Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mesha në Janinë nxit luftë mes popujve të Ballkanit"

Shko poshtë

"Mesha në Janinë nxit luftë mes popujve të Ballkanit" Empty "Mesha në Janinë nxit luftë mes popujve të Ballkanit"

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 18, 2012 9:25 pm

"Mesha në Janinë nxit luftë mes popujve të Ballkanit"

"Mesha në Janinë nxit luftë mes popujve të Ballkanit" 54471

ELBASAN -Kisha Ortodokse Autoqefale e Pavarur Shqiptare dje dënoi me forcë thirrjet histerike të bëra në meshën e mbajtur në Janinë të Greqisë për çlirimin e Vorio-Epirit nga shqiptarët. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, At Nikolla Marku, prift i kishës "Shën Maria" në Elbasan shprehu indinjatën e thellë për veprimin e kishës greke. "Kjo meshë kishte për qëllim nxitjen e luftës mes popujve të Ballkanit, bazuar në teoritë e hershme të shovinizmit grek mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir. Kisha Ortodokse Autoqefale e Pavarur Shqiptare e dënon publikisht meshën e mbajtur në Janinë të mbushur me thirrje luftë nxitëse", - u shpreh Marku. Ai e cilësoi tejet të dënueshëm veprimin e kreut të kishës greke, i cili lejoi mbajtjen e një meshe si ajo e fundit në Janinë ku u shkelën parimet themelore të ceremonisë kishtare. "Mesha është lutje ndaj Zotit për mirësi, bekim dhe paqe. Mesha absolutisht nuk mund të shfrytëzohet kurrë për të nxitur luftën apo për pushtim territoresh. Kisha Autoqefale Ortodokse e Pavarur Shqiptare kërkon reagimin e menjëhershëm dhe energjik të Patriarkanës së Stambollit për këtë skandal të paprecedentë të ndodhur gjatë një meshe të mbajtur në Janinë", - tha At Nikolla Marku. Ndërkohë, Kisha Autoqefale e Pavarur Shqiptare kërkon një reagim sa më të shpejtë nga ana e kryepeshkopit Anastas Janullatos, pasi cënohet integriteti territorial i Shqipërisë nga thirrjet luftënxitëse të bëra gjatë meshe të mbajtur në Janinë. Ndërkaq së afërmi në Kishën Shën Maria të Elbasanit, si reagim dinjitoz, do të mbahet një meshë e vërtetë kishtare për t'u lutur për pronat e çamëve të Çamërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi