Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu

Shko poshtë

Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu Empty Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:17 pm

Baki Ymeri: Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu U1_Baki-Ymeri
Rumania e mashtruar dhe Dezinformatat antikosovare të spiunit serb Râzvan Voncu
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
E shkëlqyeshme, por edhe prekëse. Rumunët jo vetëm se kanë lidhje me shqiptarët, por në fakt janë krejt shqiptarë, megjithatë, armiqtë e popullit shqiptar kanë bërë punën e tyre dhe tani duhet luftuar për të zbuluar gjithë afërsinë që kemi me shumë popuj të Ballkanit, ndërsa rumunët hezitojnë të pranojnë shtetin e ri të Kosovës. Kështu thekson një nga komentatorët e shkrimeve tona te gazeta “Kritika” (Guest, 12 mars 2008). Për karikatura dhe karikaturistë, Rumania nuk ka mungesë. Klanet politike që burojnë nga nomenklatura nekomuniste e votojnë njëri/tjetrin për të përjetësuar pushtetin me bij gjeneralësh komunistë, me biznismenë të koruptuar, me kameleonë që ishin kundër bombarduar të NATO-s (1999). Njëri ndër ta është edhe “seniori” antiamerikan i të përditshmes “Azi” (Sot), Razvan Voncu, i dëbuar nga trojet e gazetës “Cronica Romana” të cilën deshi ta shndërrojë në Kronika Serbe. Si leh ky surrogat i antishqiptarizmit në kuadrin e artikullit “10 vjet të turpshme për Europën” (28 mars 2009).
„Serbia ka komentuar këto ditë 10 vjetorin e bombardimeve të NATO/s, që ka bërë 3.500 viktima (nga të cilat mbi 2.000 civilë, përmbi 8.00 ndër ta duke qenë fëmijë) dhe 12. 000 të plagosur”. Pasi thekson faktin se ky eveniment përfaqësoka një nga faqet më të ndyta nga historia e Europës, kanibalizmi publicistik i spiunit serb, Razvan Voncu, ua hedh fajin shteteve të cilat „qysh para dhjetë vitesh pranuan që krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës të marrin pjesë në përdhunimin e të drejtës internacionale dhe krijimin e një enklave terroriste islamiste në zemër të Kontinentit Plak”. Dezinforamatat e profesorit të Universitetit të Bukureshtit, Razvan Voncu, kaplojnë përmasat e paranojës: „Në këto 10 vjet që pasuan pas bombardimeve, Kosova është shndërruar në një „gojë të zezë” të makro/infrakcionalitetit, të krimit të organizuar, të trafikut të armëve dhe, më në fund edhe të trafikimit të organeve. Mbi 200.000 serbë dhe joshqiptarë tjerë janë dëbuar nga provinca, mbi 1.000.000 shqiptarë nga Maqedonia dhe Shqipëria janë pranuar në vend dhe u janë dhënë dokumente si banorë të Kosovës”.
Faktet nga tereni flasin se kur vjen fjala për respektimin e të drejtave të njeriut, Qeveria e Kosova i ka privilegjuar më shumë serbët se sa shqiptarët. Po e japim vetëm një nga to. Derisa një shqiptare e Maqedonisë e strehuar si viktimë e dhunës familjare në Kosovë ende nuk e ka pranuar nënshtetësinë, si mund ta arsyetojë antishqiptari Razvan Voncu dezinformatën e tij gjoja se Kosova paska pranuar brenda dhjetë vitesh një milionë shqiptarë nga Maqedonia dhe Shqipëria? Pse nuk e thekson faktin se Serbia është fajtore për ndërprerjen e përditshme të ujit dhe rrymës, apo për „situatën e mjerueshme ekonomike të provincës e të papunësisë që kaploka përmasat prej 50% në mesin urban dhe 70 % në atë rural”? Themi se Serbia ka gisht në këtë situatë dramatike, po qe se është e vërtetë, edhepse fajin e këtij „kolapsi” ekonomik e dinë kosovarët më mirë se ne.
Por, si mund ta arsyetojë antiamerikanizmin e tij kameleoni serb i massmedias rumune, sipas të cilit „idiotët pilotë amerikanë i kanë pikturuar me „Happy Easter” bombat që i kanë hedhur mbi Serbi gjatë Pashkëve të Shenjta”? Dhe në fund, pasi mburret me Spanjën që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo çapaçule e stërvitur për plasim gënjeshtrash në shtyp, konkludon: „Po këtë gjë duhet ta bëjë edhe vendi ynë, dhe në përgjithësi ata që nuk e njohin pavarësinë e vetëshpallur të provincës Kosovë”. Kjo ishte e para që të shqetson: dezinformata monstruoze që arrijnë deri në kancelaritë ministeriale dhe presidenciale. Dhe tani pason e dyta që të trimëron. Komentatori Edgar Luther ia fut të dy këmbët në një këpucë spiunit serb, Razvan Voncu:
„As Sllobodan Millosheviçi nuk ëndërronte si Voncu”, të cilin e dekoron me sintagma si „logjikë partizane”, „folklorist i pabesueshëm”: „Urrejtja ndaj Perëndimit dhe ndaj disa kombeve fqinje të vendit tonë, nuk mund t’i gjesh as në Serbinë aktuale, veçse në makinerinë e propagandës nacionalist/komuniste të diktatorit Sllobodan Millosheviç, e cila tashmë është bërë histori. Të thuash Një faqe e zezë në historinë e Europës, don të thotë se Ora e Razvan Voncut ka mbetur pas. Mëkat. Të gjitha vendet e Europës Lindore integrohen (gradualisht) në NATO, si dhe Rumania, ndaj duhet të sillemi si europianë e të shkruajmë si europianë. Jo urrejtje, jo gënjeshtra, jo dezinformata tovarish Voncu! Me mëndje të hapur të duam. I kam mbajtur mënd fjalët e mençura të dijetarit Niculae Iorga i cili thoshte: „Ligësia është tre hise moskuptim dhe vetëm një hise ligësi”. Sipas komentatorit Zizi Pampam, „Fjalori (i Razvan Voncut) është i dyshimtë ngase dikush që quhet gazetar duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm. Artikulli tingëllon si prapagandë proserbe dhe është i mbushur me urrejtje të padokumentuara (...). Nuk e di nëse apelativin „idiotë” për pilotët amerikanë e përkrahin edhe të tjerët, gjë që të turpëron, ngase nuk e pranojnë dhe nuk të besojnë”.
Origjinali i dezinformatave të antiamerikanit R. Voncu:
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi