Aspiratat e shqiptarëve për t´u bërë pjesë e botës demokratike u bënë realitet
Faqja 1 e 1

Deklaratë e Kryesisë së Degës së LDD-së në Gjermani, me rastin e pranimit të Shqipërisë në NATO
Nga një mbledhje e Kryesisë së degës së LDD-së në Gjermani
Kryesia e Degës së LDD-së në Gjermani së bashku me anëtarësinë e saj të gjerë, me rastin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Aleancën ushtarake veri-atlantike-NATO, uron popullin dhe gjitha institucionet e shtetit shqiptar me dëshirat më të sinqerta që ky akt historik të shënojë shkëputjen definitive të kombit shqiptar nga hegjemonia sllavo-komuniste.
Kombi shqiptar, sidomos pjesa e tij e mbetur jashtë kufijve administrativ të shtetit amë me 1878, me 1912/13, pra shqiptarët e Kosovës me vise që nga ato vite e deri në çlirimin e saj me ndihmën e NATO-s me 12 qershor 1999, përjetuan kalvaret dhe gjenocidet më të tmerrshme që ka njohur historia e vjetër dhe e re e Evropës, për shkakun e vetëm se dëshiruan si gjithë popujt tjerë të saj që të jenë të lirë, sovran dhe të pavarur në tokat e tyre. Mirëpo, dëshirat dhe ëndrrat e tyre shekullore për liri dhe pavarësi kombëtare, pranë gjitha përpjekjeve dhe luftërave çlirimtare që bën gjatë Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore për t’u çliruar dhe bashkuar në një shtet të vetëm shqiptar, ua shkatërruan dhe pamundësuan armiqtë shekullor përmes imponimit me dhunë të ideologjive komuniste, si mjet dhe qëllim për pushtimin dhe robërimin e tyre.
Ishte pra shumë i tmerrshëm shekulli 20-të për kombin shqiptar, ishin shumë të gjata vitet dhe netët nën robërinë e egër serbo-sllave, siç ishin shumë tragjike fatet e një kombi të ndarë dhe të copëtuar padrejtësisht deri në ditët e sotme.
Kombi shqiptar e kishte vendin aty ku është tani, përkrah kombeve të zhvilluara dhe Aleancës veri-atlantike e cila e shpëtoi Kosovën dhe popullin e saj nga masakrat dhe dëbimi masiv që i bëhej nga regjimi diktatorial i Serbisë. Tani me çlirimin e Kosovës dhe pavarësimit të saj, Ballkani frymon më shlirshëm dhe natyrisht që Shqipëria e meritonte anëtarësimin e saj në këtë Aleancë, për të cilën kontribuuan edhe shqiptarët dekada me radhë, por në veçanti në dy dekadat e fundit liderët shqiptarë dr. Ibrahim Rugova dhe dr. Sali Berisha, afirmuan idenë e futjes së Kosovës nën mbrojtje të NATO-s dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ndaj, akti i pranimit të Shqipërisë në NATO-s si anëtare e plotë e Aleancës më të fortë ushtarake dhe politike në botë me të drejta dhe obligime të barabarta me të gjitha anëtarët e saj, s’ka dyshim se për Shqipërinë dhe gjithë kombin shqiptar nënkupton realizimin e pjesës më kryesore të aspiratave të tyre për të qenë pjesë e pandashme e botës së lirë dhe demokratike për të ecur të sigurt drejt plotësimit definitiv të ëndrrave të tyre për pavarësi dhe bashkim të plotë kombëtar. Ky eveniment historik paraqet madje rrugën më të sigurt të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve për t’u bërë pjesë integrative e botës perëndimore, përkatësisht për të hyrë në familjen e Bashkimit Evropian, që donë të thotë zhvillim, përparim dhe prosperitet njerëzor dhe kombëtar të një kombi, ku të drejtat e popujve dhe kulturat e tyre çmohen, mbrohen dhe zhvillohen pa pengesa dhe diskriminime racore, fetare dhe politike.
Me rastin e kësaj date historike për gjithë kombin shqiptar, kryesia e LDD-së në Gjermani përshëndet udhëheqjen më të lartë të shtetit shqiptar për gjithë mundin dhe përpjekjet e saja të pareshtura diplomatike dhe politike që ka bërë gjatë viteve të fundit në përmbushjen e standardeve politike dhe ushtarake të cilat i kanë mundësuar dhe ia kanë hapur dyert Shqipërisë që të bëhet anëtare e NATO-s. Mbase, patjetër anëtarësimi i saj në këtë Aleancë është pa dyshim shpërblimi më meritor që i jepet kombit shqiptar të shumëvuajtur si garant më i fortë për të ardhmen e tij për një jetë të sigurt dhe liri të plotë kombëtare.
Komisioni për informim i Degës së LDD-së në Gjermani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Konfirmim i vullnetit politik të shqiptarëve për t´u bërë pjesë e familjes evropiane
» Projektin e bashkimi të tokave shqiptare ata e bënë realitet
» Thaçi: Ëndrra jonë është bërë realitet
» Abas Fejzullahi: Çfarë ka bërë AKM dhe çfarë po bënë AKP në Kosovë rreth privatizimit?
» Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi