Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 11:22 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE 405303_323464237672811_100000277133709_1235410_436733506_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE 369444_100000277133709_1404849525_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NUK KAM ARSYE

Kam arsye të qesh apo të qaj
Kur gjurmoj labirinthit tim të kujteses,
Përndezjen që më ka mbërthyer
Të gjej arsyen e buzeqeshjes?

Dëgjoj zërin tim dyjare
Si avull i mjegullës së verës,
Ndeshem me mëndjen pandarë,
Krakitje mes rrëshirash thesar.

Shpirti më është bërë dyllë e brumë
Çfar dua të gatuaj më në fund,
Ta bëj mëndjen sy të vërejtjes
Si një përvëlim i gëzimit të jetes?

Gjurmët e hapave të tua dua të ndjek,
Pafajësinë e prehrit të ngrohtë dua,
Marshet edhe në pëllëmbë të dorës prek,
Kjo do të thotë ...se ndodh diçka në mua!

I dëgjoj këto rrahje
Si dyndje që rrahin të detit dallgë,
Që fshihem pas gjuhës së shpirtit,
Le të rrahin po të dua deri në ditën e fundit.
Nuk dua të jenë fshesurina,
Por gjurmë në krahët e pëllumbit.

Edhe trokëllimën e ndëgjoj si lutje,
E ndëgjoj ...sepse e ndiej si një mrekulli.
Si fshikura në fletën e zemrës
Që mundohem t'i shndërroj
Ne fuçi të mbushur me energji.

Thoni, s'ndjej sa duhet?..
Apo, luajti nga koka ndonjë kushinetë?..
Mendoni se për mua qënka bota e praruar?..
Djall, o djall!..
Qënkam dashuruar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi