetin e tyre mendor për t’u arritur kjo situate ku ne të vijmë zakonisht në qytete siç i takon historikisht dhe siç ka qenë në logjiken normale të gjerave. Që ne të vijmë të takohemi dhe të këmbejmë edhe dertet tona, por njëkohësisht edhe vlerat tona artistike e kulturore.
Bota sot: Si një aktor aktiv, edhe në skenën e Kosovës, si i vlerësoni ju shkëmbimet kulturore mes teatrove?
Kabashi: Por që të ketë shumë shkëmbime kulturore duhet që politika të jetë e kujdesshme në zgjedhjen e personave adapt në drejtimin e kulturë. Të mos bëhet mosvendosja e personave për hir të konjukturave politike, por njerëz, të cilët kanë parametra dinjitoz për të qenë në krye të kulturës. Sepse kultura është element thelbësor i dinjitetit të një kombi. Vetëm nëpërmjet kulturës ne mund të sanksionojmë demokracinë e vërtet në shoqëritë tona dhe mund t’i imponohemi botës për të na integruar në mënyrë dinjitoze në familjen e madhe evropiane. Duke u vendosur njerëz jo gjithmonë adapt edhe marrëdhëniet e këmbimit të vlerave kulturore te ne kanë çaluar. Para 2-3 vitesh në drejtimin e kulturës ka qenë një djalë vlonjat me emrin Bujar Leskaj i cili kishte përgjegjësi vërtetë të admirueshme edhe kombëtare. Ishte ky djalë që i stabilizoi marrëdhëniet edhe me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe i dha një shtysë të madhe të intensifikimit të këmbimeve kulturore ku bënte pjesë edhe teatri. Megjithatë unë mendoj se do të ketë më shumë këmbime, dhe kam bindjen se do të ketë një ringjallje edhe më të madhe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Intervistë me aktorin Mirush Kabashi (2)

Për herë të parë në 1972 ka ndjekur një shfaqje nga Prishtinë, por dhe sot e kësaj dite i ka të gjalla emocionet. “Erveheja” ishte një shfaqje, e cila nderonte teatrin mbarë shqiptarë”, thotë aktori.
Bota sot: Kur i keni pasur kontaktet me teatrin e Kosovës, dhe si e vlerësoni ju atë?
Kabashi: Kam pasur fatin ta njoh tetarin e Kosovës që nga viti 1972, kur ka ardhur teatri i Prishtinës në Tiranë me shfaqjen “Erveheja”. Të them të drejtën përshtypjet e para kanë qenë goditëse në kuptimin më pozitiv të fjalës. Erveheja ishte një shfaqje, e cila nderonte teatrin mbarë shqiptarë, por edhe teatrin ballkanik, apo edhe më gjerë. Me aktorë dhe regjisor, me krijues shqiptarë, me një potencial të jashtëzakonshëm. Ne në atë kohë të mbyllur brenda kornizave të një realizimi socialist “Erveheja”, mbi bazën e një koncepti modern, bashkëkohorë, krijoi një përshtypje të jashtëzakonshëm. Që në atë kohë e kemi parë me admirim dhe në vazhdim pastaj shfaqjen e Gjakovës “Epoka para gjyqit”, ku Hadi Shehu luante rolin e Sylë Vokshit. Edhe sot i kam të gjalla emocionet e asaj kohe. Pastaj patëm mundësinë që të perceptojmë vlera të vërteta të një teatri solid, shumë profesional dhe të një teatri me të cilin kishim nevojë të shkëmbejmë eksperiencat tona. Kur vjen këtu në spektatorin e Prishtinës duhet të matësh mirë. Kjo shfaqje që kemi sjellë kësaj radhe ka një dramaturgji bashkëkohore. Të shohim si do të pritet, ka një dramaturgji bashkëkohore dhe një regjisurë me elemente bashkëkohore, që tregon edhe mungesën e funksionimit të shtetit gjersa akoma i rikthehemi Kanunit të Lekë Dukagjinit, apo fenomenit të gjakmarrjes që është një fenomen plotësisht i ezauruar në shoqëritë bashkëkohore.
Bota sot: A keni ndonjë projekt të afërm...
Kabashi: Kam diçka në mendje. Kam dhënë një shfaqje në Shqipëri, një monodramë të dytë për të cilin pata punuar nja 5-6 vjet me një autor hebre. Monondrama titullohet “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Titulli është i një karakteri që përfaqëson një kulturë fetare kurse shfaqja është krejtësisht jetësore. Pikësynim kryesor i imi është Prishtina dhe Kosova dhe kërkoj mbështetjen dhe dashamirësinë e drejtuesve të teatrit të Prishtinës dhe kulturës së Kosovës. Pasi ashti si me monodramën “Sokrati” të bëjë një turne në qytetet e Kosovës. Jam i ftuar edhe në dy festivale verore që do të mbahen në periudhën e verës në dy qytete. Pikësynimi im për të ardhur për t’iu rikthyer përsëri publikut me ato mbresa dhe me shpresën që ndoshta do të mirëpritet ashtu siç u mirëprit.
Bota sot: Së fundi, çfarë mund të na thoni për dashamirësit tuaj?
Kabashi: Ajo që dua të them unë është shumë e thjesht, e shprehur më fjalë krejtësisht të natyrshme, jam ndjerë shumë mirë më besoni në moshë 60 vjeçare ndjehem i qetë kur vijë në Kosovë, kudo qoftë edhe në Tetovë. Kur shikoj që në një periudhë të shkurtër historike, që mund të jenë 10-15 vjet shikoj një rivendosje të identitetet të emrit të shqiptarit, të shoqërisë shqiptare. Në këtë aspekt dua të them që shtetet e fuqishme janë të vonuar shumë rreth çështjes shqiptare. Rreth një shekull të shtypur, të nëpërkëmbur pa i dhënë atë që i takon, një e drejtë historike e popullit shqiptar. “Erveheja” e Prishtinës ishte një shfaqje, e cila nderonte teatrin mbarë shqiptarë, na goditi kur e kemi parë në vitin 1972 në Tiranë.

Similar topics
» Intervistë me aktorin dhe piktorin Sylejman Lokaj
» Arsim Halili: Intervistë me aktorin Fatmir Spahiu
» Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi
» Alma Papamihali: Intervistë me regjizorin, aktorin dhe skenaristin - Anastas Nika
» Sabit Rrustemi:Mirush Kabashit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi