Kurti: Me ‘bllokimin’ e Serbisë forcohet kombi shqiptar

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë në respektim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të plotë ekonomik dhe politik me Serbinë. Kreu i kësaj lëvizje Albin Kurti në konferencën e mbajtur në Tiranë u shpreh se “aksioni nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë”.
Kurti ka nënvizuar se i duhen dhënë fund pabazisë mes dy shteteve. “Reciprociteti është thelbi i barazisë dhe vetëm barazia sjellë marrëdhënie të mira. Serbia nuk është shtet normal dhe as fqinj i zakonshëm. Në kushtetutën e tyre shkruhet se Kosova është pjesë se Serbisë” , tha ai duke shtuar se “Më shumë ka shqiptar në Serbi se sa ka serb në Kosovë dhe ata janë të diskriminuar dhe të persekutuar edhe pas 12 vite pas luftës në Kosovë”.
Sipas Kurtit, kishte një plan të qartë për dëmtimin e forcës prodhuese të Kosovës që prej luftës pasi kane “djegur 120 mijë shtëpi të Kosovë ka shkatërruar 16% të bagëtive dhe ka djegur më shumë se gjysmën e traktorëve, që do të thotë se në luftë e fundit Serbia nuk është mundur për eliminojë jetën por edhe forcën prodhuese”.
Kurti bëri thirrje për një bashkim ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës duke ftuar që të përfitojë nga bllokimi i importit të produkteve serbe.
“Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që i përkasin kombit shqiptar që është edhe më i madh se këto dy shtete. Këto dy shtete duhet të punojnë për kombin shqiptar. Duhet të mbrohemi pasi vetëm kësisoj kombi do të jetë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen komplementare ekonomikisht, kjo do të ishte në favor të të gjithë shqiptarëve. U bëjmë thirrje që të bashkohen me 14 janar pasi me mbrojeni e kufirit mbrohet kombi shqiptar”, theksoi Kurti gjatë konferencës.
Shpend Ahmeti bëri thirrje që hapësira që do të krijohet nga bllokimi i produkteve serbe mund të mbulohet nga kompani të Shqipërisë. Aktualisht sipas tij “Shqipëria ka vetëm 3% të eksportit në Kosova ndërsa Serbia ka 15%, këtë duam ta ndryshojmë pas 14 janarit”. Kjo sipas Ahmetit ndodh për pasi “produktet e Serbisë subvencionohen për tu shitur në Kosovë. Pasi ka disa produkte të cilat kushtojnë më lirë në Kosovë se sa bën Serbisë”.
Bllokimi i pikave të kalimit kufitar me Serbinë sipas organizatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të zgjasë deri sa “qeveria e Kosovës të marrë masa për respektimin e plotë të reciprocitetit – që mund ta bëjë me një vendim të rregullt”. Bllokimi sipas tyre do të bëhet me trupa ku qytetarët do të qëndrojnë 24 orë në rrugë për të mos lejuar qarkullin e automjeteve. (sh)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kombi shqiptar në Evropë
» Ministri i Serbisë Gashi-c shqiptar ?
» Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi
» Danaj: Kombi shqiptar nuk është “kurbani” i Ballkanit
» Edhe Forumi Mysliman mbron tezën e Irfan Salihut dhe Serbisë: Këtu nuk kishte shqiptar para ardhjes së turqve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi