Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarjet që i dhanë tonin vitit 2011 në Shqipëri

Shko poshtë

Ngjarjet që i dhanë tonin vitit 2011 në Shqipëri Empty Ngjarjet që i dhanë tonin vitit 2011 në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 03, 2012 12:20 am

Ngjarjet që i dhanë tonin vitit 2011 në Shqipëri Demostratat-ne-tirane-janar-2011
Ngjarjet që i dhanë tonin vitit 2011 në Shqipëri




2011-a ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Nisi duke trashëguar tensionin e rënduar politik, i cili shpërtheu më 21 janar kur në bulevardin kryesor të Tranës, katër manifestues të opozitës mbetën të vrarë pas përplasjeve me policinë.


Publikimi i bisedës Meta prifti, kish qenë vetëm fitili që e ndezi një situatë të tillë. Zgjedhjet e 8 majit u shfaqën sërish me probleme. Në Tiranë kandidati demokrat Lulëzim Basha mori drejtimin e Bashkisë pas një procesi të gjatë e shumë të debatura. Të gjithë këta elemntë nuk bënë gjë tjetër vecse e penguan procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e BE. Brukseli i refuzoi për herë të dytë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Vetëm në fund të vjeshtës shumica dhe opozita do të arrijnë një marrëveshje. Në 2012 mbetet për t’u parë se sa jetëgjatë do të jetë kjo marrëveshje mes tyre.

VIDEO META-PRIFTI

Ekzistenca e videos e cila do te publikohej nga Top Channel mbrëmjen e 11 janarit kishte kohe qe peshperitej. E regjistruar nga vetë ish ministri i Ekonomisë në zyrën e tij, ajo do të përbënte një akuzë të fortë publike per zëvendëskryeministrin Ilir Meta që kish zënë po atë zyrë prej disa muajsh.

Në bisedë do të përmenden përqindje apo shifra për 700 mijë euro që sipas zotit Prifti i ishin ofruar në këmbim të nje licence hidrocentrali. Zoti Meta do të shfaqet të nesërmen i qeshur duke folur për shantazhe që kishin nisur me kohë ndaj tij. Lidhur me shifrat e përmendura në bisedë ai tha se ishte dëmi që i ishte krijuar kompanisë nga mohimi i licencës dhe se nuk shihte arsye për të dhënë dorëheqjen: “Una do ta jap dorëheqjen, e kam premtuar, por më 28 qershor 2013”, deklaroi ai.

Por në fakt nuk u desh të priten dy vjet, por vetëm dy ditë: “Jap dorëheqjen nga detyrat qeveritare”, tha zoti Meta nga selia e partisë së tij.

Reagimi do të jetë i fortë nga partia socialiste: “Eshte e padrejtë të thuhet se në atë episod të neveritshëm pazarllëku ishte vetëm Ilir Meta. Sot mund të thuhet pa asnjë dyshim se aty ishte dhe Saliu dora vetë”.

Por kryeministri në mbledhjen e qeverisë atë ditë nuk do e përmend fare cështjen, ndërsa reagimi do vijë nga selia e partisë ku kryetari socialist do të akuzohet për trukimin e videos. Zoti Berisha do të flasë vetëm të nesërmen: “Një material i trukuar dhe i trukuar në mënyrë diletanteske” deklaroi zoti Berisha.

Kryeministri do t’i qëndrojë në krah zotit Meta. Ndërsa kryetari socialist do të shprehej se me situatën e krijuar ishin kushtet “për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjidhjen e re politike që do t’I hapë rrugë zgjedhjeve të reja”.

Por kryeministri do të bëjë vetëm zëvendësime me njerëzit e Lsi pa I prekur postet e dhëna kësaj partie. Deklaratat dhe akuzat e ndërsjella do të vazhdojnë për disa ditë, por ato do të kulmojnë në sallën e parlamentit më 17 Janar.

Prokuroria ndërkohë nisi menjëherë hetimet. Më 11 shkurt do të kërkohet heqja e imunitetit për zotin Meta por edhe për deputetin Prifti, në kompjuterin personal të të cilit është gjendur edhe një video tjetër ku ai shihet të ndajë me ish zëvendësministrin Leonard Beqiraj një shumë prej 70 mijë eurosh.

Më 10 Maj dosja shkon në gjykatën e lartë. Ish zëvendëskryeministri Meta akuzohet për “korrupsion aktiv dhe abuzim me detyrën”. Për hetimet do angazhohen edhe dy ekspertë të huaj, sipas të cilëve “video nuk është e manipuluar”. Por ky vlerësim, pika e fortë e prokurorisë, do të rrëzohet në seancat e para të procesit I cili do të nisë në Korrik. Kjo përbën dhe kthesën e fortë të një procesi ku në lojë është dhe besueshmëria e bjerrur e Drejtësisë. Më 16 shtator caktohen tre ekspertë të rinj, shqiptarë, e kaluara profesionale e të cilëve, sipas shtypit, linte shumë për të dëshiruar. Ata do të deklarojnë se ka mundësi të mëdha ndërhyrjeje ne materialin video. Ndërsa përvec zotit Prifti, dëshmitarët e tjerë, biznesmenët e lidhur me cështjet për të cilat bisedohet në materialin video, do të mohojnë cdo variant ryshfeti apo ndarje përqindjesh.

21 JANARI

Publikimi I bisedës Meta Prifti, ishte vetëm shkëndija e cila në fillim të vitit bëri që të shpërthente atë situatë të majisur prej afër 1 viti e gjysëm tensioni politik, me protesta, bojkot e greva urie të opozitës. Asambleja socialiste thirri protestën e radhës më 21 janar. Një protestë e cila do të paraprihej nga deklarata të forta.

“S’mund ta pengojmë dot më popullin të marrë në dorë fatin e vet”, deklaroi kryetari socialist Rama.

“Cdokush që shkel ligjin do të përballet me forcën e ligjit”, do shprehej nga ana tjetër Ministri I Brendshëm Lulzim Basha.

Rreth orës 14 protestuesit e parë mbërrijnë pranë kryeministrisë e rrethuar nga një mur disa radhësh forcash policie. Shumë shpejt qetësia do të prishet dhe situata do të rëndohet me përplasje mes palësh.

Policia për një moment tërhiqet, ndërsë në oborrin e kryeministrisë rreshtohet Garda dhe përdoren armët e zjarrit

Bilanci do të jetë tragjik 4 persona do të mbeten të vrarë, të tjerë do të plagosen nga plumbat, ndërsa me vonë sheshi do të zbrazet dhe policia nuk do të kursejë dorën e fortë.

Dhuna në shesh do të zëvendësohet nga ajo verbale mes përfaqësuesve politik

“Institucionet e këtij vendi, kurrë, nuk ka bandë as banditë, nuk ka puc as pucist, që do të mund t’I marrë ato”, deklaroi në daljen e tij të pare publike kryeministri Berisha.

“Pasi të nderojmë të vrarët në një demonstratë për lirinë dhe Drejtësinë e siguroj Saliu se do të na ketë përballë”, u kundërpërgjigj zoti Rama.

Mbi të vrarët për disa orë do të ketë paqartësi. “Të dhënat paraprake, të ekspertëve dhe mjekëve të reanimacionit është se ata janë qëlluar nga afër me armë të lehta”, u shpreh kryeministri.

Por në mbrëmje vonë, pamjet e transmetuara nga Neës 24 I dhanë një kthesë zhvillimeve dhe nën akuzë direkte u vu Garda e republikes. “Unë e akuzoj direkt Sali Berishën si orkestruesin politik të kësaj kasaphane. Por tani pas provave, fakteve e grupfakteve që sapo pamë e disponojmë nga kjo ditë tragjike, unë akuzoj Lulëzim Bashën si njeriun që duhet të përgjigjet përpara ligjit për shpërdroim detyre me pasojë vrasjen e tre njerëzve”., u shpreh pak pas mesnatës kryetari socialist.

Ditët e mëpasshme do të shënohen nga një retorikë tejet e ashpër.

“Mjeran mos guxo. Kaq të them”, deklaroi zoti Berisha duke ju drejtuar kryetarit të opozitës.

“Kryeministria u kthye në një llogore grykash zjarri duke nxjerr në pah plotësisht dorën kriminale të këtij rregjimi vrastar”, u shpreh zoti Rama.

Në një grusht shteti mund të vriteshin tre, mund të vriteshin shumë më tepër, mund të mos vritje njeri. Nëse prek më institucionet do të jetë ai dhe vetëm ai kryebandiditi që do të marrë të gjithë koston e tyre. Askush tjetër”, paralajmëroi kryeminisri në mbledhjen e qeverisë.

“Retorika fashiste e Saliut ndaj opozitës nuk cudit askënd dhe nuk tremb as pulat në Vucidol”, u kundërpërgjigj Rama.

Diplomacia ndërkombëtare do të vihet me urgjencë në lëvizje. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi europian do të koordinojnë veprimet duke dërguar disa herë në Tiranë përfaqësues të tyre të lartë. Situata rrezikon të përkeqësohet.Të dy palët kanë njoftuar për manifestime.Nën trysninë ndërkombëtare kryeministri tërhiqet, duke marrë vlerësimin si “Burrë shteti” nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Opozita nuk bën pas. Manifestimi i dytë i saj do të zhvillohet më 28 Janar, në heshtje dhe paqësisht .

Situata është ende e nderë. Sulmeve të forta të shumicës nuk I shpëton as Prokurorja e përgjithshme e cila kishte urdhëruar arrestimin e 6 drejtuesve të lartë të Gardës së republikës. Policia për ditë të tëra nuk pranon të zbatojë urdhërin. Ata do të ndalohen shumë kohë më pas. Disa do të lirohen dhe vetëm njëri do të mbetet në qeli, oficeri i cili u dallua në pamjet televizive. Në krah të kryeprokurores Ina Rama do të shfaqet ambasadori amerikan. Ndërkombëtarët i japin mbështetje hetimeve të pavarura, e po ashtu edhe presidentit Topi i cili ashtu si dhe kryeprokurorja u cilësuan si pjesë e pucit. “Ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër vecse, më falni për shprehjen, horrat dhe laviret e bulevardit”, deklaroi Kryeministri një një konferencë shtypi.

Shumica do të kërkojë më tej që ata të hetohen nga Komisioni parlamentar I ngritur nga dy ditë pas ngjarjes. Presidenti refuzon në mënyrë kategorike paraqitjen, si një shkelje të kushtetutës. Kryeprokurorja do të shkojë për pak minuta më 2 shkurt. “Unë nuk mund t’u përgjigjem pyetjeve tuaja në funksion të hetimit të këtij komisioni”, tha kryeprokurorja duke lënë më pas sallën.

Komisioni kërkon tabulatet telefonike, përfshirë edhe të një grupi gazetarësh. Por do të tërhiqet nga kjo ide, sikundër edhe nga vrulli me të cilin nisi aktivitetin, por duke qenë formalisht funksional edhe sot e kësaj dite. Më 15 dhjetor parlamenti ja zgjati sërish mandatin, ndërkohë që as prokuroria nuk ka mbyllur dosjen, madje ka deklaruar dhe se hetimet janë penguar dhe pritet të ngrejë tre akuza, mes të cilave edhe një për manipulim të provave apo të dhënave të hetimit

ZGJEDHJET E 8 MAJIT

Ngjarjet e 21 Janarit vetëm sa e rënduan situatën që I paraprinte zgjedhjeve vendore. Socialistët këmbëngulnin se nuk mund të bëhej fjalë për zgjedhje në një situatë të tillë duke kërkuar si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme. Një ide e cila nuk u mbështet nga ndërkombëtarët të angazhuar në ndërmjetësimin e krizës. Madje zgjedhjet e 8 majit u panë si një mundësi që vendi të kthente faqe

Ndërsa për një reformë zgjedhore as që bëhej fjalë, socialistët për një kohë të gjatë luajtën me një qëndrim të dyzuar: “Bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës është një ëndërr që Saliu Ilir dhe kusarët me radhë është një ëndërr që e shohin prej kohësh, por nuk do të bëhet realitet. Ne e kemi bërë të qartë se në këto kushte zgjedhjet nuk mund të zhvillohen”, deklaroi më 1 mars kryetari socialist.

Mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve gjithashtu ishte një variant që nuk u përkrah nga ndërkombëtarët, ndërsa shumica ishte kategorikisht kundër. “Zgjedhjet do të bëhen më 8 aj dhe nuk do të ketë forcë që do mundë t’i zhvendosë ato”, përsëriti disa herë kryeministri Berisha.

Data e zgjedhjeve do të afrohet mes vështirësive të shumta. Komisioni qëndror prej kohësh ishte pa tre anëtarët që përfaqësonin opozitën, vonesa pati në regjistrime, dhe akuzat për manipulime nuk munguan. “Zgjedhjet e 8 majit janë plotësisht në rrezik”, paralajmëroi zoti Rama më 22 mars.

Socialistët u përpoqën të merrnin disa garanci duke kërkuar të kishin listat e votuesve në dispozicion, mundësi për verfikimin e kartave të identitetit apo të drejtën e cdo partie për hetimin e kutive pas zgjedhjeve. Edhe një tryezë mes dy kampeve dështoi pikërisht prej kërkesës për këto garanci.

Trysnia ndërkombëtare ghjatë gjithë kohës ka qenë shumë e lartë, vecanërisht nga Brukseli i cili përsëriste rëndësinë e procesit zgjedhor për integrimin.

Megjithë peripecitë, fushata zgjedhore do të nisë. Ajo do të paraprihet nga situata të shumta tensioni në zona të ndryshme të vendit. Në qendër do të mbetet dueli i madh për Tiranën. Demokratët e kishin shpallur prej kohësh kandidatin e tyre Lulëzim Basha dhe e zyrtarizuan atë më 25 mars. Gjatë gjithë fushatës kryeministri nuk do shfaqet asnjëherë në Tiranë. Zoti Basha shmangu debatin politik: “Zgjidhni alternativën që ju vends ju të parët, Tranën të parën”, do të ftontë votuesit ai në hapje të fushatës. Publikisht zhvillon një fushatë larg eksponëntëve të partisë e strukturave të saj, të cilat megjithatë i dhanë mbështetjen më të madhe që kish patur më parë ndonjë kandidat tjetër.

Zoti Rama e mori vendimin në fund të marsit, për të rikandiduar për herë të katërt dhe do të ndërtojë fushatën me një theks të fortë politik, jo vetëm në Tiranë: “NJë lëvizje të re demokratike që do ta udhëheqim pa asnjë ngurim duke i bërë thirrje popullit, hapur, qartë, troc, që të dëbojë qeverinë njësoj si regjimet që pengojn ë demokracinë të bëjë punën e saj”, tha zoti Rama në takimin hapës së fushatës.

Në fillim ai do të përpiqet ta injorojë rivalin e tij, por më pas dhe ai do të hyjë në betejën e premtimeve dhe projekteve. Socialistët do të ofrojnë një pakt më qyetarët

8 Maji kaloi përgjithësisht qetë dhe vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë do të ishte zse “zgjedhjet u u zhvilluan në mënyrë transparente dhe konkurruese”. Socialistët regjistrojnë fitore në qyetet kryesore të vendit madje dhe në bastione demokrate.

Por beteja e Tiranës do të shfaqej tepër e komplikuar. Numërimi do të zgjasë. Avantazhi i ditëve të para i zotit Rama do të tkurret dhe deri në fund të garës zoti Basha do të jetë në epërsi, e cila vjen e zbehet duke u ngushtuar në pak vota.Gjithshka do të vendoset në kutinë e fundit në njësinë 5 më 14 maj, pas orësh nervash e tensioni. Zoti Rama rezulton me 10 vota diferencë dhe shpall fitoren. “Për mua ishin vetëm 10 vota, për të gjithë ata që luftuan me mua ishte nota 10”, tha zoti Rama para mbëhstetësve të tij në selinë e partisë socialiste.

Për zotin Basha loja nuk mund të quhet e mbyllur: “KQZ po përllogarit rezultatin final dhe akoma nuk e dimë se kush është fituesi”.

Në të vëertët gara do të rihapet pas këtij momenti. Mbrëmjen e asaj dite, ndërsa vazhdonte numërimi për minibashkitë, përfaqësuesit demokratë nisën të kërkonin që votat e hedhura në kutitë e gabuara, të cilat deri atëherë, sipas raportit të Odihr, ishin vlerësuar të pavlefshme, të mos konsideroheshin më të tilla. Kjo do të kthehej në një kërkesë zyrtare dhe për komisionin qëndror, kryetari i të cilit propozon më 17 maj një projektvendim për këtë. Për vëzhguesit ndërkombëtar projektvendimi i cili nuk ju bë publik palëve nuk kishte një bazë të qartë ligjore. Më 18 maj “Komisioni filloi hapjen e kutive të votimit menjëherë pas votimit të vendimit në parim cka tregon se kutitë ishin sjellë që më parë në ambientet e KQZ” do vlerësonte më pas misioni i vëzhguesve.

Socialistët protestojnë ashpër. “Kurrë, askush nuk und ta përmbysë rezultatin në tavolinë përmes rrugësh qorre që vetëm do fusnin vendin në një tatëpjetë shum të rrezikshme”, reagon zoti Rama.

Hija e një kthimi të rrezikshëm pas mbretëron. Deputetët socialistë janë në krye të protestave përpara Komisionit qëndror, ndërsa në qytete të ndryshme të vendit bllokohen akset rrugore.

Ndërkombëtarët ndërhyjnë sërish. Opozita do të tërhiqet, por procesi i nisur nga komisioni qëndror i zgjedhjeve vazhdon në rrjedhën e nisur. Megjithë kundërshtitë e shumta, më 23 maj Kqz shpalli rezultatet zyrtare të garës, ku zoti Basha kishte një avantazh prej 81 votash dhe shpallet fitues.

“Turp, nuk ka më turp" u shpreh zoti Rama. Ndërsa rivali i tij, zoti Basha, deklaron se “unë do të pres deri në përfundimin e procesit”.

Procesi do të zgjasë edhe disa javë. Socialistët bëjnë një seri ankimesh. E para do të rrëzohet më 3 Qershor. Kolegji do të urdhërojë më 13 qershor, pas ankimit të dytë, rinumërimin e të gjithë kutive. Shifrat do të ndryshojnë me pak. Zoti Basha merr edhe disa vota të tjera. Ndërsa ankimimi I tretë për diferencat në shifra ku rezultonin 870 vota më shumë se votues rrëzohet më 8 korrik dhe cështja nuk u gjykua në themel “për shkak të kalimit të afatit ligjor të padisë me objekt pavlefshmërinë”. Për kryetarin socialist Rama “drejtësia në Shqipëri ka vdekur”.

Vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtar për këtë fazë të procesit do të jetë kritik si ndaj KQZ ashtu dhe ndaj Kolegjit

Në mbrëmje në selinë e PD do të shpërthejnë fishekzjarret. Demokratët kanë fituar shumicën e minibashkkive në kryeqytet, ndërkohë që i gëzohen diferencës së thellë në numër votash në rang vendi si koalicion. Më 25 korrik Zoti Basha hyri në Bashki dhe bëri betimin si drejtuesi i ri i kryeqytetit.

BE-ja, INTEGRIMI

Vendimi i tetorit i Komisionit europian për Shqipërinë ishte një refuzim i paraljmëruar. Ngërci i gjatë politik kishte lënë pasoja të forta dhe asnjë nga 12 rekomandimet e Brukselit nuk ishte përmbushur. Vetëm në fund të vjeshtës, nën trysninë, po të BE, palët në Shqipëri duket se kuptuan se nuk mund të vazhdonin pa fund në këtë gjendje dhe arritën një marrëveshje të parë mes tyre.

Zhvillimet kritike në Shqipëri rritën vëmendjen e Brukselit, kryesisht për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës duke nxitur palët që të fokusoheshin të përparësit e procesit të integrimit dhe 12 objektivat e lëna detyrë që vitin e shkuar. Përfaqësues të niveleve të larta të Bashkimit europian do të vizitojnë shpesh Tiranën, ndërsa mungesa e sinjaleve shpresëdhënëse nga politika shqiptare dhe komplikimi i procesit zgjedhor në kryeqytet bënë që presidenti i Komisionit europian Jose Manuel Barroso, të anullonte vizitën e parashikuar më 20 maj. Për Shqipërinë do të diskutohet në nivele të larta të Brukselit si dhe në parlamentin europian.

Rrëzimi për herë të dytë i dhënies së Statusit të vendit kandidat në tetor nuk habiti askënd

“Në Shqipëri përparimi u pengua nga vazhdimi i ngërcit dhe zhvillime të tjera konfrontuese”, tha komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle duke lezuar vendimin për Shqipërinë.

Komisioni do të vlerësojë se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej 12 kritereve.

Ndërkohë disa sinjale pozitive kishin nisur të shfaqeshin. “Bojkoti e ka kryer misionin e vet”.

Në asamblenë e 2 Korrikut zoti Rama do të flasë për një kurs të ri politik. Në shtator socialistët do të prezantojnë një pakt me 10 pika. “Propozoj një pakt për Shqipërinë si gjithë Europa”. Një propozim i till ishte bërë pak ditë më parë nga dy ministrat e jashtëm të Italisë dhe Greqisë që vizituan Tiranën më 12 Shtator.

Socialistët ofrojnë bashkëpunimin për realizimin e një serie reformash, përfshirë edhe ndryshimet në kushtetutë. Por shumica është kategorikisht kundër. “Atyre që bërtasin të ndryshojnë kushtettën sa herë u lëviz karrikja, atyre u them se ky vend ka nevojë të zbatojë kushtetutën”, deklaroi kryeministri Berisha. Demokratët do të pranojnë vetëm realizimin e reformës zgjedhore dhe ndryshimet në regulloren e parlamentit. Nën trysninë e komisionit europian marrëveshja do të vijë disa javë më vonë. Do të ngrihet komisioni i reformës dhe ai për rregulloren, si dhe përcaktohet një kalendar për ligjet me tre të pestat. Disa miratohen në parlament. Në komisionin e Integrimit palët bien dakort për rishikimin e Planit të Veprimit ndërsa në fund të dhjetorit do të emërohet me konsensus dhe avokati i popullit i propozuar nga socialistët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi