Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi Empty Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 12, 2009 12:35 am

Faik Krasniqi: Kombi Shqiptar, Nje Jemi U1_FaikKrasniqi
Kombi Shqiptar, Nje Jemi

Nga Faik Krasniqi

Vizita dy diteshe e Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha ne Kosove,nuk ishte vetem vizite per te nenshkruar gjashte marreveshjet per bashkepunim ndershteteror mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves,por njekohesisht per te deshmuar edhe njehere se s'ka dy Kombe,por shqiptaret kane nje Komb te vetem,Kombin Shqiptar.
Pjeserisht,me kete deklarate te Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha, u pajtuan edhe lideret shqiptar ne Kosove.
Gjate vizites se Kryeministrit Sali Berisha,rane ne uje te gjitha fantazite e atyre qe jane ithtare te flakte per krijimin e nje identiteti te ri shqiptareve te Kosoves,Kombin ''Kosovar''.
Rreth deklarates se Kryeministrit Berisha,per nevojen e Bashkimit te te gjithe shqiptareve,pati reagim nga Moska zyrtare,perkatesisht nga Ministri i Puneve te Jashtme te Rusise,Sergey Lavrov,duke aluduar ne ate qe shqiptaret po punojne per krijimin e ''Shqiperise se Madhe'',kjo te kujton kohen kur armqite tane benin konkludime te tilla para botes, se kinse shqiptaret po kerkojne ''Shqiperine e Madhe'',ne menyre qe te largohej vemendja e Bashkesise Nderkombetare, ne ate se cka ndodhte me shqiptaret ne ish-Jugosllavi,diskriminimi qe behej ndaj shqiptareve nga regjimi serb,qe kerkonin te drejtat e tyre elementare per te ekzistuar si Komb.
Sot me te vertete shume pak mund te dallosh,jane hequr keto dallime,se Elvana Gjata eshte nga Shqiperia,Dafina Zeqiri eshte nga Kosova,apo Leonora Poloska eshte nga Maqedonia.Por gjithsesi ngjarjet historike qe kane pasuan keto vitet e fundit per shqiptaret,si psh;largimin e Serbise nga Kosova, Pavaresia e Kosoves,hyrja e Shqiperise ne Nato etj etj,akoma forcuan lidhjet dhe bashkimin mes shqiptareve ne pergjithesi.
Gjashte marreveshjet qe u nenshkruan ne mes te dy shteteve shqiptareve,Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves,
1.Per levizje te ndersjellte shtetasve.
2.Protokollin per qarkullimin ne zonat kufitare ne mes te dy vendeve.
3.Ne fushen e doganave.
4.Marreveshja e bashkepunimit policor nderkufitar.
5.Marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem.
6.Marreveshja e bashkepunimit te administratave lokale...
akoma forcojne lidhjet mes dy shteteve shqiptare,dhe hapi me i rendesishem rreth ri-bashkimit jo vetem Shqiperi-Kosove,por ne pergjithesi te te gjithe shqiptareve.
Nje hap tjeter i rendesishem te nje rendesie te vecante per Bashkimin e shqiptareve,ishte dhenia ne shfrytezim te plote Portin detar te Shengjinit shqiptareve te Kosoves,si dhe ndertimi i autostrades kombetare Durres-Morine,apo lirisht munde te themi shembja e murit mes shqiptareve,si shembja e murit gjerman te ''Berlinit'',qe pasoje me bashkimin e te dy Gjermanive,te ndara pas Luftes se Dyte Boterore.
Kryeministri Berisha beri qarte me dije se ne Ballkan ekziston vetem nje Komb Shqiptar.''Kombi eshte nje dhe i pandashem ne shpirtin dhe identitetin e tij.Nuk mund te behet fjale per dy Kombe Shqiptare.Shqiptaret jetojne ne shume shtete ,por ne jemi nje Komb''.
Me kete deklarate te Kryeministrit Berisha,duhet te kuptojme se te gjithe shqiptaret ne BE do te futen me nje identitet te vetem kombetar,Kombin Shqiptar,dhe jo me identitet te ndryshme,Kombe te sajuara sic pretendojne shume antikombetar.

Autori është publicist i pavarur nga Prishtina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi