Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi

Shko poshtë

Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi Empty Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 4:20 pm

Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi

Ramiz Bojaj, Bota sot
Organizuar nga OJQ dhe 'Vetëvendosje', dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet duke protestuar kundër marrëveshjes EULEX-Serbi. Protesta ka përfunduar pa incidente.



Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi --pro1
Në Prishtinë ka përfunduar pa incidente protesta e qindra qytetarëve kundër protokollit EULEX-Serbi në fushën e policisë, të nënshkruar javën e kaluar.
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mbështet demonstratën.
Ymeri: Protokolli do t' i shërbejë edhe Serbisë dhe do t' i ofrojë të gjitha informatat për Kosovën.

Prishtinë-Në sheshin “Nënë Tereza” dhe në oborrin e BKUK-së janë mbledhur dhjetëra protestues të OJQ-ve, të udhëhequr nga “Vetëvendosja”, duke iu kundërvi kështu marrëveshjes së protokollit të nënshkruar në mes të EULEX-it dhe Serbisë, marrëveshje në të cilën nuk është përfshirë Qeveria e Kosovës. Protestuesit brohoritin slogane anti-qeveri dhe anti-EULEX, duke kërkuar me çdo kusht mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep të territorit të vendit tonë, pavarësisht se zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë garantuar institucionet shtetërore të Kosovës edhe popullin shqiptar se marrëveshja teknike ELEX-Serbi nuk cenon integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Aktivisti i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, theksoi se nga nënshkrimi i këtij Protokolli EULEX-Serbi, Policia e Kosovës do t’i shërbejë edhe Policisë së Serbisë “i cili protokoll ia cenon Kosovës sovranitetit dhe trash lidhjen me Serbinë”. Ai tha së fillimi i bashkëpunimit me EULEX-in nënkupton fillim të bashkëpunimit me Serbinë. “E ne nuk e duam këtë!”, tha ai. Ndërkaq, një tjetër parullë që ka renë në sy është edhe ajo, “Bac u KRYmb”. Në njërën nga pankartat që bie në sy në këtë protestë e cila do të filloj pas pak, shkruan: “T’shitunit po na shesin”. Ndërkohë, pjesëmarrësit mbajnë vetëm flamurin kombëtarë në duar dhe jo flamurin e Kosovës. Protesta nis nga BKUK për të përfunduar para selisë se EULEX duke formuar shkronjën “S”, e cila simbolizon fjalën sovranitet.Me famuj kombëtar dhe parulla të shumta, si "Bac u kry, e shitën Kosovën", "EULEX Made in Serbia", "Kosova në BE e jo nën BE", "Duam në BE, por jo me EULEX", "Protokollet i shtojnë dhe trashin lidhjet e Kosovës me Serbinë", etj, demonstruesit marshuan sipas trajektores së paralajmëruar drejt ndërtesës së Kuvendit dhe asaj të Qeverisë së Kosovës, derisa pika e dytë e ndalimit të demonstruesve ishte ajo para ndërtesës ku aktualisht ndodhet EULEX-i, ish-selia e UNMIK-ut. Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi ---pro4
Nga parullat e shumta, dominuan ato, si "Bac u kry, e shitën Kosovën", "EULEX Made in Serbia", "Kosova në BE e jo nën BE", "Duam në BE, por jo me EULEX", "Protokollet i shtojnë dhe trashin lidhjet e Kosovës me Serbinë", "Institucionet lejojnë-protokollet vazhdojnë", "T'shiturit, por na shesin", "Hashimi edhe i bukur edhe tradhtar", "Protokollet janë zbatim i gjashtë pikëshit", "EULEX baras me UNMIK", etj.
Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi ---pro3
Monitorimi i protestës nga mediat dhe policia
Forcat policore ishin përqendruar në segmentet kryesore të rrugëve të kryeqytetit duke monitoruar lëvizjet e protestuesve. Në këtë kontekst, Policia e shtetit ka lëshuar një deklaratë drejtuar opinionit ku thuhet se • protestimi dhe shprehja e pakënaqësisë është një akt i rregulluar me të gjitha konventat dhe ligjet ndërkombëtare. Një gjë e tillë mund të ndodhë çdo herë në Kosovë . Çdo njëri nga ju që dëshiron të hyj në Prishtinë me qëllim të pjesëmarrjes në demonstratat që do te mbahen të hënën nga Lëvizja ” Vetëvendosja” dhe OJQ-të tjera duhet te njoftohen se : • Policia shpreson që demonstratat që do të mbahen të hënën do të jenë paqësore. • Të gjithë ju duhet të jeni në dijeni që policia nuk do të tolerojë të kryhen akte të dhunshme, akte vandalizmi ose shkatërruese . • Ata individ të cilët vendosin të kryejnë akte kriminale gjatë demonstratës do të ballafaqohen menjëherë me ligjin. Në rast të kryerjes së akteve kriminale ju do të arrestoheni• Policia do të mbroj ligjin, do të respektojë vullnetin e qytetarëve për të shpreh pakënaqësitë në mënyrë të qetë.• Policia do tu mbrojë edhe juve si pjesëmarrës të kësaj proteste, duke ju siguruar të gjitha kushtet që ti shprehni pakënaqësitë tuaja në mënyrë të qetë.• Policia do t'i mbrojë edhe qytetaret e tjerë të cilët me ndonjë arsye nuk janë pjesëmarrës të kësaj proteste.• Policia do t'i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, duke u siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt të të shprehurit të lirë, lëvizjes së lirë dhe të të qenit të sigurt nga aktet e dhunës pa varësisht nga kushdo qofshin ato.• Shpresojmë që akte të dhunës dhe mos respektimi i ndonjë nga pikat e lartë shënuara nuk do të ndodhë dhe që kjo ditë të kalojë në mënyrë paqësore. Ndërkohë, së pas gjithë kësaj ka një interesim të mediave vendore dhe të huaja për të ndjekur nga afër protestën e sotme.
Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi PRO
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mbështet demonstratën
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, në takimin e mbajtur ditën e hënë, pas shqyrtimit dhe analizës së gjendjes së krijuar për shkak të nënshkrimit të protokoll-marrëveshjes mes EULEX-it dhe Serbisë, vendosi që të dal në mbështetje të plotë të demonstratës së organizuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 22 shoqatave tjera dhe asociacioneve që veprojnë në Republikën e Kosovës. Sindikata e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës është kundër protokollit të nënshkruar nga ana e EULEX-it dhe Serbisë, kundër hipokrizisë dhe kundër cenimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Mursel Zymberi, kryetar i SSHCK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi Empty Kurti: EULEX nuk e ndihmon Kosovën!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 5:44 pm

Kurti: EULEX nuk e ndihmon Kosovën!


Nga Jeton Musliu


Qindra qytetarë protestuan kundër marrëveshjes EULEX-Serbi Petrit_rrahmani_-_protesta_ne_prishtine_001 Protestuesit të mbledhur para BKUK-së. (Foto: Petrit Rrahmani)

Ora: 14:30

Para pak çasteve përfundoj protesta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 22 OJQ-ve të tjera. Para se të shpërndaheshin masës ju drejtuan Dritan Tali, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe Albin Kurti, Lider i lëvizjes “Vetvëvendosje”.

Sipas Talit, sikur institucionet e Kosovës të funksiononin me përgjithësi, qytatarët e vendit nuk do të kishin arsye për të protestuar.

“Por, ia që për Kuvendin e Kosovës me interesant është për të debatuar për bordin e ART-së sesa për protokoll”, tha ai.

Menjëherë pas tij, të pranishmeve ju drejtua Albin Kurti.

Sipas tij, ashtu si Kosova që e ka ndërruar emrin në Republikë e Kosovës, ashtu edhe UNMIK-u e ka shndërruar emrin në EULEX. “Faktikisht Kosova është sovrane vetëm në Ambasadat jashtë vendit por jo edhe brenda tij”.
“Më të mira kanë ardhur disa deklarata për njohjen nga disa shtete sesa që është deklarata jonë e pavarësisë”, tha Kurti.

Ai Kosovën e ilustroi me shembullin e një “qypi” sipas të cilit Serbia dhe gjashtëpikëshi po e gërryen nga jashtë, kurse Qeveria dhe EULEX-i po e gërryen nga brenda.

“EULEX-i nuk e sheh vendin tonë dhe qytetarët tonë si njerëz që kanë të drejta të plota por si vend që duhet disiplinuar”, tha ai.

Kurti duke marrë shembull presidentin Sejdiu, tha se para nënshkrimit të protokollit ata bënin “naze” se nuk do ta pranonin, ndërkaq në zëdhënës të Qeverisë u bë edhe Jakup Krasniqi, ndërkaq Haradinaj nuk bënte asgjë.

“Këta dy të fundit po shkojnë rrugës së tyre urtë e butë sepse kjo është mënyra për të t’u ngjitur edhe më lart”.

Ai fjalimin e tij e përfundoj duke ju drejtuar të rinjve të Kosovë me fjalët:

“Populli dhe rinia e jonë më shumë kanë nevojë të mos pengohen sesa të ndihmohen”, tha në fund Kurti.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident rreth orës 14:15.


Ora: 13:30

(Updated) Marshi i protestuesve kanë mbërritur para ndërtesës së Qeverisë së vendit, duke brohoritur, “EULEX-UNMIK merre Hashimin edhe ik”.

Fjalën e para e mori mori Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës që sipas saj me protokollin cenohet sovraniteti i Kosovës dhe për këto veprime liderët e vendit heshtin.

“Ata heshtin, reagojnë ose miratojnë”, tha ajo para pjesëmarrësve numri i të cilëve është rritur për qindra.

Në të njëjtin vend fjalën e mori edhe Agim Zogiani nga Organizata Joqeveritare “Çohu” duke brohoritur se “liderët po na rrejnë”.

Sipas tij, para një viti liderët kosovarë thanë se gjashtëpikëshi ka vdekur por protokollet janë rezultat i saj.

“Na flasin për integrim në BE! Po në të kundërtën Kosova po izolohet”, tha ai.

Përndryshe, ndërtesa e Kuvendit dhe e Qeverisë është e rrethuar me një numër të madh të Policëve të Kosovës.

Protestuesit aktualisht janë duke marshuar në Sheshin Nëna Terëze, kurse para ndërtesës së EULEX-it, protestuesve pritet t’i drejtohet me një fjalim lideri i Vetvendosje, Albin Kurti.


Ora: 12:28

(Updated) Sapo janë nisur protestuesit e 22 OJQ-ve të Prishtinës, përderisa nuk ka ndonjë rritje të madhe të numrit të tyre.

Protestuesit pasi janë bërë gati për të marshuar nga BKUK, atyre ju ka drejtuar Visar Ymeri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, prej sot nga nënshkrimi i këtij Protokolli EULEX-Serbi, Policia e Kosovës do t’i shërbej edhe Policisë së Serbisë “i cili protokoll ia cenon Kosovës sovranitetit dhe trash lidhjen me Serbinë”.

Ai tha së fillimi i bashkëpunimit me EULEX-in nënkupton fillim të bashkëpunimit me Serbinë.

“E ne nuk e duam këtë!”, tha ai.

Ndërkaq, një tjetër parullë që ka renë në sy është edhe ajo, “Bac u KRYmb”.


Ora 11:50

Edhe pse ka mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e protestës së paralajmëruar nga 22 OJQ me në krye Lëvizjen Vetëvendosje, para BKUK në Prishtinë nuk vërehet ndonjë interesim i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë demonstratë.

Kjo protestë e cila mbahet për të kundërshtuar protokollet EULEX-Serbi është planifikuar të nis në orën 12:00.

Ndërkohë, ka një interesim të medieve vendore dhe të huaja për demonstratën.

Në njërën nga pankartat që bie në sy në këtë protestë e cila do të filloj pas pak, shkruan: “T’shitunit po na shesin”.

Ndërkohë, pjesëmarrësit mbajnë vetëm flamurin kombëtarë në duar dhe jo flamurin e Kosovës.

Protesta nis nga BKUK për të përfunduar para selisë se EULEX duke formuar shkronjën “S”, e cila simbolizon fjalën sovranitet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi