Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Muçolli sjell dy poezi nga Gëzim Muçolli

Shko poshtë

Alban Muçolli sjell dy poezi nga Gëzim Muçolli Empty Alban Muçolli sjell dy poezi nga Gëzim Muçolli

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 04, 2011 9:50 pm

Alban Muçolli sjell dy poezi nga Gëzim Muçolli 70533_100001289083162_2468698_n

Alban Muçolli sjell dy poezi nga Gëzim Muçolli

HUAZIMET E STINËVE

pranverës ia marr
lulet e shëngjergjit
dhe ia fal kujtimet

verë ia marr
ngjyrën e diellit
dhe ia jap djersën e ballit

vjeshtës ia vjel
frytet e ëndërruara
dhe ia dhuroj dëshirat

dimri më vret
me bardhësi
e unë ëndërroj pranverën.

Gëzim Muçolli, Kosovë 1990


KOHË MODERNE

Ishte një kohë
njëherë
vështirë ishte
njerëzit thonin
po pate një lopë
shite
dhe bleje një pushkë
-liria ishte në rrezik.

Ishte një kohë
njëherë
edhe më vështirë ishte
njerëzit thonin
po pate një lopë
shite
dhe bleje një dry
e venja gojës
mburojë
kundër tradhëtisë
-trimat i ndiqte armiku.

Është një kohë
tani
më së vështiri është
lopën më s' e shet askush
në vend të pushkës
kemi libra
flakë e qiriut dritë
syrit i jep
dryrët e ndryshkur
të heshtjes
i kemi thyer
në lartësi epike
dygishtore
me fuqinë e Mujit të Zanave
dhe të gjithë thonë
së shpejti do të vjen
një kohë
më e mirë
-patjetër.


Gëzim MUÇOLLI , 15 Prill 1990 , Kosovë e robëruar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi