Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve

Shko poshtë

Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve Empty Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 25, 2011 3:53 pm

Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve

Mesha e shenjtë e Krishtlindjeve Mesha

Në hapsirën e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, besimtarët e fesë katolike shënuan të premten pas mesnate festën e Krishtlindjes.

Me këngë, lutje dhe lexime të vargjeve biblike, u mbajt mesha tradicionale e Krishtlindjeve.

Të pranishmit thanë se Krishtlindjet u kujtojnë më shumë se kurrë se sa duhet të kenë dashuri njerëzit në mes vete.

Don Oreste, nga Italia, tha se që 2 mijë vjet, Krishtlindjet na bëjnë të ndihemi më miqësorë dhe më të dashur.

“Krishti që 2 mijë vjet ka qenë në mes nesh. Prej tij të gjithë njerëzit e botës duhet të miqësohemi dhe ta duam njëri tjetrin, sepse ai na ka dashur”, u shpreh Oreste.

Por, Sofia Mataj mendon se njerëzve po iu humb dashuria...

“Mendoj që njerëzve fatkeqësisht iu ka humbur dashuria mes njëri tjetrit, dhe mendoj që Krishtlindja duhet të na sjellë më shumë dashuri për jetë dhe për njëri tjetrin”, ta ajo.

Pal Cakaj tha se Krishtlindjet përçojnë mesazh dashurie dhe mirësie.

“Krishtlindjet përcjellin mesazhe mirësie dhe dashurie sepse vetë ringjallja e Krishtit është një çështje shumë me rëndësi, për arsye se është bërë ndryshimi i epokave. Prej një epoke të ‘degjeneruar’, është kthyer në një epokë të humanizmit, mirësisë, dashurisë, respektit dhe tolerancës”, theksoi ai.

Adelina Palokaj tha se për Krishtlindje njerëzit duhet ta ndjejnë dashurinë ndaj të gjithëve.

“Njerëzit duhet të ndjejnë për Krishtlindje është dashuria më e madhe që ekziston, dashuria në familje, por edhe dashuria që ata duhet ta ndjejnë ndaj Zotit”, tha Adelina Palokaj.

Mesazhe për paqe, solidarizim dhe unitet përcolli gjatë ceremonisë për Krishtlindjet e sivjetme Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Ai gjithashtu tha se askush nuk do të mund të ndryshojë identitetin e popullit shqiptar.

“Dua t’ua kujtoj se sido që të bëjnë në letra dhe në libra, ata kurrë nuk do të mund të ndryshojnë qëndresën tonë për të besuar të vërtetën”, tha ai.

Mesazhe urimi për Krishtlindje, të gjithë besimtarëve të krishterë u përcolli edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ishte e pranishme në meshë.

“Kërshëndellat na gjejnë të lirë dhe të pavarur në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sipas parimeve të drejta të njerëzimit, të lirisë e të barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim, për ta bërë atdheun tonë, Kosovën, një vend të përparuar e demokratik, një vend të dashur për ne dhe për brezat që vijnë”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

“Në këtë ditë të lume, rreth sofrave plot, të kujtojmë të gjithë martirët, ata që u shkrinë për popullin e atdheun, që dhanë më të shtrenjtën, që ne sot ta gëzojmë lirinë e të jetojmë me dinjitet në trojet tona”, kishte thënë presidentja në një telegram urimi.

Krishtlindja është festë, përmes së cilës përkujtohet lindja e figurës qendrore të krishterimit - Jezu Krishtit. Edhe pse hyn në radhën e festave katolike, Krishtlindja gjithashtu festohet nga një numër në rritje i jo të krishterëve në mbarë botën.

Në Kosovë Krishtlindja festohet tradicionalisht nga qytetarë të besimeve të ndryshme. (rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi