Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''(shkrim dhe video)

Shko poshtë

Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''(shkrim dhe video) Empty Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''(shkrim dhe video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 05, 2010 8:57 pm

Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''

Në Prishtinë u mbajt mesha e parë në Katedralen “Nëna Terezë”. Mesha u drejtua nga i dërguara i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, kurse të pranishëm ishin edhe personalitete të shumta të jetës publike, përfshirë edhe imami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.


Mesha e Shenjtë në Katedralen ''Nëna Terezë''(shkrim dhe video) 07-mesha-24

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha e parë, inauguruese për nder të 100-vjetorit të lindjes së humanistes dhe nobelistes Nënë Tereza.
Pas një fjale rasti të ipeshkvit Dodë Gjergji, filloi Mesha Shenjtë, të cilën e drejtoi i dërguari i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi.
Të pranishëm në këtë meshë inauguruese ishin dhe imami i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, si dhe figura politike, ndër ta edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.
Me këtë rast, i dërguari i Papës, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, tha se e gëzonte pjesëmarrja e personaliteteve të ndryshme në meshën e parë në Katedralen “Nëna Terezë”.
Gashi citoi fjalët e Papës për Nënë Terezën, duke e quajtur atë si nënë bamirëse e botës.
“Të dashur, nuk mund të mos e përshëndes një person shumë të përvuajtur që gjendet mes nesh, është Nënë Tereza e Kalkutës – atdheu i saj është këtu. Ishte një murgeshë e përvuajtur, kjo shërbëtore e fëmijëve, e më të varfërve e cila e bartte në gjithë botën emrin e atdheut tuaj, ishin fjalët e Papës”, tha Ipeshkvi Gashi, duke cituar Papën.
Ndërkohë, imami i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.
Tërnava apeloi që edhe besimtarët e fesë islame të kenë një xhami afër Katedrales, duke marrë si shembull politikën e presidentit Barak Obama. “Ta ndjekim politikën vizionare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili është i përkushtuar në ndërtimin e xhamisë në Nju-Jork dhe t’i gëzojmë besimtarët myslimanë shqiptarë me ndërtimin e xhamisë përballë kësaj katedrale, të cilën po e inaugurojmë sot”, u shpreh imami Tërnava.
Në emër të spektrit politik dhe institucional, të pranishmëve në këtë meshë u është drejtuar me një fjalim edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.“Kjo Katedrale, që qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, i bashkëjetesës, i humanizimit dhe i tolerancës fetare që e karakterizon kombin tonë që nga lindja e tij”.
“Ky tempull i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe e dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj diversitetit, e përkujdesjes për të pambrojturin dhe të vobektin, e paqes dhe e respektit ndaj jetës - reflektim i veprës së Nënë Terezës”, theksoi Krasniqi.
Derisa po zhvillohej mesha e parë në Katedralen Nënë Tereza, një organizatë me emrin “Rinia Jonë” kishte ekspozuar disa fotografi në qendër të Prishtinës, ku pasqyrohej falja e besimtarëve islam dhe kushtet e tyre.
Driton Sylejmani nga organizata “Rinia Jonë” tha se nuk e kundërshtonin ndërtimin e katedraleve, por kërkonin që edhe besimtarëve islamë t’u krijohen kushte normale për falje.
“Besimtarët islamë, të cilët janë në numër mbi 90 për qind, falen në shi, në borë, në kushte të këqija atmosferike dhe nuk kanë vend ku t’i kryejnë obligimet e tyre fetare. Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë konflikte ndërfetare, mirëpo të shihet se besimtarët myslimanë nuk kanë hapësirë ku të falen”, u shpreh Sylejmani.
Ndryshe, punimet në Katedralen “Nëna Terezë” do të vazhdojnë. Mesha e parë e mbajtur të dielën, ishte pjesë e një programi që shënon 100-vjetorin e humanistes së madhe.
Kjo katedrale është ndërtuar me kërkesë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi