Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shprehitë e jetëgjatësisë: si ta përjetoni të njëqindtën në formë të shkëlqyer

Shko poshtë

Shprehitë e jetëgjatësisë: si ta përjetoni të njëqindtën në formë të shkëlqyer Empty Shprehitë e jetëgjatësisë: si ta përjetoni të njëqindtën në formë të shkëlqyer

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 9:15 pm

Shprehitë e jetëgjatësisë: si ta përjetoni të njëqindtën në formë të shkëlqyer 27ushtk1_2712111106_1

Shprehitë e jetëgjatësisë: si ta përjetoni të njëqindtën në formë të shkëlqyer

"Hara hachi bu" japonez e zgjat jetën për gjashtë vjet, miqtë e ngushtë për katër vjet, ndërsa 14 vjet të tjera shtesë mund t’i “fitoni” me pesë porcione të pemëve dhe perimeve, tregojnë hulumtimet.

Në ishullin japonez Okinawa njëqindvjeçarët vitalë janë pamje e zakonshme. Pyeteni ndonjërin prej tyre se cili është sekreti i jetës së tyre, menjëherë do t’iu përgjigjen - “hara hachi bu”. Pas këtyre fjalëve nuk fshihet ndonjë eliksir ekzotik, por një këshillë shumë praktike: “ndalni së ngrëni kur stomaku juaj është 80 për qind i mbushur”. Respektivisht, para se të ngopeni tërësisht, largojeni pirunin dhe prisni 20 minuta – për aq kohë ka nevojë trupi për “të kuptuar” se në fakt keni ngrënë sa duhet. Çdoherë kur hani derisa të ngopeni, stomaku zgjerohet pak edhe me kalimin e kohës filloni të hani gjithnjë e më shumë. Sipas vlerësimeve të mjekëve amerikanë, një kontrollim kaq i thjeshtë i kalorive mund t’ua zgjasë jetën për gjashtë vjet.

Mund të “fitoni” 14 vjet më shumë me stilin e shëndetshëm të jetës. Për fillim, çdo ditë duheni të hani së paku pesë porcione të pemëve dhe perimeve në ditë. Një porcion i përgjigjet përafërsisht madhësisë së grushtit, prandaj nuk është vështirë të arrihet kjo kuotë. Për shembull, kjo mund të jetë një mollë, një lëng i freskët i portokallit, një pjatë me fasule dhe sallata e gjelbër. Po ashtu duhet të ushtroni rregullisht, të mos pini cigare, ndërsa alkoolin ta konsumoni në mënyrë të moderuar, respektivisht më së shumti shtatë gota në javë. Sigurisht, që duhet t’i shpërndani në mënyrë të barabartë, dhe jo t’i pini gjatë një darke sepse kjo e mundon mëlçinë.

Zgjidhja më e mirë është vera e kuqe, e cila përmban resveratrol, një bashkëdyzim natyror i cili ngadalëson procesin e plakjes. Nuk keni nevojë të hiqni dorë as nga kënaqësitë e jetës – ngrënia e çokollatës së zezë (me më shumë se 70 për qind kakao) zgjat jetën, ashtu si edhe bërja e dashurisë, tregojnë hulumtimet.

Ushtrimet janë lojë shëruese

Njerëzit të cilët zgjedhin llojin e ushtrimeve që është argëtuese për ta, më lehtë do ta mbajnë atë shprehi të shëndetshme, tregojnë hulumtimet. Ushtrimet në grup po ashtu kanë përparësi shtesë sepse nxisin shoqërimin i cili zgjat jetën.

Hani peshk

Ushqimi mediteran, mu ashtu si ai japonez, është i pasur me peshk, ndërsa të dy janë ndër ushqimet më të shëndetshme. Sa më i yndyrshëm që është peshku është më mirë, sepse përmban më shumë acide yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë zemrën.

Dhëmbët e shëndetshëm nënkuptojnë jetë të gjatë

Pastrimi i dhëmbëve me perin për dhëmbë zgjat vetëm 60 sekonda, ndërsa mund t’ua zgjasë jetën për 6,4 vite. Kjo sepse bakteret që gjenden në mes të dhëmbëve nxisin procese inflamatore në mishin e dhëmbëve të cilat rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 72 për qind. Po ashtu, dhëmbët çdo ditë duhet t’i lani me brushë dy herë në ditë nga dy minuta.

Mos i injoroni miqtë e afërt

Njerëzit të cilët kanë miq jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, ka treguar hulumtimi i kryer në 300.000 njerëz nëpër gjithë botën. Shoqërimi me miq në shëndet ka efektin e njëjtë pozitiv si ndalja e duhanit ose humbja e kilogramëve të tepërt. Kur ata rezultate llogariten në vite, del që miqësitë zgjasin jetën për tri-katër vjet. Sigurisht, që nuk është e rëndësishme se sa miq keni – por a janë ata të afërt, dhe të besueshëm.

Kontrolloni kolesterolin dhe tensionin e gjakut

Meqenëse sëmundjet e zemrës janë “vrasëset numër 1”, shpaguhet të reduktoni faktorët e rrezikut siç është kolesteroli i rritur. Kjo do të mund t’ua zgjaste jetën për gjashtë vjet. Nivelet e tij duhen të kontrollohen të paktën një herë në pesë vjet. Shmangni yndyrat e pashëndetshme dhe ëmbëlsirat.

Cigaret

Joduhanpirësit mund të presin që do të jetojnë dhjetë vjet më gjatë se ata që pinë një kuti në ditë, ka treguar hulumtimi finlandez.

Një fjalë tjetër japoneze kyç për jetëgjatësi është “ikigai”, çka mund të përkthehet si “ndjenja që jeta është e vlefshme për t’u jetuar”. Këtë e tregojnë edhe hulumtimet moderne – optimistët, njerëzit të cilët qeshin shumë dhe të cilët dinë t’i shijojnë gëzimet e vogla të jetës në parim jetojnë më gjatë se sa teknefesët e pakënaqur. Është e rëndësishme që edhe trurin ta mbani aktiv. Tomoji Tanabe (112), i cili në vitin 2007 është shpallur njeriu më i vjetër në botë, sekretin më të madh të jetës së gjatë e ka konsideruar mbajtjen e përditshëm të ditarit. E dobishme është edhe zgjidhja e sudokut ose fjalëkryqit, leximi dhe mësimi i vazhdueshëm, për shembull, i gjuhëve të reja.

Madje edhe puna e përditshme mund të zgjasë jetën – amerikani Richard Bird, ditëlindjen e njëqind e ka festuar duke punuar. Asnjëherë nuk ka dalë në pension, por ka punuar si avokat. Hulumtimet britanike po ashtu kanë treguar që njerëzit të cilët kanë dalë në pension me 65 vjet jetojnë më gjatë se ata që kanë dalë në pension në moshën 60 ose 55 vjeçare. Megjithatë, nuk duhet ta mbytni veten me punë. Më mirë është që herë pas here t’ia lejoni vetes pushimin sepse, hulumtimet tregojnë që mungesa e kohës së lirë shkurton jetën. Por ka edhe truqe të tjera.

Edward Rondthaler nga New York konsideron që e ka përjetuar të njëqindtën sepse çdo dush e ka mbaruar me ujë të ftohtë. Edhe pse “shokon” organizmin, hidroterapia e tillë parandalon shumë sëmundje, pohojnë mjekët.

Sa më gjatë që të hani arra, aq më gjatë jetoni

Njerëzit të cilët rregullisht hanë fruta arrore (të paktën pesë herë në javë) jetojnë më gjatë se ata që i hanë përkohësisht. Shkencëtarët ende nuk janë tërësisht të sigurt pse është kështu, por me siguri për efektin pozitiv të frutave arrore kanë meritë yndyrat “e mira” të pangopura, duke përfshirë omega-3. Frutat arrore kanë efekt të dobishëm, njëlloj si tek meshkujt, femrat, të rinjtë dhe të vjetrit. Pra me këtë gjë duhet t’i zëvendësoni ëmbëlsirat.

Lëvizja e pedaleve “heq” 20 vjet

Femrat në menopauzë të cilat kanë filluar të ngasin biçikletën e dhomës një orë në ditë, pesë ditë në javë, pas tre muajve kanë filluar të funksionojnë si të ishin 20 vjet më të reja, pohon dr. George A. Brooks. Ushtrimet e tilla largojnë shenjat e plakjes: ulin tensionin, përmirësojnë aftësinë e shfrytëzimit të oksigjenit dhe sheqerit në gjak. Në trurin e njerëzve që ushtrojnë rregullisht po ashtu krijohen qeliza të reja.

Nuk shpaguhet nëse qëndroni të uritur

Edhe pse minjtë në dietë të fortë jetojnë 40 për qind më gjatë, njerëzit në atë mënyrë mund të zgjasin jetën për më së shumti një vit, me çmimin e stresit dhe nervozës.

Teknologjia e re

Njerëzit të cilët përcjellin trendët e rinj teknologjikë e mbajnë kështu trurin më të ri dhe më shumë shoqërohen me njerëzit, ka treguar një hulumtim amerikan.

Edhe me optimizmin mund të teprohet

Optimistët jetojnë më gjatë dhe më lumtur se pesimistët, kanë treguar shumë hulumtime. Megjithatë, ekziston një “shtos”. Njerëzit të cilët janë për së tepërmi optimist njëkohësisht janë më të prirë ndaj sjelljes së rrezikshme. Më së miri kalojnë njerëzit të cilët janë të vetëdijshëm që për çdo gjë duhet të investohen mund apo përpjekje. Edhe pse mund të duket që ata bëjnë jetë të mërzitshme, njerëzit që janë të organizuar dhe kujdesen për detaje në fakt kanë kohë për argëtim.

Fjetja shumë e gjatë shkurton jetën

Njerëzit të cilët flenë mes gjashtë dhe nëntë orë çdo natë jetojnë më gjatë, ka treguar hulumtimi britanik i kryer në një milion njerëz. Ata që flenë më pak se gjashtë orë jetojnë më pak, ndërsa ata që qëndrojnë në krevat më shumë se nëntë orë jetojnë edhe më pak. Po ashtu fjetja në mes gjashtë dhe tetë orëve çdo natë po ashtu redukton rrezikun nga trashja, tensioni i rritur, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Mungesa e gjumit pengon procesin natyral trupor të ripërtëritjes së qelizave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi