Mbi 1200 qytetarë janë ankuar kundër Institucioneve të Kosovës

Flet për “Bota sot” avokati i popullit Sami Kurteshi
Gjendja e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, fatkeqësisht, nuk është e mirë.
Bota sot; Z. Kurteshi, mbrojtja, mbikëqyrja dhe promovimi i të drejtave dhe lirive themelore të personave fizikë dhe juridikë nga veprimet e paligjshme ose nga mosveprimet e autoriteteve publike në Republikën e Kosovës janë segmentet kryesorë veprues, nëpërmjet të cilëve synohet realizimi i misionit kushtetues dhe ligjor i Avokatit të Popullit. Sa është Avokati i Popullit duke e realizuar këtë synim?
S. Kurteshi: Institucioni i Avokatit të Popullit, duke qenë një kategori kushtetuese, ka mbi vete një detyrim ligjor për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Kosovë, të cilat supozohet se mund të shkelen nga institucionet publike. Në këtë frymë, veprimi i Avokatit të Popullit, në njëfarë mënyre, është i ndikuar drejtpërsëdrejti nga vetë gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë. Sa më pak që të ketë shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë aq më pak i angazhuar do të jetë Avokati i Popullit në këtë drejtim.
Bota sot; Në bazë të të dhënave që i ka institucioni i Avokatit të Popullit, a ka zvogëlim apo rritje të rastet e shkeljeve të të drejtave dhe të lirive të njeriut, nga institucionet publike në Republikën e Kosovës?
S. Kurteshi: Po qe se bazohemi në të dhënat tona, përkatësisht nga ankesat që vijnë në Institucionin e Avokatit të Popullit, mund të them se në dy-tri vitet e fundit kemi pasur një numër të përafërt të ankesave. Ndërkaq këtë vit, i cili është në përfundim e sipër, kemi rritje të ndjeshme të numrit të ankesave. Ndërsa natyra e ankesave është pothuajse e njëjtë.
Megjithatë këtu duhet të theksojmë se niveli i zgjidhjes pozitive të ankesave është paksa më i kënaqshëm, në krahasim me vitet paraprake. Kjo për arsye se angazhimi ynë në trajtimin, hetimin dhe zgjidhjen e rasteve është i vazhdueshëm dhe tejet këmbëngulës.
Bota sot: Sa janë të përfillshme kërkesat e Avokatit të Popullit drejtuar institucioneve për zgjidhjen e problemeve me të cilat vazhdimisht ballafaqohen qytetarët e Kosovës?
S. Kurteshi: Këtu kemi një laramani sa i përket përgjigjeve që na vijnë nga ana e institucioneve të ndryshme. Përderisa disa nga institucionet janë mjaft të kujdesshme në drejtim të zbatimit të ligjeve, disa institucione as që bëjnë përpjekje për zbatimin e atyre ligjeve apo normave të tjetra ligjore, për të cilat janë të thirrur t’i zbatojnë.
Gjykatat, në të gjitha nivelet, kanë ngecje të mëdha në trajtimin e rasteve. Thjeshtë, nuk kanë kapacitete për të absorbuar të gjitha rastet e ngritura pranë tyre. Shumica e gjykatave përgjigjen në letrat dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, pra nuk janë shpërfillëse në këtë drejtim, por janë të stërngarkuara. Rrjedhimisht, drejtësia në vendin tonë po ngec. Ajo është shumë e vonuar, e besa ngjan që nuk ndahet fare.
Po kështu edhe disa nga komunat, sidomos komunat më të mëdha, si p.sh. Prishtina apo Gjilani, nuk u japin pothuajse fare rëndësi ankesave të qytetarëve apo kërkesave dhe rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Bota sot: Në bazë të ankesave apo të dhënëve që i ka Institucioni i Avokatit të Popullit, cilat janë të drejtat që shkelen më së shumti në Kosovë?
S. Kurteshi: Është një varg të drejtash, të cilat ose nuk përfillen fare ose edhe shkelen në mënyrë drastike, pikërisht nga ata që nuk do të duhej të shkeleshin. Ndërkaq, natyra e shkeljeve është e ndryshme. Por në Kosovë, duhet thënë pa ndonjë mëdyshje se drejtat e njeriut janë të cenuara që nga të drejtat e fëmijëve e deri te të drejta njerëzve në moshë të shtyrë. Ka diskriminim gjinor dhe të personave me aftësi të kufizuara, kurse diskriminimi i bashkësive Ashkali, Egjiptas e Romë, është edhe i dukshëm. Ne me një korrektësi të madhe i kemi paraqitur edhe në raportin e dhjetë vjetor dhe do t’i paraqesim edhe në raportin e punës për këtë vit, të cilin tashmë kemi filluar ta punojmë.
Bota sot; Cilat janë institucionet që konsiderohen ose që vijnë më së shumti ankesa ndaj tyre se aty bëhen shkelje?
S. Kurteshi: Numri më i madh i ankesave që paraqiten në Institucionin e Avokatit të Popullit janë kundër gjyqësorit, në të gjitha nivelet. Ankesat bëhen për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore – vonimit të drejtësisë; moszbatimit të vendimeve të plotfuqishme të gjykatave të rregullta – pafuqishmërisë së shtetit për të vënë drejtësinë në vend, apo edhe për shkak të vendimeve të padrejta, me elemente të korrupsionit dhe falsifikimeve, që nënkupton padrejtësi nga ata që pritet të vënë drejtësinë në vend. Ky është një paradoks i madh, por mjerisht i pranishëm në shoqërinë tonë.
Bota sot; Cili është roli i Avokatit të popullit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sa është ky institucion mbikëqyrës i respektimit të të drejtave të njeriut nga shteti e pushteti.
S. Kurteshi: Avokati i Popullit, pos që e ka një rol të përcaktuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ai njëkohësisht është edhe promovues i të drejtave të njeriut. Kështu ne kemi ndërmarrë disa herë iniciativa të ndryshme në drejtim të promovimit të të drejtave të njeriut ose edhe në sensibilizimin e tyre. Kemi organizuar tryeza të ndryshme, si dhe kemi marrë pjesë në konferenca të ndryshme në të cilat e kemi ngritur zërin për të drejtat e njeriut në Kosovë, përkatësisht për përmasat e shkeljeve të ndryshme të tyre.
Sa arrijmë të mbikëqyrim respektimin e të drejtave dhe të identifikojmë të gjitha shkeljet, është një përgjigje që duhet kërkuar nga të tjerët, të cilët përcjellin punën tonë, apo edhe na drejtohen neve për ndihmë.
Bota sot; Z. Kurteshi sa raste janë të proceduara te Avokati i Popullit gjatë këtij viti dhe cilat janë ankesat më të shpeshta që bëhen në këtë institucione?
S. Kurteshi: Edhe këtë vit kemi një masë të madhe të ankesave nga më të ndryshmet, por natyra e tyre, sikurse edhe subjektet për të cilat ankohen qytetarët tanë janë sikurse edhe në vitet e mëparshme. Aktualisht jemi duke e përgatitur raportit e 11 vjetor, në të cilin do ta paraqesim një pasqyrë të gjendjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Sidoqoftë, rastet e shkeljeve të të drejtave dhe të lirive të njeriut, nga institucionet publike në Republikën e Kosovës, gjatë këtij viti që po e lëmë pas, kemi një numër më të madh ankesash sesa vitin e kaluar. Kjo, ndoshta, për shkak të vetëdijes së qytetarëve tanë për t’u ankuar, si dhe besimit në angazhimin korrekt dhe të drejtë të Institucionit të Avokatit të Popullit për t’i zgjidhur rastet e paraqitura. Nëse rritja e numrit të ankesave flet vetëm për një përkeqësim, kjo do të ishte dëshpëruese.
Kështu, numrin e saktë për vitin 2011 ende nuk e kemi, por rritje krahasuar me vitin 2010, kemi. Ndërkaq edhe këtë vit numri më i madh i ankesave është ndaj gjykatave, pastaj kundër ministrive, kundër komunave, e kështu me radhë.
Bot asot A ka Avokati i Popullit presione në punën që bënë dhe nëse ka, nga cilët anë vijnë këto presione, nga individë, politika, media etj?
S. Kurteshi: Avokati i Popullit, nuk ka presione të drejtpërdrejta në punën që bën. Presione të tërthorta që mund të theksohen janë ato që kanë të bëjnë me moskryerjen e obligimeve të institucioneve të tjera shtetërore ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit, e që kanë të bëjnë me sigurimin e kushteve dhe mjeteve të domosdoshme, të parapara me ligj, për veprimtarinë e institucionit. Megjithatë, në natyrën e punës së Avokatit të Popullit është të mos bie nën ndikimin e asnjë lloj presioni dhe të mos u nënshtrohet atyre drejt përmbushjes së misionit që ka.
Bota sot Cili është raporti i Avokatit të Popullit me mediat në Kosovë?
S. Kurteshi: Mund të them të mira dhe korrekte, por ka vend për përmirësim dhe ka një tendencë të këtillë. Kohëve të fundit jemi gjithnjë e më shumë të pranishëm në media dhe ky është një tregues kurajues dhe domethënës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi: Akuzat e Martit janë kundër Kosovës
» Sylë Mujaj:Kërkese për institucioneve te Kosovës, posaqerishte Kryeministrit te Kosovës
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi
» Në Zvicër, pas tri vitesh pavarësie vetëm 63 196 qytetarë posedojnë pasaportën e Republikës së Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi