Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmim i vullnetit politik të shqiptarëve për t´u bërë pjesë e familjes evropiane

Shko poshtë

Konfirmim i vullnetit politik të shqiptarëve për t´u bërë pjesë e familjes evropiane Empty Konfirmim i vullnetit politik të shqiptarëve për t´u bërë pjesë e familjes evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:36 pm

Konfirmim i vullnetit politik të shqiptarëve për t´u bërë pjesë e familjes evropiane

Dega e LDD-së në Gjermani përshëndet fitoren e PD-së dhe Aleancës për Ndryshim

Dega e LDD-së në Gjermani, bashkë me anëtarësinë dhe simpatizuesit e saj të shumtë, e kanë përcjellë me vëmendje të shtuar gjithë rrjedhën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të mbajtura me 28 qershor, duke besuar se votuesit shqiptarë me votën e tyre do të konfirmojnë edhe njëherë përcaktimin e tyre politik për t'u bërë pjesë e familjes evropiane. Meqenëse këto zgjedhje u mbajtën në një kohë mjaft vendimtare për gjithë kombin shqiptar, pra në vitin kur Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s si dhe në kohën e pas nënshkrimit të Marrëveshjes për aplikim dhe asocim pranë Bashkimit Evropian (BE), ato kishin një rëndësi të shumëfishtë për Shqipërinë si në aspektin politik, ashtu dhe atë ekonomik, si rrugë e sigurt që garanton zhvillim, përparim dhe prosperitet bashkëkohorë.
Dega e LDD-së në Gjermani, si pjesë e partisë që i takon qendrës së djathtë, e cila aktualisht gjendet në opozitë në qeverinë e Kosovës, përherë ka qëndruar në krahun e forcave të djathta dhe demokratike në Shqipëri, duke iu përmbajtur principeve bashkëkohore si dhe idealeve të përbashkëta kombëtare, me bindjen e plotë se e djathta është fati dhe e ardhmja e kombit shqiptar. Këtë e kanë treguar dhe po e dëshmojnë arritjet e fundit politike në Shqipëri, siç është anëtarësimi i saj në NATO, por shumë shpejt edhe anëtarësimi i saj në BE. Mbase, të gjitha këto arritje politike bashkë me pavarësimin e Kosovës kanë qenë aspiratat tona të përbashkëta, një pjesë e madhe e të cilave sot është bërë realitet, falë para së gjithash, luftës dhe gjakut të mijëra dëshmorëve që u flijuan për lirinë dhe demokracinë tonë kombëtare.
Fitorja e forcave demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 28 qershorit, është pa dyshim një dëshmi e gjallë se në Shqipërinë postkomuniste në mënyrë të ngadalshme, por të sigurt shqiptarët po i lënë pas njëherë e përgjithmonë të gjitha vuajtjet, luftërat, persekutimet, vrasjet si dhe varfërinë e skajshme të cilat për pesë-gjashtë dekada rresht ngulfatën çdo pore në jetën e shqiptarit, për t'u shkëputur kështu përfundimisht nga politika dhe logjika vasale antishqiptare, e cila i bëri dëme shumë të mëdha qenies fizike dhe kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan.
Me këtë rast të shënuar për Shqipërinë, shfrytëzojmë nga rasti që edhe njëherë popullit shqiptar, Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj dr. Sali Berisha t'iu urojmë përzemërsisht fitoren e 28 qershorit, me dëshirat më të sinqerta për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, për të jetësuar në vepër pjesën e pa realizuar të ëndrrave tona për liri të plotë, demokraci, bashkim kombëtar, zhvillim si dhe prosperitet të gjithanshëm të Shqipërisë, ashtu dhe gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet.
Kryesia e Degës së LDD-së në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi