Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së

Shko poshtë

Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së Empty Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 7:38 pm

Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së

Mustafa diskuton me degët për ndryshimet në statutin e LDK-së LDK-Logo2

Hapja ndaj të rinjve dhe femrave, zhvillimi i demokracisë, sundimi i ligjit, ngritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve, është ajo që Lidhja Demokratike e Kosovës synon përmes reformave të brendshme dhe ndryshimeve në statutin e partisë, për të cilat ka filluar diskutimet me anëtarësinë e gjerë nëpër komuna.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me anëtarësinë e gjerë të degës së Prishtinës, diskutoi për ndryshimet në statutin e partisë dhe për vazhdimin e procesit të reformave të brendshme.


Mustafa tha se parasheh që para zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen në vitin 2014, të zgjerohen organet e partisë, duke përfshirë Këshillin e Përgjithshëm, kryesinë qendrore dhe kryesitë e degëve.

“Në pika themelore ne kemi përcaktuar vizionin e Lidhjes Demokratike dhe ajo çfarë ne dëshirojmë të arrijmë është që Lidhja Demokratike të jetë një parti e profilizuar, me funksionalitet të lartë, me lidership të fortë, me komunikim profesional, të jetë një parti e qartë, bindëse dhe unike në mesazhe”, tha Mustafa.

Mustafa tha më tej se LDK-ja, do ta ruaj edhe më tutje frymën e saj rugoviane, ndërsa që perspektivën e Kosovës e sheh si anëtare të familjes së shteteve të Bashkimit Evropian.

“Synimi ynë themelor është që të hapemi ndaj të rinjve, ndaj femrave dhe të gjithë atyre që ardhmërinë e Kosovës e shohin në qeverisjen e drejtë, qeverisjen ligjore dhe në qeverisjen demokratike dhe evropiane të LDK-së. Prandaj, shtrojmë kërkesën para degëve të LDK-së që ata të krijojnë mekanizma që të anëtarësojnë sa më shumë të rinj”, theksoi Mustafa.

LDK-ja, sot, do të zhvillojë diskutime me anëtarësinë në degën në Lipjan, për të vazhduar gjatë ditëve në vazhdim me Pejën, Deçanin, Gjakovën, Klinën, Prizrenin dhe Mitrovicën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi