Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombi shqiptar në Evropë

Shko poshtë

Kombi shqiptar në Evropë Empty Kombi shqiptar në Evropë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 10:32 pm

Kombi shqiptar në Evropë


Dr. Jakup Krasniqi*


Shumë
kombe në Evropë, por edhe në Ballkan, lehtas mund të lidhen me
përcaktimin fetar, që në të shumtën i përkasin një besimi fetar. Kjo
sigurisht që nuk mund të thuhet për kombin shqiptar, i cili edhe në
këtë rast është sui generis, sepse kombi shqiptar përbëhet nga
shqiptarët e besimit katolik, ortodoks dhe mysliman. Çka i bashkoi
shqiptarët e tri besimeve që të jenë një komb unik? I bashkon gjuha,
territori, tradita shekullore e përbashkët, kultura, psikologjia,
historia e lavdia e përbashkët, i bashkojnë përrallat e legjendat, epet
e mitet, mbitoka e nëntoka etj. Formimi i kombit shqiptar nuk e ka për
bazë asnjë fe. “Fe” e formimit të shqiptarëve ishte Shqiptaria. Po ta
njohim mirë historinë e formimit të kombit shqiptar, nuk e kemi
vështirë të shohim se ideologët fillestarë të kombit shqiptar i
përkisnin ritit ortodoks, të cilëve më pas iu bashkuan intelektualët e
ritit mysliman dhe katolik. Shpesh idetë fillestare të shqiptarizmës u
iniciuan dhe u avancuan nga njerëz të përgatitur për predikime fetare,
si: papë (Papa Kristo Negovani), hoxhallarë (Hoxhë Thasini) e
priftërinj (Ndre Mjeda). Këtë komb, që nuk arritën ta ndajnë e
përçajnë ndër shekuj pushtuesit e besimeve të ndryshme fetare, vështirë
e kanë t’ia arrijnë partizanët e “kombit” kosovar sot në kohën moderne.

Ku zë fill ideja e formimit të kombit shqiptar? Idetë fillestare
kombëtare shqiptare i hasim në fund të shekullit të XVIII, ndoshta edhe
më herët të papët e ritit ortodoks shqiptar, të cilët duke e parë
rrezikun e asimilimit nga ndikim fetar grek, i cili po e kufizonte
përdorimin e gjuhës shqipe brenda familjes, e filluan përkthimin e
librave fetare në gjuhën shqipe, e cila duhej të predikohej edhe në
kisha. Edhe pse përkthimi i veprave fetare si ai i Formulës së
Pagëzimit kishte filluar në fillimet e shekullit XV, për disa shekuj që
ndërprerë. Kjo ishte përpjekje për ta nxjerrë përdorimin e gjuhës
shqipe jashtë shtëpisë, për t’i shpëtuar asimilimit ku po e çonte kisha
greke dhe administrata shtetërore turke e më vonë ajo greke. Kështu
filloi interesimi për përkthimin e librave fetare përfshirë edhe Biblën
në gjuhën shqipe, të cilën punë më vonë do ta përfundojë Kostandin
Kristoforidhi. Ky cikël do të përmbyllet nga Fan Noli me themelimin e
Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Boston të SHBA-ve. Këto janë
ato veprimet kryesore që u bënë digë e pakapërcyeshme për përpjekjet
shoviniste të Kishës Ortodokse Greke për asimilimin e shqiptarëve të
ritit ortodoks. Kjo përpjekje nuk ka pushuar as sot e kësaj dite. Shumë
arvanitas (shqiptar të Greqisë) në familjet e tyre vazhdojnë ta flasin
gjuhën e mëmës – gjuhën arvanitase, por jo edhe jashtë familjes.
Shekulli ynë nuk duhet të lejojë zhdukjen e gjuhës arvanitase (shqipe)
në një vend evropian, sepse vlerat evropiane nuk e lejojnë
diskriminimin me zhdukje e asimilim. Madje, vlerat evropiane nuk e
durojnë as asimilimin dhe zhdukjen e botës shtazore e bimore.

vonë kjo përpjekje do të vazhdojë për shkronjat, për librat (Evetari)
dhe shkollën shqipe, përpjekje kjo e pasuar nga Dhaskal Thodhri, Naum
Veqilharxhi, Pandeli Sotiri me shokë. Gjithë këto personalitete të
kulturës e të kombit shqiptar, nuk e patën fatin të kishin vdekje të
natyrshme, por u vranë në pusira, u helmuan apo u dogjën për së gjalli
së bashku me abetaret e gjuhës shqipe.
Në gjysmën e dytë të
shekullit XX, idesë së gjuhës shqipe, të shkronjave shqipe, të shkollës
shqipe, për ta ndërprerë trendin e asimilimit të shqiptarëve iu
bashkuan intelektualë shqiptarë të të gjitha besimeve fetare. Këto
përpjekje e forcuan idenë e bashkimin të të gjithë shqiptarëve në një
komb, me një gjuhë dhe një shtet (atdhe). Për të ardhur deri te ky
unifikim u desh pashmangshëm të “shpikej” një “fe” e re që do t’i
bashkonte të gjithë shqiptarët dhe kjo fe u bë shqiptarizmi si kupolë e
bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndarë në tri besime të ndryshme
fetare. Arkitekti i këtij zbulimi të madh të kombit shqiptar u bë
rilindësi ynë Pashko Vas Shkodrani, i njohur edhe si Vaso Pashë
Shkodrani, me poemën e tij famëmadhe: “O moj Shqypni…”. Poema ishte një
himn i fuqishëm i kryengritësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të
cilët u ndeshën fuqishëm më të gjithë armiqtë e bashkimit të
shqiptarëve e të Shqipërisë. Edhe sot tingëllojnë fuqishëm vargjet e
poemës së shqiptarizmës:
Çonju shqyptarë prej gjumit çonju,
Të gjithë si vllazën ni
gjuhë bashkonju.
Mos shikoni kisha e xhamia,
Fe e shqyptarit asht shqyptaria.
Shqiptarizmi
ishte ombrella e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, “nga Tivari e në
Përvezë. Një ishte kombi, një ishte gjuha, “Toskë e gegë, Malci Jallia,
janë një komb, m’u nda s’duron” - e gjithë Kosova dhe Çamëria
vendosmërisht për një komb luftonin. Kështu shqiptarizmi i bëri
shqiptarët kombin më unikal në Evropë. Kombi ynë nuk është formuar as
si komb ortodoks, as si mysliman ose si katolik, është formuar si komb
shqiptar me gjuhë, atdhe, histori, traditë e kulturë evropiane. Nga
paraardhësit e tyre të largët, pellazgët - janë formuar edhe kombe të
tjera evropiane.
Formimi i kombit shqiptar, ka lindur edhe si
rezultat i depërtimit të ideve të iluminizmit evropian që në shekullin
e XIX i revolucionarizuan shqiptarët me idetë e arsimit, të drejtësisë,
të barazisë, të vëllazërisë e të bashkimit të territorit e të kombit,
siç ishte vepruar më herët në pjesët e tjera të Evropës dhe më vonë në
ato të Evropës Juglindore. Këto ishin ide që bënin thirrje për një botë
të lirë, progresiste, të arsimuar e demokratike. Në këto ide,
rilindësit tanë gjetën idenë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në
një fe të përbashkët dhe kjo ide e përkthyer në shqip u bë “Fe e
shqiptarëve – shqiptaria”. Kjo “Fe” e “re” për kombin shqiptar ishte
dhe mbeti zbulim epokal që brezi ynë se paku duhet t’i rrijë gatitu.
Shqiptarët
u formuan si komb i dalë mbi fetë, por jo kundër tyre. Edhe kjo është
një e veçantë tjetër e kombit tonë në Evropë. Shikuar në këtë rrafsh
popujt e Evropës kanë çka të mësojnë nga shqiptarët, të cilët nuk patën
fatin e mirë që me kohë të kishin “qeveri që e meritonin”. Asnjëra nga
fetë ekzistuese nuk mund ta merrte formimin e kombit shqiptar, se po të
ndodhte kjo, kombi ynë nuk do të ekzistonte, sepse do të asimiloheshim
në grekë, turq e latinë. S’jemi turq, grekë, shkije e as latinë, jemi
veç shqiptarë, thoshte Naimi ynë i Madh. Ndoshta, përpjekjet e armiqve
për t’i asimiluar shqiptarët i nxitën ideologët tanë të Rilindjes
Kombëtare, ideologët e kombit tonë ta zbulonin armën e shpëtimit të
shqiptarëve - shqiptarizmin, fenë e bashkimit të shqiptarëve: për një
gjuhë, për një komb e për një atdhe – Shqipërinë.
Formimi i kombit
shqiptar në shekullin XIX, i formuar në kuptimin më të mirë të fjalës,
në shtrirjen horizontale të tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur
arsimi, shkenca dhe të gjitha lëmenjtë e kulturës u shtrinë në të
gjitha shtresat e kombit ose në shtresa të gjera të tij, si të qytetit
ashtu edhe të fshatit, u formua, u konsolidua dhe u kulmua si komb
shqiptar evropian.

*Kryetar i Kuvendit
të Kosovës

http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=71239

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi