Topi i kundërpërgjigjet Berishës
Topi i kundërpërgjigjet Berishës
Topi i kundërpërgjigjet Berishës
Një ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e akuzoi se e ka shndërruar selinë e Presidencës së Shqipërisë në një partiçkë për interesat e tij politike, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi kundërpërgjigjet nga Durrësi duke deklaruar se ai nuk është apendiks i askujt, apo thënë shkurt një shtojcë politike.
Pas vizitës së tij në Bashkitë e Kavajës dhe të Durrësit, që drejtohen përkatësisht nga kryebashkiakët socialistë Elvis Roshi dhe Vangjush Dako, ku ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe atyre lokale, Kreu i Shtetit theksoi se “deklaratat e politikanëve duhet të jenë në kohezion me çfarë urojnë në mëngjesin e festës së Krishtlindjes, pra dialog e komunikim”.
Presidenti Topi në një prononcim për mediet i pyetur për akuzat e mbrëmshme të kryeministrit se po cenon institucionin me ambicien politike deklaroi prerë se ai do të ketë si bibël në punën e tij vetëm Kushtetutën e vendit dhe se nuk do të përmbushë në asnjë moment orekset e partive politike.
“Pavarësisht nga sa thuhen unë jam në detyrën time kushtetuese dhe institucioni i Presidentit do të zbatojë vetëm Kushtetutën e vendit, dhe kurrsesi nuk mund të jetë apendiks i orekseve të partive politike”, u shpreh Topi.
I pyetur nëse do të rikandidojë, Topi deklaroi se “do të sfidoj këdo nëse do të ketë garë për President nga populli”.
Në këtë mënyrë Kreu i Shtetit përforcon kërkesën për ndryshime kushtetuese, dhe zgjedhjen e Presidentit me referendum popullor, që do të hidhte dorazi poshtë edhe marrëveshjen e bërë PD-PS në vitin 2008, që vuri në jetë zgjedhjen e Presidentit me 50+1 vota, pra me shumicë të thjeshtë, jo të cilësuar.
Por, sa i përket zgjedhjes së Presidentit nga populli që përkthehet në ndryshimin e Kushtetutës, kryeministri tha prerë se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm pas mbarimit të mandatit të Presidentit Topi do të bëhet sipas Kushtetutës, duke refuzuar kërkesën e kreut të PS-së për një emër konsensual të propozuar me pranimin e PD-PS.
Berisha u shpreh se ndryshimet kushtetuese të bëra me pëlqimin e kryesocialistit Edi Rama, garantojnë zgjidhjen e kreut të shtetit pa kaluar vendin në ngërç dhe në zgjedhje.
“Ky vend nuk mund të bëhet nëse nuk konsolidon Kushtetutën e tij. Me z. Rama ne ramë dakord që presidenti të zgjidhje 50 +1 vota, çka i dha mundësinë Kushtetutës të funksionojë, sepse përndryshe vendi do të shkonte në zgjidhje. Tani kërkohet të rikthehemi të ai varianti grek që e çoi Greqinë në zgjedhje”, tha Berisha.
Berisha tha se presidenti Topi bëri me dije mosrikandidimin pasi mësoi se PD nuk do e rikandidonte në këtë post për herë të dytë.
Berisha e akuzoi presidentin Topi se “gjatë detyrës së tij ka ndërmarrë një seri aktesh, të papajtueshme me programin e PD-së, duke shkelur parimet e mëdha programore të saj dhe faktikisht po dekonstitucionalizon institucionin e presidencës, duke e shndërruar në selinë e një partiçke të vogël”, tha Berisha.
Po kështu, kreu i qeverisë, tha se implikimi i Topit në ngjarjet e 21 janarit dhe një seri qëndrimesh të tjera, në mënyrë absolute pa asnjë bazë, bënë që ai të shkelte besimin dhe mirëbesimin e mazhorancës së djathtë që e përzgjodhi në krye të shtetit në vitin 2007.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AK kundër Berishës për monumentin e Pavarësisë
» 100.000 € për vrasjen e Berishës?
» Interviste e Sali Berishes!
» DREDHITE DJALLEZORE TE RAMES & BERISHES !!!
» BE kërkon arrestimin e Sali Berishës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi