Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Të jemi të gjithë bashkë për të ardhmen

Shko poshtë

Jahjaga: Të jemi të gjithë bashkë për të ardhmen Empty Jahjaga: Të jemi të gjithë bashkë për të ardhmen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 01, 2012 12:54 am

Jahjaga: Të jemi të gjithë bashkë për të ardhmen

Jahjaga: Të jemi të gjithë bashkë për të ardhmen 440president-ksgov-2

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka dhënë këtë mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri 2012:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Viti që po lëmë pas ishte një vit i konsolidimit tonë si shtet sovran dhe i pavarur, i stabilitetit politik dhe ekonomik, i angazhimit të gjithë neve për të çuar përpara synimet tona dhe për të përqafuar vlerat evropiane.

Të ndajmë pak çaste për të menduar për rrugën që e kemi kaluar, për sakrificat që u bënë dhe për të ardhmen që na pret, për synimin tonë që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtar.

Në këtë natë festive, të kujtojmë sakrificën që bëmë ndër breza për lirinë e pavarësinë vendit dhe për ndërtimin e shtetit demokratik. Të mendojmë për shpresat dhe aspiratat e fëmijëve tanë për të qenë Kosova shtet i mundësive të barabarta, i qytetarëve të lirë dhe të dinjitetshëm, me integrimin e plotë të të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë.

Ky vit ishte i rëndësishëm në ndërtimin e funksionimin e shtetit, të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ishte vit i pjesëmarrjes në organizatat dhe në forumet ndërkombëtare, vit i vazhdimit të procesit të njohjeve dhe faktorizimit të Republikës së Kosovës si subjekt paqeje dhe stabiliteti. Ishte vit i ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet në rajon.

Ne po punojmë për të përmbushur detyrat dhe standardet që do të përshpejtojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, të domosdoshme për transformimin tonë të përgjithshëm.

Duhet të kemi besim, të jemi të gjithë bashkë që të përballojmë nxitimin tonë drejt një zhvillimi më të madh ekonomik, në reformimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe të mirëqenies sociale, që t’i përafrojmë me praktikat evropiane dhe me politikat e vendeve demokratike.

Ne po hyjmë në vitin e ri me vizion të qartë për një shtet me politika transparente të qeverisjes, të përkushtuar për të luftuar të gjitha dukuritë negative, të vendosur që ta fitojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E ardhmja ndërtohet duke i shtrirë dorën njëri-tjetrit, pa barrikada dhe me liri të garantuar të lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Bashkëqytetarë të mi,

Uroj që këtë vit ta kalojmë në harmoni, në begati, në gëzime, me familjet tona, me të afërmit dhe miqtë, të përkushtuar që ta bëjmë jetën tonë më të mirë. Që ta bëjmë Kosovën një vend të përparuar, një vend të dashur që nderon sakrificën dhe që na bën krenarë për të kaluarën, për punën që po e bëjmë tash dhe të ardhmen tonë evropiane, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi