Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT

Shko poshtë

Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT Empty Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 1:46 am

Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT 368820_100001289083162_95330788_n
Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT

Duken të nxjerra
nga korniza e shekullit
...
vargje reale mbi tokë të ashpër
dhe natyrë
ku mund të jetojnë jo vetëm njerëzit
por ka vend
për të gjitha bimët
dhe shtazët
deri në lartësi ku jetojnë shqiponjat.
Emrin ua fale
me vargje poezish
dhe ëndërra poetësh
i pagëzove
por edhe i thërret
në emër
pse deshe përgjegjësi
dhe nuk i pranove fajet
e të tjerëve.
Mes peshës dhe përjetësimit
vetanak
jeta duket si bora e bardhe
që kur mbulon tokën
na kënaq me bardhësinë e ftohtë
por edhe bëhet aleat besnik
duke na zbuluar
besnikërisht
sipas proverbit popullor
gjurmët
e të gjitha bishave
që na rrethojnë.
Jeta është ajo që ne
e mbajmë mbi supet tona por
shyqyr që ka momente dhe ngjarje
që vijnë
herë të pritura e herë të papritura
siq është "bora e Triestes"
erë thellësisht e ftohtë
që fryen fuqishëm dhe
pastron ajrin dhe
bart çdo gjë
që e gjen përpara
e që s'ka rrënjë.

Gëzim Muçolli.
08 Janar 2012
Padovë,Itali

Gëzim MUÇOLLI:KOHA E ERËS DHE EMRIT 404893_299618010091166_100001289083162_940708_231458211_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi