Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi

Shko poshtë

Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Empty Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 9:31 am

Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi U1_bilall_maliqi

INTERVISTË ME AKTORIN E MIRËNJOHUR HADI SHEHU

PRESHEVA SHFRYRJA IME ARTISTIKE

Nga Bilall MALIQI

Një nga figurat më madhore të kulturës mbarëshqiptare të artit dramatik e skenik, që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit teatral te ne në Kosovë dhe mbarë hapsirat ku flasin shqip është padyshim aktori ynë i madh Hadi Shehu i cili këtij arti ia fali tërë jetën krijuese duke mos kursyer as djersën e fundit vetëm e vetëm që ky lloj i artit të mbërrijë në piedestalin më të lart të mundshëm.Këtë detyrë që ia shtroi vetes, edhe e arriti me sukses të madh, duke e avancuar edhe Teatrin profesionist të Gjakovës që ta njeh edhe kultura ballkanike e evropiane, duke qenë disa vite edhe në postin e drejtorit të këtij teatri i cili me ndihmen e tij dhe të aktorëve tjerë arriti këto vlera që i cekëm më lart.
Ideja ime që ta zhvilloj një intervistë me këtë aktor i cili bie në Plejadën e artistëve më të mëdhenj shqiptar ishte e kahmotshme, por ja që erdhi momenti i duhur për ta pyetur z.Hadi për disa segmente me rëndësi jetike për kulturën, artin dramatik, ecejakjet dhe rrugëtimi i sukseseve të tija personale dhe të teatrit në përgjithësi, për porositë e tij për aktorët e rinj dhe pyetje tjera me rëndësi, ku aktori ynë edhe pse shëndeti i tij nuk ishte në nivel të kënaqshëm, megjithatë pranoi me kënaqësi të na përgjigjet pyetjeve në vazhdim…

ZANAFILLA



Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi U1_HadiShehu2
Hadi Shehu
Zanafilla ka qenë shumë e hershme, ndoshta lind prej dashurisë të cilën e kam pasur për skenën, qysh prej shkollës fillore, saktësisht prej klasës së katërt të shkollës fillore ku për herë të parë arsimtari i gjuhës shqipe më angazhoi në një dramë për fëmijë, ariu ku luajta rolin kryesor, dhe që prej atëherë filluan ato ngacmimet e para marrë së pari prej profesorit tim dhe prej kolegëve të klasës të cilët e pelqyen këtë rol dhe natyrisht këta ndikuan tek unë që të mendoj se vertet është rrugë e drejtë, e cila pas shumë e shumë vitesh , ku prej vitit të katërt të shkollës fillore fillova të merrem pikërisht me artin dramatik.Pra këto ishin momentet e para të gëzimit dhe natyrisht të lavdëratave që mora nga kolegët e mi , shokët e mi. Në vitin e shtatë vazhdova me rolin e mësimdhënësit, ku po ashtu luajta riolin kryesor, në një dramë njëaktëshe me të njejtin titull dhe në vitin e tetë me dramën “fëmijët e rruges pal”, ku laujta rolin e Grepit, i cili rol u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku, prindërit tanë ishin publikë dhe trupa arsimore e asaj kohe.Kjo ishte një shtytje e madhe që unë vertetë duhet ti përkushtohem këtij profesioni, por jo si aktor profesionist, por t’i përkushtohem skenës si një mjet ku unë mund të shpreh ato emocione të mia të brendshme me të cilat posedon çdo aktorë.


TEATRI DIKUR DHE SOT

Unë mendoj se për këto vitet e para të fillimeve dhe hapërimeve të mia në skenë ishin ditë shumë të bujshme për sa i përket artit, meqë aso kohe edhe sistemi shkollor ishte i ndërtuar ashtu që në çdo manifestim, në çdo përvjetor të shkollës apo të qytetit mbaheshin programe të lëmive të ndryshme sportive, rekreative, po të njejtën kohë edhe te teatrit, ku në të gjitha këto merrja pjesë dhe kam mendim se është një periudhë e artë e fillimit të mbarë të jetës kulturore në qytetin tonë. Këtu do të kisha përmendur se sa i përket teatrit Gjakova kishte një traditë të kahmotshme të zhvillimit teatror, duke filluar pas vitit 1928, qysh atëherë nisin ato shkëndiat e para të inskenimit të veprave, tregimeve të ndryshme jo në skenë sepse atëherë në Gjakovë nuk kishte shtëpi te teatrit , por nëpër ndeja të ndryshme zhvilloheshin aktivitete, dhe pikërisht unë i marrë këto si fillet e para të aktivitetit teatror në komunën tonë.
Nese ecim gjatë historisë mendoj se teatri i Gjakovës kulminacionin e arrinë me formimin e teatrit amator Emin Duraku , atë kohë diku në vitin 1954, atëherë nuk isha aktor në atë teatër, isha si spektator sdhe aty për herë të parë e ndjeva erën e sfondit, e teatrit dhe të them të vërteten që prej atyre momenteve u infektova me virusin e ashtuquajtur teatër.Kjo bëri që më vonë falë regjisorëve te cilët i kam pasur edhe arsimtar te vjetër, në radhë të parë do ta veçoja Ilmi Kryeziu, Mazllum Morina e shumë e shumë arsimtarë tjerë të cilët vazhdimisht më angazhionin dhe ate hiq më pak se në rolet kryesore.Ky fat me ndoqi gjatë tërë karrierës sime të mëvonshme.Këto ishin ditet edhe të fëmijërisë edhe të rinisë së hershme, ditë shumë të lumtura sepse nuk mendoja asgjë përpos mësimit dhe teatrit, të jem nxënës i mirë dhe aktor i cili do t’i kontribuojë qytetit të tij të lindjes.I njejti aktivitet vazhdoi edhe në shkollën e mesme, gjimnazin Hajdar Dushi, ku përgatitëm një sërë dramash me regjisorin që dikurë e kisha arsimtarë , me regjisorin Ilmi Kryeziu, i cili aso kohe jepte gjuhen shqipe.Fillimet e para që unë i marrë më zyrtare, them në mënyrë institucionale fillojnë që nga viti 1965 dhe pikërisht në teatrin amator Emin Duraku, ku për herë të parë në qershor të këtij viti luajtëm komedinë “Loja e dashurisë”, ku pata fatin përsëri ta luaj rolin kryesor atë të Dorantit.Prej aty filluan ngacmimet e regjisorëve që vazhdimisht m’i bënin dhe realizimet e ecjes sime nëpër skenën që më vonë u shndërruan ne pasion.Në vitin 1967 përgatitem dramën që aso kohe ishte shumë e rëndë, meqë ishin kohra te vështira, periudha e Rankoviqit që nuk lejoheshin veprat shqiptare të veheshin në skenë, sidomos ato me taban kombëtar , me porosi kombëtare, realizuam dramën “Dragoj i Dragfobisë”, ku luajta rolin kryesor atë të Bajram Currit .Nëse me pyetni se cili është roli më dashur për mua, unë do të thoja që shtë vështirë t’i ndash rolet, por përsëri ky rol mbetet si me i dashur, por të gjitha rolet janë pjellë e shpirtit tim, andaj edhe një herë them se vështir është t’i ndaj rolet.Me këtë dramë shetitëm tërë Kosovën, ku ne çdo cep të saj vërehej një interesim i jashtëzakonshëm . Në Festivalin e Edinburgut mora lavdrat prej Kryetarit të Asociacionit të Kritikëve të Artit Botëror, Jan Herbert.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi Empty Re: Bilall Maliqi: Intervistë me aktorin e mirënjohur Hadi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2009 9:32 am

Ta tërheqim një paralele prej kohës kur ishin këto ditë të ëmbla të zhvillimit teatror me të sotmen e teatrit në Gjakovë edhe në Kosovë. Është një ndryshim i madh sidomos këto tri vitet e fundit, mendoj se atë rrugë të mbarë, atë rugë të suksesit, prej fillimit se taeatri është themeluar prej vitit 1977, ku kërkohej gjithmonë një buletë tepër për shfaqjet tona, këto vitet e fundit ka pësuar një rënie drastike, lirisht mund të themi se taeatri ka arritur në gjendje kollapsi, në një sëmundje ku diagnoza i dihet por shërimi nuk i është bërë që të shpëtohet ky teatër kombëtar i dyti pas teatrit kombëtar të Kosovës..Sot për sot mendoj që faktori njeri e bënë edhe kulturën edhe politikën dhe çdo sferë të jetës.Meqë jemi te teatri dhe kultura, unë do të thoja se kjo rënie apo ky kollaps i teatrit kombëtar të Gjakovës nuk vërehet vetëm tek ne, por vërehet në të gjitha sferat e kulturës së Kosovës…

ROLET

Duke mos llogaritur të cilat i përmenda prej fillimeve të mia nga shkolla tetë vjeçare dhe e mesme, diku në teatrin kombëtar të Gjakovës, kam mbi 140 role të realizuara.Për fat aktorin e ndjek një fat i atillë që nëse njëherë angazhohesh në rolin kryesorë, ajo të përcjellë tërë jetën.Edhe unë e pata fatin e atillë që prej fillimeve të para të mia të luaj role kryesore edhe këto 140 role, pothuaj se të gjitha ishin role kryesore.140 role prej themelimit të teatrit të Gjakovës më duket se nuk janë pak.Unë si aktor do të doja këtë numër ta trefishoja , por brenda mundësive kohore këto role kam arritur t’i realizoj.Në film nderimin e parë që ma ka bërë sa i përket televizionit dhe filmit është regjisori, dramaturgu i mirënjohur kosovar Ekrem Kryeziu, i cili për herë të parë më angazhoi në dramën televizive “Epoka para gjyqit”, ishte e incizuar me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku luajta rolin e Sylejman Vokshit, ishte një guxim i tij dhe po ashtu një guxim dhe përgjegjësi e imja, sepse për herë të parë ballafaqohesha me ekranin.Fill pas kësaj një film që vështirë se mund të përsëritet ndonjë herë në filmin kosovar për nga volumi, ishte filmi “Kur pranvera vonohet”, një skenar i bërë nga ditari i njohur i Fadil Hoxhës, ku luajta rolin e komandantit.Unë mendoj se ky film mori pjesë në festivalin më të madh Jugosllav të asaj kohe, ku merrnin pjesë edhe republikat tjera, Kosova morri pjesë vetëm me dy filma, “Era dhe lisi “ dhe “Kur pranvera vonohet”, kurse republikat tjera me mijëra filma merrnin pjesë.Mora edhe disa çmime për këtë film në Nish, por edhe në nivel federativ.Unë isha vetëm një ambassador që i bartja çmimet për në Kosovë.

ÇKA E KOMPLETON NJË AKTOR?

Unë mendoj se në radhë të parë përpos disa elementeve tjera tek aktori duhet të mbizotrojë dashuria për skenë, kjo është në radhë të parë.Duhet ta dashurosh skenën në mënyrë që ta realizojë vetveten, t’i japish publikut kënaqësi, të njejtën kohë me emocionet tuaja të japësh mesazhin e duhur spektatorit, i cili përmes atij mesazhi do ta kryej një shpërlarje shpirtërore, do të mbushet me ato emocione të cilat ti i zbrazë para publikut dhe për një kohë besoj se ai publik i cili e sheh atë aktor i cili jep një mesazh për një kohë do të jetë krejt më ndryshe.Mendoj se ky është mesazh i aktorit, është mesazh edhe i artit në përgjithësi për ta bërë shpirtin e spektatorit më të pasur, t’ia lehtësojë mundimet që eventualisht i ka, që së paku një ditë apo një javë, apo një muaj ta drejtoj në një disponim tjetër të mirë dhe ti japë energji pozitive.E këto energji i jep qoftë artisti, qoftë piktori, shkrimtari etj., të cilat duhet t’ia jape spektatorit.Janë edhe disa elemente tjera, ka shumë njerëz që kanë dëshirë të bëhen aktorë, por janë disa parakushte tjera të cilat duhet ti ketë secili krijues pra edhe aktori, e këtu është në radhë të parë emocioni e cila është arma më e madhe e aktorit me të cilin disponon, është të folurit në skenë.Pra skena është laborator që mësohen shumë gjëra , ku mësohet edhe gjuha e pastër.

PO PËR PRESHEVËN?

Unë Preshevën dhe miqtë e mi nga Presheva i kam njohur moti, që nga hapat e parë të formimit të teatrit profesionist, kemi qenë mysafir të rregullt të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” të Preshevës, dhe të gjitha premierat tona pavarësisht kohrave qoftë dimër, qoftë pranverë, kurrë nuk kemi hezituar që t’ua afrojmë atë kënaqësi, t’u ofrojmë një pjesë të artit tonë dashamirësve të kulturës shqiptare në këtë rast Preshevës.Dhe t’u them të vërtetën kam shumë miq në Preshevë të cilët kohë pas kohe i kujtoj me mall dhe kënaqësi meqë ka një kohë të gjatë që nuk kam qenë atje.Ruaj kujtimet më të sinçerta për atë popull, është mikpritës, liridashës, bujarë.Presheva për mua mbetet një vend i shfryrjes sime artistike dhe emocionale…

MESAZHI

Ne e patëm fatin e madh që pas shkollës së Lartë Pedagogjike, drejtimi i artit dramatik, u krijua Akademia për teatër, pittureë etj., prej nga dolën regjisorë , arriti të dalë një garniturë e re e aktorëve e regjisorëve, rastin më të ri e kemi te aktorja e re Arta Dobroshi e cila doli prej kësaj akademie.E ardhmja e arteve në kosovë do të varet shumë nga kjo Akademi.Unë do t’u sygjeroja aktorëve të rinj, kolegëve të mi se i pret një punë e rëndë,e vështirë, një punë që unë e konsideroj që është më e rëndë se e minatorit sepse vazhdimisht je i ballafaquar me errësirën, me pluhurin dhe gjitha këto ndikojnë në shëndetin e njeriut, vazhdimisht je i eksponuar në zbrazjen emocionale.Do t’u sygjeroja po ashtu aktorëve të rinj që në këtë jetë e cila nuk është aktoreske, e cila nuk është rrugë e shtruar me dafina, po që duhet të përballen me shumë e shumë sfida tjera të cilat i sjell skena, e ato duhet t’i tejkalojë vetëm me një vullnet, me një dashuri, me një punë të sinçertë, me një përkushtim shpirtëror ndaj veprës të cilën e kryen.Pra do t’i lusja aktorët e rinj, kolegët e mi që t’i përmbahen këtyre kushteve. Këto pra janë ato shtyllat kryesore që do t’ua jepja si mesazh aktorëve të rinj…

Biografia

Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.

Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlenë të përmendën: " Fisheku në pajë ", " Njeriu me top ", " Epoka para Gjyqit ", " Monserati "...
Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme.
Vlenë të përmendën: " Fisheku në pajë ", " Njeriu me top ", " Epoka para Gjyqit ", " Monserati "...
Filmografia
Ka luajt në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:
"Gjurmë të bardha " (1980),
"Kur pranvera vonohet " (1979),
"Era dhe lisi " (1979).
Në Tv dramën " Epoka para gjyqit" të regjisorit Ekrem Kryeziu, shkëlqeu dhe vërtetoi edhe nje herë epitetin Aleksander Moisiu i Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi