Baki Ymeri: Idealizmi shqiptar dhe fashizmi serb
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Idealizmi shqiptar dhe fashizmi serb
Idealizmi shqiptar dhe fashizmi serb
Derisa disa botues tanë heshtin kur bëhet fjalë për sulmet serbe kundër rumunëve të Timokut, rumunët e mirëfilltë e ndëshkojnë publikisht qëndrimin absurd të autoriteteve të Bukureshtit lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Nga Baki Ymeri
Shqiptarizmi u ka mbetur vetëm idealistëve, një e vërtetë e dhembshme, prezente gjithandej në botën shqiptare dhe diasporë. Heroizmi është një gjendje shpirtërore që i përket një populli, një gjenerate apo disave vetave, por heroizmi në këtë kontekst nuk ka asgjë të përbashkët me “heroizmin” e kryqëzatave të Mesjetës apo me atë të kriminelëve të Ben Ladenit dhe fashizmit të Millosheviqit. Heroizmi ushtarak i Gjergj Kastriotit apo ai i UÇK-së, ishte një heroizëm i shenjtë, por jo edhe “heroizmi” antishqiptar i korbave enveriste të SHIK-ut që likuiduan një garniturë oficerësh, gazetarësh dhe njerëzish të mençur që militonin për liri, demokraci dhe pavarësi. Fshehtësia e shëlbimit kishtar qëndron në duart e Zotit, ndërsa fshehtësia e heroizmit qëndron në devotshmërinë e atij që e ka pranuar dhuntinë e këtij virtyti. Derisa heroizmi shqiptar ka joshur admirimin e botës, ultranacionalizmi, shpirtligësia dhe tërbimi serb ka krijuar viktima të panumërta, që nga dyndja sllave në trojet trako/ilire e deri në këto ditë kur serbët i kanë ngritur armët edhe kundër fqinjëve të tyre që ua kanë serbizuar emrat dhe që i konsideronin “miq” dhe “fqinj”.
Ndoshta tingëllon si fyerje sintagma “Fara e ndotur e Millosheviqit”, por nuk është fyerje e vërteta se serbët janë falsifikatorët më të mëdhenj të historisë, sepse ata nuk kanë histori, historia e tyre duke qenë një varg luftërash të përgjakshme e të humbura, siç do ta humbin fytyrën një ditë lur shqiptarët do të oragnizohen për të kërkuar tokat e tyre deri në Nish. Pasi e tradhëtuan te turqit luftëtarin Iancu de Hunedoara i cili më 28 shtator 1448 u nis me mijëra ushtarë rumunë të takohet me Gjergj Kastriotin në Luginë të Moravës për t'i sulmuar turqit, kohëve të fundit serbët tentojnë t’ua vjedhin rumunëve edhe heroin mesjetar Vladin e III-të Basarab, alias Vlad Ţepeş. Dhe ja tani mirënjohja, thekson Dr. George Coanda, për të përditshmen Adevărul (9 dhjetor 2011), duke shtuar: "Ata na e vjedhin historinë. Më vjen keq, por këta serbë kanë probleme të rënda me respektimin e të vërtetës historike. Një farë e ndotur e Millosheviqit." Po shkojmë më tej: 20 dhjetor 2011. Massmedia elektronike rumune është “pasuruar” me dhjetra artikuj me titullin “Sulme të armatosura kundër rumunëve të Serbisë”.
Ministria e Jashtme ka shprehur brengosje lidhur me një serë agresionesh që kanë patur për qëllim liderët e minoritetit rumun në fshatin Sipikova dhe te Ura e Jankut (Podul lui Iancu) në Serbi, lajme të regjistruara edhe nga Viorel Badea, presidenti i Komisionit për rumunët e kudondodhur. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e komunitetit rumun të Serbisë u janë nënshtruar një serë “sulmesh të armatosrua” që përfaqësojnë “një provokim të qëllimshëm për çekulibrimin e kursit pozitiv të dialogut rumuno-serb sa i përket respektimit të të drejtave fundamentale të bashkatdhetarëve tanë në shtetin fqinj”. Në kuadrin e një shkrimi tjetër me të njëjtin titull, botuar nga HotNews.ro,theksohet se „shtëpitë e dy liderëve të rumunëve të Serbisë kanë qenë të sulmuara me armë të zjarrit, informon Romanian Global News.Sipas burimit të cituar, të hënën (20 dhjetor 2011), autorë të panjohur kanë hapur zjarr kundër shtëpisë së liderit të filiales së Partisë Demokrate të Rumunëve të Serbisë, Dragsolav Mariaçiç, në Sipikovë të Timokut, në kohën kur një sulm tjetër i armatosur ka ngjarë në Vojvodinë, në lokalitetin Ura e Jankut, kundër shtëpisë së kryetarit të bashkisë dhe presidentit të partisë Aleanca e Rumunëve të Vojvodinës, Viorel Besu.
Ku kanë besë serbët e gjorë të ndëshkuar nga rumunët e Timokut edhe postmortem! Sipas traditës, gjatë ceremonisë së varrimit në Timok, në arkivol, pranë kufomës, familjarët e venë edhe një shkop druri, që i vdekuri të mbrohet nga serbët edhe në botën tjetër. Në kuadrin e artikullit paraprak theksohet se ambasada e Rumanisë në Beograd ka ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me sqarimin e situatës. Tudor Pantiru, deputet, ka deklaruar për HotNews.ro se nuk dihet kush ka qëlluar, ndoshta kanë qëlluar ata që s’duan që rumunët t’i përfitojnë të drejtat fundamentale, të marrin pjesë në shrëbesa kishtare në gjuhën amtare dhe t’i çojnë fëmijët në shkolla me mësim në gjuhën rumune, duke theksuar se „këto janë akte të frikësimit të rumunëve” të këtij vendi. Më tej theksohet se një nga plumbat ka krisur në xhamat e shtëpisë së njërit nga rumunëve më aktivë të zonës, Dragoslav Mariaçiç, i cili jep kontribut të pashoq për ngritjen e një kishe rumune në lokalitet. Poashtu theksohet se në Timok dhe vende tjera të Serbisë të rralla janë shtëpitë ku nuk ka armë zjarri, ndërsa gjatë sulmit kundër Viorel Besut në Vojvodinë, plumbat kanë shpuar kanapenë dhe muret e brendshme të shtëpisë së tij. Bashkëshortja e tij, Ida Besu, u ka deklaruar gazetarëve serbë se ky incident ka ngjarë rreth orës dy të mëngjezit. Fakti që të dy incidentet janë zhvilluar në të njëjtën ditë, demonstron për një koordinim (të fashizmit serb-B.Y.) kundër liderëve të rumunëve të Serbisë, komenton Romanian Global News.
Këtë shkrim me një titull tjetër e transmetuam para dy ditësh (21/12/2011), por ende asnjëra nga redaksitë e gazetave dhe respektive, nuk iu kujtua ta bëjë publik me kohë, në shenjë solidariteti me rumunët e Timokut dhe disa kuadro rumune që kanë qëndrime pozitive lidhur me Kosovën dhe pavarësinë e saj. „I ndëshkoj fuqimisht sulmet e armatosura kundër gjithë liderëve të komunitetit rumun në Timok dhe Vojvodinë. Këto akte të paimagjinuara për një shtet që pretendon të aderojë në BE vijnë si pasojë e politikës agresive të asimilimit të sforcuar nga autoritet serbe, sa nga ato shtetërore, poashtu edhe nga ato religjioze, thuhet në një deklaratë shtypi dhënë nga deputeti Tudor Pantiru, në eksluzivitet për Romanian Global News. E ndëshkoj qëndrimin përtac të autoriteteve të Bukureshtit që trumbetojnë vazhdimisht për përkrahjen e sovranitetit serb ndaj Kosovës, por harrojnë të mbrojnë me të gjitha rrethant legale dhe diplomatike interesat legjitime të rumunëve të Serbisë. Në këto kondita, kërkoj që Qeveria Rumune të iniciojë me urgjencë një akcion kundër shtetit serb në Qendrën Europiane të Drejtave të Njeriut, për mbrojtjen e të drejtave fundamentale të komunitetit rumun në Serbi. Në vazhdim jepen edhe artikuj tjerë si “A është Wiliam Branza agjent i influences serbe? Nëse s’është, çka kërkon ky në Beograd sipas një vizite të kurdisur nga Amabasada e Serbisë në Bukuresht?”, “Rumunët e Timokut dhe Rumaniasulmohen n ga shtypi proqeveritar i Beogradit.”
Zëri i komentatorëve është zëri i Zotit
Duke shfletuar Zemrën Shqiptare, Botën sot dhe disa media tjera, konstatojmë se zëri i komentatorëve është zëri i Zotit. Ja disa nga komentet e panumërta që e shoqërojnë këtë lajm të shqetsuar! Doc (anonim): Tani doli në shesh e vëreta se serbët na qenkan „vëllezër”, dhe se vetëm serbët dhe Deti i zi na qenkan miqët më të mirë. Bla bla bla! Nuk e mahnit askend qëndrimi ksenofob i serbëve, një popull i implikuar në më shumë gjenocide. Mos të mahniten këta budallenj kur një ditë do ta humbin edhe një copë tjetër nga vendi i vet.” Autori i këtij komenti dekorohet brenda një çerek dite me 18 vota. Srpc i përgjigjet: „Serbët janë armiqtë tanë, njësoj si rusët”, Alpha, pasi thekson se me kemi qenë miq gjatë historisë, e pranon se ksenofobia serbe u shumëfishua „pas shpartallimit të perandorisë së vogël jugosllave”, ndërsaTito (anonim) i përgjigjet se „me serbët nuk kemi qenë miqë kurrë. Mos u mashtroni pas propagandave por lexoni historinë e Serbisë dhe do të shihni se kanë tentuar disa herë të na dëmtojnë. Kanë një organizim shtetëror më të vjetër se tonin, por n uk kanë asnjë mik. Madje as rusët, dhe mos të harrojmë se Tito ishte thikë në thikë me rusët, kurse neve na konsideronte si do të prapambetur.” Andu (anonim) i përgjigjet komentatorit paraprak: „Ne nuk jemi dhe as që kemi qenë vëllezër apo miq me serbët. Banata nuk ka qenë serbe dhe as Lugina e Timokut. Serbët kanë ardhur këtu nga jugu, pas vitit 1700, kur e kanë braktisur Kosovën.”
Korekt, i përgjigjet Fiachra dhe shton: „Kur iknim për të arritur në Slloveni apo Kroaci, serbët na ndalnin në kufi dhe na rrasnin në burg e na maltretonin. Njoh një çift bashkëshortor (profesor e profesoreshë) që e kaluan Danubin më 1985. Serbët i mbajtën në burg dy javë duke ia dhunuar gruan në prezencë të bashkëshortit. Pastaj ua kthyen autoriteteve rumune. Të vjen kërdi kur të kujtohet etja tyre shtazarake për t’i përdhunuar femrat myslimane të Bosnjës, gjoja se për t’ua kulluar gjakun.” Një komentator tjetër thekson: „Fashizmi i serbëve ka qenë toleruar për tepër. Serbia ka përvojë gjenocidare lidhur me minoritetet etnike që sipas saj „paskan kërkuar për tepër të drejta”, por sipas nesh që nuk janë enklava në mes të Serbisë por rajone në kufi me vende fqinje, siç është Kosova në kufi me Shqipërinë. Ishpresidenti serb vdiq në qelitë e Tribunalit të Hagës, si dhe dhjetra liderë dhe ushtarë serbë qenë dënuar për krime kundër njerëzimit. Duket se Serbia nuk ka mësuar leksionin e vetëzhdukjes dhe izolimit, por ajo vazhdon politikën e agresionit dhe këcënimit me vdekje kundër etnive tjera autoktone, sepse ata nuk janë ardhacakë siç janë serbosllavët. Rumunët e Serbisë jetojnë në zona kompakte në fqinjësi me Rumaninë, por Serbia nuk njeh zyrtarisht veçse 80.000. Rilindja kombëtare te këta rumunë (të harruar nga Bukureshti) ka filluar kohëve të fundit, kur disa intelektualë, priftërinj, të rinj, fermierë, kanë krijuar ONG, shoqata madje dhe parti për të mbrojtur identitetin etno-linguistik të qindramijë rumuno/vllehëve të Timokut. Përgjigja e autoriteteve serbe ka qenë jashtëzakonisht violente dhe agresive, 300 rumunë etnikë duke qenë të anketuar në Timok pse janë deklaruar si rumunë. Serbët ua kanë ndezur të gjitha shenjat fetare (...) ndërsa Rumania që i toleron këto akte barbare, duhet të marrë masa kundër krimeve serbe ndaj rumunëve të Timokut.”
Sabo thekson se Rumania për tepër e ka toleruar fashizmin serb kundër rumunëve që nuk janë me dhjetra mijë por mbi një milion vetë, edhepse nuk e dinë gjuhën amtare (si pasojë politikës diskriminuese të autoriteteve të Beogradit). Dhe del Denoro në ring e shton: „Faktikisht këto janë falënderimet serbe për faktin se Ruman ia ka qenë një nga pak vendet që s’e ka njohur Kosovën. Ndoshta tani do ta njohë!” Eminescu përgjigjet: „Më kot, derisa presidenti Basescu na u bë avokati i Serbisë në materje të Kosovës! Të jesh proserb dhe antikosovar lidhur me këtë subjekt don të thotë të jesh prorus dhe antiamerikan. Serbia është një shtet terrorist që ka masakruar mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës, kurse zoti president, po qe se do të ishte i informuar si duhet nga ana e këshilltarëve të tij lidhur me këtë gjenocid, ndoshta nuk do të derdhte lotë krokodili për një vend terrorist.”
Në komentator tjetër thekson se rumunët janë tejet tolerantë ndaj minoriteteve etnikendërsa serbët dëshmojnë një intolerancë të paparë që do t’iu kushtojë shumë në ardhmëri, ashtu siç u ka kushtuar shumë edhe në të shkuarën. Timokasit janë rumunë etnikë, së paku 300.000, mazhoritarë në 154 fshatra dhe qytete ndërmjet Moravës dhe Danubit. Nuk kanë kërkuar ndarje apo autonomi veçse të drejta për të mësuar fëmijët e tyre në gjuhën amtare, të kenë priftërinj e të ndjekin shërbesën në gjuhën rumune, të kenë të drejtën për kryetarë bashkie dhe deputetë, të njëjtat të drejta që ua ka dhënë Rumania serbëve në këtë vend.” Pasojnë disa replika lidhur me hungarezët e Rumanisë, për mikpritjen dhe dashamirësinë rumune ndaj të huajve të cilët nuk i ka dëbuar por i ka përkrahur.” Negociatori llomotot gjoja se „sulmusit nuk do të zihen ngase nuk janë nënshtetas serbë”, të cili i përgjigjet një komentator anonim (Ekstremizmi serb): „Rumania dhe rumunët kanë patur dashamirësinë të jenë solidarë me Serbinë në kohën e luftërave të saj, kurse tani na kthehet kjo me plumba e jo me të drejta të natyrshme. Nuk është fjala për shpërbërjen e Serbisë, edhepse Timoku është një rajon që ka hyrë vonë në shek. 19, në komponentën e Serbisë, kurse banorët a atjeshëm janë pasardhës së dakasve të romanizuar. Timoku quhet Dacia Ripensis dhe këtë profesorët e historisë e dinë shumë mirë.”
Pason një komentator tjetër anonim, i cili përmes subjektit „Serbia agresive dhe vetëvrasëse”, thekson se Serbia po i humb edhe aleatët e fundit, rumunët. Asnjë popull nuk do të jetojë në paqë në troje të pushtuara, në trojet të cilat nuk kanë qenë të tij, dhe asnjë komb nuk braktis qindramijë etnikë të ndodhur me shekuj në një territor prej mijëra km2, sepse janë pjesë e botës ku luftohet për një gjë të tillë, gjatë një periudhe gjeneratash. Serbia nuk ka qenë e qetë as në Slloveni, as në Kroaci, as në Bosnjë apo Kosovë. I ka humbur luftërat dhe liderët e ndëshkuar për krime kundër humanitetit, ka mbetur me 7,5 milionë banorë nga të cilët 350.00 janë rumunë etnikë të Vojvodinës dhe Timokut, mazhoritarë në lokalitete dhe rajone në kufi me Rumaninë e jo në enklava apo në mes të serbizmit. Rumunët a tjeshëm nuk duan tjetër veçse t’i kenë të njëjtat të drejta që i kanë serbët e Rumanisë, ky është principi demokratik dhe european për liri dhe reciporcitet... Përmes faktit se lejon agresione kundër rumunëve dhe nuk ua jep të drejtën për identitet, Serbia do t’i humbë edhe fqinjët e fundit aleatë, rumunët. Është një vetëvrasje që ndoshta e meriton. Është arritur deri atje saqë nëpër gazeta serbe të llomotitet gjoja se rumunët dhe sidomos Vlad Cepeshi na qenkan serbë. Një provokim grosolan. Senati i Rumanisë tashmë e ka blokuarf ratifikimin e akordit të BE me Serbinë.
Serbia agresive është delja e Zezë e Europës
Asche thekson: „Se serbët nuk janë vëllezërit tanë, këtë ua them të gjithë rumunëve që s’e dinë këtë gjë. Babai im ka kryer shërbimin ushtarak në kufi me ish Jugosllavinë, dhe më ka rrëfyer se si rumunët rrinin nëpër bunkere për shkak të kufitarëve serbë, të cilët kur i kaplonte mërzia, qëllonin kundër kufitarëve rumunë.”Panfilica i kundërvihet duke i thënë se kjo ka ngjarë në vitet 1950, kur Titoja (si pasojë e shkëputjes nga Stalini) konsiderohej si kriminel, por më vonë u bë mik i Rumanisë, fondator i lëvizjes së vendeve të painkuadruara, pranë Sadatit dhe Nehrut, lëvizje tejet e rëndësishme për ekuilibrin botëror, në kohën e luftës së ftohtë.” Pas dy komentatorëve tjerë del në shesh Calatorul dhe thot: „Kur lexoj për këto gjëra, rri e mendoj se sa keq kanë bërë amerikëantë që nuk i vazhduan bombardimet edhe për dy javë, që t’i mbshin me mend serbët”, ndërsaDanieli shton: Unë them ta njohim pavarësinë e Kosovës. Mos mendoni se shqiptarët më kot janë ndarë. Ishte rezultati i „trajtimit të mirë” të cilin serbët ua patën aplikuar shqiptarëve, në të njëjtin stil në të cilin sot ua aplikojnë rumunëve. Serbët kanë luftuar kundër gjithë fqinjëve të tyre. Më vjen rëndë të mendoj se të gjithë ata që kanë krijuar aleancë kundër serbëve janë budallenj e të këqinj. Mos vallë kjo ligësi qëndron te vetë serbët?
Prostu thekson se serbët janë një popull i përzemërt që ndizet shpejt dhe që i kanë edhe ata ekstremistët e vet. A ju kujtohet atentati i Sarajevës, shkëndija e Luftës së parë ballkanike? Janë një popull ortodoks i stilit të vjetër, porsi rusët, kurse kishat tona kanë patur përherë probleme me kishën e tyre. Çështja nuk është e djeshme apo e sotme, çështja e pansllavizmit funksionon edhe te ta, dhe meqë relacionet tona me Rusinë nuk janë të nivelit të lartë, mos pritni lule nga ta. Përndryshe, studionie historinë sepse miqësia mes popujve është një gogol. Ekzistojnë vetëm interesa dhe rrethana, plus, udhëheqës të aftë e të paaftë. Edhe ne e kemi një të këtillë”, ndërsaMireca ndërhyn: „Rumunët janë vëllezër me serbët, por serbët nuk janë vëllezër me rumunët. Quod erat demonstrandum.”Komentet e lexuesve të rëndomtë janë interesante, 99% antiserbe dhe 1% me karakter proserb. Njëfarë anonimi që del vetëm me shkronjën X, hedh një ide të mbrapshtë duke theksuar mes tjerash se „duhet të jesh budalla t’u kërkosh serbëve të drejta... I kërkuan këto edhe ata të Kosovës dhe shumë nga ta arritën t’i mbushin varret masive.” Mardare del me një ide defetiste: „Jemi trup i turpit të të gjitha turpeve e të mundshme mbi tokë. Më kot, mund të na shajë bota e të na vrasë, por rumunët nuk janë në gjendje asnjëherë të kuptojnë asgjë.” Ndërsa Timoku ia pret:
„Timoku duhet t’i rikthehet Rumanisë. Rumuno/vllehët e atjeshëm janë rumunët më të shtypur. Edhepse janë komuniteti më i madh nuk kanë kurrfarë të drejtash. Njashtu siç hungarezët i kanë të gjitha të drejtat në Rumani, edhe rumunët duhet t’i kenë të drejtat e veta në Serbi. Përse nuk e krijojnë Unionin Demokratik të Rumunëve të Serbisë dhe Bullgarisë?” Pa e anashkaluar këtë subjekt, vlen të theksojmë se në zonën e Timokut në Bullgari, e banuar nga rumunë, ekziston një lokalitet i njohur me emrin Kosova. Ku është interesimi i Memli Krasniqit për revistën „Kosova” të Bukureshtit apo i massmedias kosovare për ta vizituar Kosovën në Bullgari? Muz-i shpreh keqardhje pse Nëna (Rumania) nuk ka kurrfarë intersimi ndaj rumunëve të Timokut, veçse kur ngjet ndonjë incident atje, kurseAdevăruldel me guximin e vet për të thënë se rumunët e atjeshëm duhet të shkruajnë në testament: „Shpartallimi i Serbisë si shtet”. Doreli del me një ide absurde: „Mos u ndizni kaq shpejt se kjo mund të jetë ndonjë operacion i parapregaditur që Rumania ta njohë me detyrim Kosovën, dhe vetëm kaq.” Në kuadrin e subjektit Toleranca e Rumanisë, Arnautul (respektivisht autori i këtij shkrimi) i përgjigjet Dorelit: „ Nuk e dimë në Rumania do ta njohë Kosovën, por e dimë se Ministria e Jashtme e këtij vendi duhet ta thirrë në përgjegjësi ambasadorin e Serbisë në Bukuresht.”, ndërsa Mona Agrigoroaiei shton:
„Danieli ka të drejtë. Problemi është te serbët. Serbët përnga natyra janë shovenistë dhe duan të asimilojnë çdo popullatë që nuk është sllave, sidomos rumunët dhe shqiptarët. Rumunët dhe shqiptarët janë të vetmit që ia kanë rezistuar asimilimit sllav, kurse serbët vazhdojnë t’i diskriminojnë. Duhet të pranojmë se paqa në Ballkan nuk do të vendoset veçse atëherë kur do të caktohen kufinjtë e shteteve etnike. Një Serbi etnike pa Banatën, Timoku, Vojvodinën dhe Luginën e Preshevës, ndoshta do të jetë një Serbi normale dhe pa probleme.”. Në vend të përfundimit vlen të përkujtojmë kritikun e ndjerë rumun, Marin Mincu, i cili thoshte se i vjen keq pse nuk është shqiptar, duke na e përkujtuar faktin se sivëllezërit e tij rumunë nga Lugina e Timokut, janë serbizuar me të madhe, sepse nuk kanë patur guxim ta mbrojnë identitetin e tyre siç e kanë mbrojtur shqiptarët e Kosovës. Edhepse ka edhe komente tjera, vlen të përfundojmë se Serbul (anonim) thekson: „Më vjen turp pse jam serb! Rumania na ka ofruar mikpritje, shkolla dhe kisha, kurse ne tallemi me vëllezërit tanë rumunë në Timok dhe Vojvodinë. Në kohën e Titos nuk ekzistonin ekstremizma dhe terrorizma të këtilla serbe kundër shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve, sllovenëve, kurse kur u bë lider i Serbisë një kriminel lufte, Millosheviq, u bëmë Delja e Zezë e Europës. Më vjen trup që jam serb. Prej sot dekalrohem rumun, shqiptar, kroat, slloven, por jo serb.”
BOX
Mihai Trimi që ipranoi 15.000 shqiptarë të kalojnë Danubin
e të vendosen në Olteni të Rumanisë më 1595,
për të shjpëtuar nga zullumi osman
Tradita rumune në lokalitetin Kosova të Bullgarisë
Kostume kombëtare të rumunëve të Timokut
Republika Autonome e Timokut
Prifti Bojan Alexandrovici që hapi kishën e parë
rumune në Timok, i persekutuar nga autoritete serbe
Deputeti Tudor Pantiru proteston kundër sulmeve të
armatosura serbe ndaj liderëve rumunë të Timokut dhe Vojvodinës
Shqiptarët e Rumanisë marshojnë bulevardeve të Bukureshtit
në shenjë solidariteti me NATON dhe Kosovën (31 mars 1999)
Bukuroshe rumune pranë flamurit shqiptar
ARGUMENT
Marţi, 20 Decembrie 2011 Bucuresti, Romania/Romanian Global News
Condamn cu tărie atacurile armate îndreptate împotriva liderilor comunităţii româneşti din Timoc şi Voievodina (Serbia). Aceste acte inimaginabile pentru un stat care pretinde să adere la Uniunea Europeană sunt o consecinţă directă a politicii agresive de asimilare forţată dusă de autorităţile sârbe, atât de cele statale, cât şi de cele religioase, se arata intr-o declaratie de presa data de deputatul Tudor Pantaru, in exclusivitate pentru Romanian Global News.Condamn şi atitudinea laşă a guvernării de la Bucureşti, care vociferează continuu în susţinerea suveranităţii sârbe asupra provinciei Kosovo, dar uită să apere, cu toate mijloacele legale şi diplomatice, interesele legitime ale românilor din Serbia. În aceste condiţii, cer Guvernului României să iniţieze de urgenţă o acţiune împotriva statului sârb la Curtea Europeană a Drepturilor Omului, pentru protejarea drepturilor fundamentale ale minorităţii române din Serbia.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Fashizmi serb dhe mendime rumune për Kosovën shqiptare
» Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
» Baki Ymeri: Shpirti shqiptar dhe mendimet e tij
» Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu
» Baki Ymeri:Valëvitjet e fjalës së një poeti shqiptar
» Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
» Baki Ymeri: Shpirti shqiptar dhe mendimet e tij
» Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu
» Baki Ymeri:Valëvitjet e fjalës së një poeti shqiptar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi